Register Now

Login

Lost Password

Lost your password? Please enter your email address. You will receive a link and will create a new password via email.

Add question

Login

Register Now

Platforma pyet mjekun nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi ose përgjegjësi për ndonjë gabim ose lëshim në përmbajtjen e kësaj faqeje. Informacioni i përmbajtur në këtë faqe ofrohet mbi bazën "siç është" pa garanci për plotësinë, saktësinë, dobinë ose afatin kohor.

SINDROMI I CRREGULLIMIT TE VEMENDJES

Çrregullimi i deficiteve te vemendjes ose sic njihet ndryshe si hiperaktivitetit eshte nje semundje kronike qe prek miliona femije dhe shpesh vazhdon deri ne moshen madhore. Crregullimi i hiperaktivitetit perfshin nje kombinim te problemeve te vazhdueshme, te tilla si veshtiresia per tu perqendruar ne punet qe bene, hiperaktiviteti dhe sjellja impulsive.

Femijet qe vuajne nga kjo semundje gjithashtu mund te kene vetebesim te ulet, nje shoqeri jo shume te mire me ato qe i rrethojne dhe performance te dobet ne shkolle. Simptomat ndonjehere zvogelohen me moshen, por megjithate disa njerez kurre nuk i kalojne plotesisht simptomat e tyre te hiperaktivitetit. Por ata mund te mesojne strategji te ndryshme per te qene te suksesshem.

Ndersa trajtimi nuk do te kuroje sindromin e hiperaktivitetit, ai mund te ndihmoje shume me simptomat qe shfaq semundja. Trajtimi zakonisht perfshin medikamente dhe nderhyrje ne sjellje .

KUSH JANE SIMPTOMAT QE SHFAQ SINDROMI I HIPERAKTIVITETIT?

Karakteristikat kryesore te crregullimeve te vemendjes perfshijne mungese e vemendjen dhe sjelljen hiperaktive dhe impulsive. Simptomat e saj fillojne para moshes 12 vjeç dhe ne disa femije, ato jane te dukshme qe ne moshen 3-vjeçare.
Simptomat e hiperaktivitetit mund te jene te lehta, te moderuara ose te renda dhe mund te vazhdojne deri ne moshen madhore.

Hiperaktiviteti shfaqet me shpesh tek meshkujt sesa tek femrat dhe sjelljet mund te jene te ndryshme tek djemte dhe vajzat. Per shembull, djemte mund te jene me hiperaktive dhe vajzat mund te priren te jene ne heshtje te pavemendshme.

Ekzistojne tre nentipe te sindromit te hiperaktivitetit:

  1. Kryesisht i pavemendshem.
    Shumica e personave shfaqin kryesisht shenja te pa pavemendje.
  2. Kryesisht hiperaktiv/impulsiv.
    Shumica e personave shfaqin kryesisht shenja si hiperaktivitet dhe impulsive.
  3. Te kombinuara.
    Kjo eshte nje perzierje e simptomave te pavemendshme dhe simptomave hiperaktive/impulsive.

Hiperaktivitet dhe impulsivitet.

Nje femije qe shfaq nje model simptomash hiperaktive dhe impulsive kane :

  1. Levizin pa nderprerje ose perplasin duart/kembet.
  2. Kane veshtiresi te qendrojne ulur ne klase ose ne situata te tjera.
  3. Jane gjithnje ne levizje te vazhdueshme.
  4. Vrapojne ose ngjiten ne situata kur nuk eshte e pershtatshme.
  5. Kane probleme te luani ose te beni nje aktivitet ne heshtje.
  6. Flasin shume.
  7. Nuk te lene te flasesh dhe gjithmone te nderpresin teksa i thua dicka.
  8. Kane veshtiresi te presin radhen e tij/saj.
  9. Nderpresin ose nderhyjne ne bisedat, lojerat ose aktivitetet e te tjereve.

Si jane sjelliet tek keta femije?
Shumica e femijeve te shendetshem jane te pavemendshem, hiperaktive ose impulsive ne nje moment ose ne nje tjeter. Kjo eshte tipike per parashkolloret qe te kene vemendje te shkurter dhe munde te mos jene ne gjendje te qendrojne ne nje vend per nje kohe te gjate. Edhe tek femijet dhe adoleshentet me te rritur, shtrirja e vemendjes shpesh varet nga niveli i interesit.

E njejta gje vlen edhe per hiperaktivitetin. Femijet e vegjel jane natyrshem energjike, ata shpesh jane ende plot energji edhe shume kohe pasi i kane lodhur prinderit e tyre. Perveç kesaj, disa femije thjesht kane nje nivel aktiviteti me te larte se te tjeret. Femijet nuk duhet te klasifikohen kurre si me crregullime te hiperaktivitetit vetem sepse jane te ndryshem nga shoket ose vellezerit e motrat e tyre.

Femijet qe kane probleme ne shkolle, por shkojne mire ne shtepi ose me shoket, ka te ngjare te kene diçka tjeter perveç kesaj sindrome. E njejta gje vlen edhe per femijet qe jane hiperaktive ose te pavemendshem ne shtepi, por detyrat e shkolles dhe miqesia e te cileve mbeten te paprekura.

KUSH JANE ATO SHKAQE QE BEHEN RRISK PER ZHVILLIMIN E SINDROMIT TE HIPERAKTIVITETIT?

