APNEA E GJUMIT
Apnea e gjumit eshte nje çrregullim qe ndalon frymemarrjen ndersa jeni duke fjetur. Truri juaj perpiqet t’ju mbroje duke ju zgjuar sa me shpejte per te marre fryme, por kjo jep shqetesime dhe nje gjume te parehatshem.
Kjo ndodh ose per shkak te bllokimit te rrugeve te ajrit (apnea obstruktive e gjumit) ose per shkak se truri juaj nuk e kontrollon sakte frymemarrjen (apnea qendrore).
Mungesa e oksigjenit aktivizon nje refleks mbijetese qe ju zgjon aq sa per te rifilluar frymemarrjen. Ndersa ai refleks ju mban gjalle, ai gjithashtu nderpret ciklin normal te gjumit. Kjo gjendje pervec se jep shqetesime gjate gjumit mund te kete efekte te tjera serioze, duke perfshire stresin ne zemren qe mund te kete pasoja potencialisht vdekjeprurese.
KUSH ESHTE ME I RREZIKUAR TE PREKET NGA APNEA E GJUMIT?
Apnea e gjumit mund t’i ndodhe kujtdo, duke filluar nga foshnjat dhe femijet deri tek te rriturit. Bllokimi i rrugeve te ajrit (apnea obstruktive e gjumit) eshte me e zakonshme ne rrethana dhe grupe te caktuara njerezish:
Para moshes 50 vjeç eshte me e zakonshme te meshkujt, ndersa pas moshes 50 vjeç ajo prek grate.
E megjithate kjo varet gjithmone nga njeriu dhe asgje nuk eshte e prere, njerezit kane me shume gjasa te preken nga apnea e gjumit ndersa rriten.
Pesha e tepert ose obeziteti rrit fuqishem rrezikun e zhvillimit te saj.
Apnea qe ndodh si rrjedhoje e mungeses se kontrrollit te frymemarrjes nga ana e trurit(apne qendror) eshte me e zakonshme kur:
- Personat qe marrin ilaçe kunder dhimbjeve si psh opioidet.
- Te rriturit mbi 60 vjeç.
- Njerezit me semundje te zemres si fibrilacioni atrial ose deshtimi kongjestiv i zemres.
- Per disa njerez qe kane apnea obstruktive te gjumit, kjo mund shkaktoje me vone apnea qendrore e gjumit qe kerkon trajtim emergjente .
- Kur njerezit jetojne ne lartesi te medha, kjo mund te shkaktoje shfaqjen e apneas qendrore.
KUSH JANE SIMPTOMAT E APNESE SE GJUMIT?
Apnea e gjumit ka shume simptoma, disa prej te cilave dallohen me lehte se te tjerat.
Simptomat jane:
- Ndjeheni te lodhur apo edhe te rraskapitur kur zgjoheni.
Edhe pas nje gjumi te plote gjate nates, njerezit me apnea te gjumit zakonisht ndihen jashtëzakonisht te lodhur. - Pergjumje gjate dites.
Ne raste me te renda, kjo mund te shkaktoje pergjumje gjate udhetimeve, punes ose aktiviteteve te tjera. - Gerhitja.
Ky eshte nje tipar i zakonshem me apnea e gjumit (por nuk eshte diçka qe ndodh ne te gjitha rastet). Ju gjithashtu mund te keni apne gjumi edhe pa gerhitje. - Ndryshimet e humorit.
Depresioni dhe ankthi jane simptoma te zakonshme te apnes se gjumit. - Nderprerje ne funksionin e trurit.
Keto mund te perfshijne humbje te kujteses, probleme me perqendrimin ose probleme te tjera te lidhura me trurin. - Zgjimi ne menyre te perseritur ne mes te nates.
Kjo simptome mund te jete me e veshtire per t’u verejtur sepse njerezit zakonisht nuk e mbajne mend se jane zgjuar ose pse jane zgjuar. Njerezit qe e bejne kete shpesh kujtojne se jane zgjuar per nje arsye tjeter, si nevoja per te shkuar ne banje. - Nderprerja e frymemarrjes gjate gjumit qe e deshmojne te tjeret.
Prartneri/ja ose nje person tjeter i dashur mund t’i shikoje keto simptoma ndersa ju jeni ne gjume. - Modele te pazakonta te frymemarrjes.
Frymëmarrja Cheyne-Stokes (CSB) eshte nje model i veçante i frymemarrjes qe mund te ndodhe ne apnene qendrore te gjumit. Ajo shkakton frymemarrje te shpejte dh te thelle dhe me pas perseri e ceket derisa frymemarrja te ndalet krejtesisht. Pasi te mos marrin fryme per disa sekonda, ata do te fillojne te marrin fryme perseri, pastaj, duke filluar perseri te njejten problem . - Pagjumesia.
Djersitje naten dhe ndjenje shqetesimi gjate nates. - Ndryshime ne jeten seksuale.
Zgjoheni me ndjenjën e marrjes se frymes ose sikur po mbyteni. - Dhimbje koke, veçanerisht kur zgjoheni.
Apnea e gjumit tek femijet mund te ndodhe ne menyra paksa te ndryshme.
Simptomat e apneas se gjumit tek femijet perfshijne:
- Hiperaktivitet ose probleme me perqendrimin ose performancen e dobet ne shkolle. Kjo mund te ngaterrohet me simptomat e çrregullimeve te mungeses se vemendjes/hiperaktivitetit .
- Gerhitje me ze te larte.
- Urinimi ne shtrat.
- Levizjet e shpeshta te kraheve ose kembeve gjate gjumit.
- Flene ne pozicione te pazakonta ose flene me qafen e shtrire.
- Refluks (urth) ose djersitje gjate nates.
APNEA KA 3 SHKALLE TE ASHPERSISE SE SAJ
Indeksi i matjes se apnese eshte faktori kryesor qe percakton ashpersine e apnese se gjumit.
Ashpersia eshte si me poshte:
- Apnea e lehte e gjumit.
Ky nivel do te thote qe nje person ka nje ashpersi te apnese midis 5 dhe 15. Kjo do te thote se ata kane deri ne 5 ose 15 apne ne ore. Megjithate, mjeket gjithashtu i konsiderojne simptomat ne kete nivel, nese nuk keni simptoma te tjera, jo shume te rende per t’u trajtuar. - Apnea e moderuar e gjumit.
Njerezit me apnea te moderuara te gjumit kane nga 15 deri ne 29 apne ne ore. Kjo do te thote se nje person qe fle tete ore ndalon frymemarrjen dhe/ose zgjohet nga 120 deri ne 239 here. - Apnea e rende e gjumit.
Njerezit me apnea te rend te gjumit zgjohen 30 ose me shume here ne nje ore. Kjo do te thote se ata ndalojne frymemarrjen dhe/ose zgjohen 240 here ose me shume gjate nje gjumi te plote tete oresh.
Ngjarjet e nderprerjes se frymemarrjes, te cilat jane shume të shkurtra, mund te ndikojne ne çdo faze te gjumit. Ato jane me te zakonshme ne fazen 1, fazen 2 dhe gjumin REM. Kjo eshte arsyeja pse eshte e zakonshme qe njerezit te mos kujtojne ngjarjet e apnese, qe do te thote se ata mund te mos e dine se kane nje problem derisa simptomat te jene te dukshme. Apnea qendrore eshte e zakonshme ne fazat 1 dhe 2 te gjumit, por mund të ndodhin gjate çdo faze.
SI DIAGNOSTIKOHET APNEA E GJUMIT?
Testet me te zakonshme per apnene e gjumit jane:
- Studimi i gjumit gjate nates.
Ky eshte nje test ku gjate nates flini ne nje ambient mjekesor, qe eshte i pajisur posaçerisht per te qene sa me rehat qe te jete e mundur nderkohe qe vazhdon te monitoroje gjumin tuaj. Ky test perfshin sensore qe monitorojne rrahjet e zemres, frymemarrjen, nivelet e oksigjenit ne gjak dhe valet e trurit . Ekspertet e konsiderojne kete test standardin e arte per diagnostikimin e apnese se gjumit. - Testimi i apnese se gjumit ne shtepi.
Kjo forme e testimit i lejon nje personi te mbikqyre pacientin qe mendohet te vuaj nga apnea gjate gjumit.
Ky test nuk mund te diagnostikoje llojin e apnese qendrore te gjumit dhe zakonisht nuk eshte nje opsion kur mjeku dyshone per apnea me te renda te gjumit ose nese keni çrregullime te tjera tegjumit .
SI TRAJTOHET APNEA E GJUMIT?
Ka shume menyra per trajtimin e apnese se gjumit, ne varesi te llojit specifik te apnese se gjumit dhe sa e rende eshte ajo.
Shume trajtime duhet te jene pjese e rutines suaj ditore (ose te nates).
Kjo perfundimisht mund te zvogeloje apo edhe te eliminoje efektet e apnese se gjumit ne jeten tuaj per aq kohe sa perdorni keto trajtime.
Trajtimet e mundshme perfshijne:
- Trajtimet konservative (jo mjekesore).
Kjo perfshine: ulje te peshes, spraj per hundet nese vuajne nga zmadhimi i gjendrave qe gjenden ne hunde apo ndryshimi i pozicionit gjate gjumit. - Aparatet qe vendosen ne hunde.
- Aparatet orale (gryke).
- Stimuluesit e nervave.
- Kirurgjia.
Kur problemi qendron ne zmadhimin e bajameve apo te gjendrave qe gjenden ne pjesen e pasme te hundes. - Medikamente (perdoren vetem per apnen qendrore e gjumit).
REFERENCAT
- American Academy of Sleep Medicine. “Sleep Apnea.” https://aasm.org/resources/factsheets/sleepapnea.pdf.
- National Sleep Foundation. “Sleep Apnea.” https://www.sleepfoundation.org/articles/sleep-apnea.
- American Lung Association. “Sleep Apnea.” https://www.lung.org/lung-health-diseases/lung-disease-lookup/sleep-apnea.
- Mayo Clinic. “Sleep Apnea.” https://www.mayoclinic.org/diseases-conditions/sleep-apnea/symptoms-causes/syc-20377631.
- National Heart, Lung, and Blood Institute. “Sleep Apnea.” https://www.nhlbi.nih.gov/health-topics/sleep-apnea.