Ndersa shkaku i sakte i sindromit te hiperaktivitetit nuk eshte i qarte, punet kerkimore vazhdojne.
Faktoret qe mund te behen shkak per zhvillimin e sindromes jane gjenetik, mjedisor ose probleme me sistemin nervor qendror ne momentet kyçe te zhvillimit.

Faktoret e rrezikut per sindromin e hiperaktivitetit jane:

  • Te aferm te afert, si prindi ose vella/moter, me crregullime te vemendjes ose nje çrregullim tjeter te shendetit mendor.
  • Ekspozimi ndaj toksinave mjedisore si plumbi, qe gjendet kryesisht ne boje dhe tubacione te ndertesave te vjetra.
  • Perdorimi i droges nga nena, perdorimi i alkoolit ose pirja e duhanit gjate shtatzenise.
  • Lindja e parakohshme.
  • Edhe pse sheqeri eshte nje i dyshuar(ne praktiken popullore) per shkaktimin e hiperaktivitetit, nuk ka asnje prove te besueshme per kete sindrom. Shume semundje ne femijeri mund te çojne ne veshtiresi per te ruajtur vemendjen, por kjo nuk eshte njesoj si crregullimet e vemendjes.

SI MUND TE DIAGNOSTIKOHET KJO SEMUNDJE?

Ne pergjithesi, nje femije nuk duhet ti vendoset nje diagnoze e çrregullimit te deficitit te vemendjes/hiperaktivitetit, perveç nese simptomat kryesore te hiperaktivitetit fillojne heret ne jete, para moshes 12 vjeç dhe krijojnë probleme te rendesishme ne shtepi dhe ne shkolle ne menyrë te vazhdueshme.

Nuk ka asnje test specifik per crregullimet e hiperaktivitetit, por vendosja e nje diagnoze ka te ngjare te perfshije:

  1. Ekzaminimi mjekesor, per te ndihmuar ne eleminimin e shkaqeve te tjera te mundshme te simptomave.
  2. Mbledhja e informacionit, si çdo problem aktuale mjekesore, historia mjekesore personale dhe familjare dhe te dhenat shkollore.
  3. Intervistat ose pyetesoret per anetaret e familjes, mesuesit e femijes suaj ose njerez te tjere qe e njohin mire fëmijen tuaj, te tilla si kujdestaret, dadot dhe trajneret.

Nje sere problemesh mjekesore ose trajtime te tyre mund te shkaktojne shenja dhe simptoma te ngjashme me ato te crregullimeve te sjellies. Shembujt perfshijne:

  1. Probleme me mesimin ose gjuhen.
  2. Çrregullime te humorit si depresioni ose ankthi.
  3. Çrregullime te konvulsioneve.
  4. Probleme me shikimin ose degjimin.
  5. Çrregullimi i spektrit të autizmit.
  6. Probleme mjekesore ose medikamente qe ndikojne ne te menduarit ose sjelljen.
  7. Çrregullime te gjumit.
  8. Demtim truri.

SI TRAJTOHEN CRREGULLIMET E VEMENDJES?

Trajtimet standarde per crregullimet e vemendjes tek femijet perfshijne ilace, terapi sjelljeje, keshillim dhe sherbime edukimi. Keto trajtime mund te lehtesojne shume nga simptomat e sindromes, por ato nuk e sherojne ate. Mund te duhet pak kohe per te percaktuar se çfarë funksionon me mire per femijen tuaj.

Medikamente stimuluese
Aktualisht, medikamentet stimuluese (psikostimuluesit) jane medikamentet me te zakonshme qe jepen per te sheruar sindromin e hiperaktivitetit. Stimuluesit duket se rrisin dhe balancojne nivelet e hormoneve te trurit te quajtur neurotransmetues. Keto medikamente ndihmojne ne permiresimin e shenjave dhe simptomave te mungeses se vemendjes dhe hiperaktivitetit, ndonjehere ne menyre efektive ne nje periudhe te shkurter kohe.

Shembujt perfshijne:

Amfetaminat.
Keto perfshijne dekstroamfetaminen (Dexedrine), dekstroamfetaminen-amfetaminen dhe lisdeksamfetaminen (Vyvanse).
Metilfenidat.
Keto perfshijne metilfenidat (Concerta, Ritalin) dhe deksmetilfenidat (Focalin).
Ilaçet stimuluese jane ne dispozicion ne forma me veprim te shkurter dhe me veprim te gjate.

Doza e duhur ndryshon nga femija ne femije, keshtu qe mund te duhet pak kohe per te gjetur dozen e duhur. Dhe doza mund te kete nevoje te rregullohet nese ndodhin efekte anesore te rendesishme ose kur femija juaj rritet. Pyesni mjekun per efektet anesore te mundshme te stimuluesve.

REFERENCAT

  1. American Psychiatric Association. Diagnostic and Statistical Manual of Mental Disorders, Fifth Edition (DSM-5). Arlington, VA: American Psychiatric Publishing, 2013.
  2. Centers for Disease Control and Prevention. “Attention-Deficit/Hyperactivity Disorder (ADHD).” https://www.cdc.gov/ncbddd/adhd/index.html.
  3. National Institute of Mental Health. “Attention-Deficit/Hyperactivity Disorder (ADHD).” https://www.nimh.nih.gov/health/topics/attention-deficit-hyperactivity-disorder-adhd/index.shtml.
  4. CHADD (Children and Adults with Attention-Deficit/Hyperactivity Disorder). https://chadd.org/.
  5. The ADHD Institute. https://www.adhd-institute.com/.