Regjistrohu Tani

HYRJE NE LLOGARI


Lost Password

Lost your password? Please enter your email address. You will receive a link and will create a new password via email.

Shto nje pyetje.

HYRJE NE LLOGARI

Regjistrohu Tani

Platforma pyet mjekun nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi ose përgjegjësi për ndonjë gabim ose lëshim në përmbajtjen e kësaj faqeje. Informacioni i përmbajtur në këtë faqe ofrohet mbi bazën "siç është" pa garanci për plotësinë, saktësinë, dobinë ose afatin kohor.

KANCERI I KOCKAVE

Kanceri i kockave mund te preke çdo kocke te trupit, por me se shpeshti prek kockat e pelvisit(legenit) ose kockat e gjata te kraheve dhe kembeve. Kanceri i kockave eshte i rralle, perbene me pak se 1% te te gjithe llojeve te kancereve. Ne fakt, tumoret e kockave jo kanceroze jane me te zakonshme se ato kanceroze.
Termi “kanceri i kockave” nuk ka te beje me ato lloje te kancereve qe fillojne diku tjeter ne trup dhe perhapen (metastazojne) ne kocka.
Disa lloje te kancerit te kockave shfaqen kryesisht tek femijet, ndersa te tjeret prekin kryesisht te rriturit. Heqja kirurgjikale eshte trajtimi me i zakonshem, por edhe kimioterapia dhe radioterapia(terapia me rrezatim) po perdoren gjithnje e me shume. Vendimi per te perdorur nderhyrjen kirurgjikale, kimioterapine ose radioterapine bazohet ne llojin e kancerit te kockave qe vuane i semuri.

Lojet me te shpeshta te karcinomave qe prekin kocken jane:

  • Kondrosarkoma
  • Sarkoma Ewing
  • Osteosarkoma

SHENJAT QE SHFAQ KANCERI I KOCKAVE NE TRUP?

Shenjat dhe simptomat e kancerit te kockave do te permendim:

  • Dhimbje kockash.
  • Kocka e dobesuar, qe çon ne thyreje te kockes ne rast rrezimi apo aksidentesh.
  • Enjtje dhe ndjeshmeri prane zones se prekur.
  • Lodhja.
  • Humbje e pashpjegueshme ne peshe.

Ne rast se perjetoni simptoma te tilla dhe ndoshta edhe me shenja te tjera si me temperature te larte apo djersitje te shtuar sidomos edhe gjate nates, atehere duhet te shkoni me patjeter per nje vizite tek mjeku i familjes. Ne rast se vertete dyshohet per nje semundje te tille atehere pacienti konsultohet te shkoje tek nje mjek specialist qe merret me semundjen e kyceve dhe kockave.

A mund te behet kanceroz nje tumor kockor beninj?
Po nje tumor beninj mund te kthehet ne kancerogjen, por nuk eshte e zakonshme. Megjithate, njerezit me tumore beninje te kockave mund te kene ende nevoje per trajtim mjeksor per te zvogeluar rrezikun e nderlikimeve te tjera si dobesime te kockave, problemet e kyçeve dhe shkaterrimin e indeve te shendetshme te kockave.

Stadifikimi i tumorit percaktohet nga madhesia dhe vendndodhja e tumorit.
Kanceri primar i kockave kategorizohet ne kater faza:

Faza 1: Qelizat e kancerit te kockave jane te mire-lokalizuara.
Faza 2: Qelizat e kancerit jane ende te lokalizuara, por tumori eshte i nje shkalle te larte ndarje.
Faza 3: Tumori eshte i nje shkalle te larte ndarje dhe kanceri eshte perhapur ne zona te tjera brenda se njejtes kocke.
Faza 4: Kanceri ishte perhapur nga kocka ne zona te tjera te trupit, te tilla si mushkerite ose melçia.

SI MUND TE DIAGNOSTIKOHET KARCINOMA E KOCKAVE?

Per te diagnostikuar kancerin e kockave, mjeku juaj shpesh do te perdore:

  • Radiografia, per te pare pamjen e kockave tuaja.
  • Skaner CT dhe Rezonancen magnetike (MRI) ofrojne imazhe me te detajuara te zonave perreth kockave dhe zakonisht merren para çdo trajtimi.

Per te konfirmuar diagnozen, mjeku mund te kerkoje berjen e nje biopsie (ku nje pjese e vogel e indit hiqet nga kocka per t’u ekzaminuar nen nje mikroskop).
Nje biopsi jep informacion specifik rreth kancerit, duke perfshire vendin ku eshte formuar.

SI TRAJTOHET KANCERI I KOCKAVE?

Trajtimi i kancerit te kockave varet nga lloji i kancerit, nese eshte perhapur ne trup dhe nese po, ne cilen pjese te trupit ka prekur.
Njerezit me kancer te kockave shpesh punojne ne nje ekip mjeksor multidisiplinar per te trajtuar semundjen. Ky grup perfshin mjeke te specializuar per trajtimin e kancerit (onkologe dhe radiolog) dhe mjeke te specializuar ne trajtimin e semundjeve te kockave dhe kyçeve (kirurge ortopede).

Trajtimi i kancerit te kockave zakonisht perfshin nje kombinim metodash mjeksore. Lloji dhe kohezgjatja e ketyre trajtimeve mjeksore ndryshone ne varesi te disa faktoreve, duke perfshire llojin e kancerit te kockave, madhesine e tumorit dhe nese ai eshte perhapur ne pjese te tjera te trupit.
Trajtimet me te perdorura jane:

  1. Kirurgjia
    Mjeku kirurg heq tumorin dhe disa inde te shendetshme rreth tij. Ata gjithashtu mund te riparojne ose rindertojne kockat e prekura nga kanceri me grafte kockash reale ose artificiale. Ndonjehere, nje gjymtyre e tere duhet te hiqet per te shpetuar jeten nga kanceri. Ne kete rast mund te perdoret nje gjymtyre artificiale (proteze). Ndonjehere nevojitet nje operacion i perseritur nese te gjitha qelizat e kancerit nuk jane hequr heren e pare.
  2. Radioterapia
    Ky trajtim zvogelon permasat e tumorit duke perdorur doza te larta te rrezeve X. Mjeket shpesh perdorin rrezatim perpara operacionit per te zvogeluar tumorin, keshtu qe me pak inde duhet te hiqen.
  3. Kimioterapia
    Ky lloj trajtimi vret qelizat e kancerit ne te gjithe trupin me ilaçe. Njerezit zakonisht e marrin kete ilaç nga goja, por mund ti marrin ato edhe ne rruge intravenose.
    Mjeku juaj mund te perdori kimioterapine per te trajtuar karcinomat paresore te kockave ose karcinomat e kockave qe jane perhapur ne inde te tjera te trupit.

REFERENCAT

  1. National Cancer Institute. (2021). Bone Cancer Treatment (PDQ®)–Patient Version. https://www.cancer.gov/types/bone/patient/bone-treatment-pdq
  2. American Cancer Society. (2021). Osteosarcoma. https://www.cancer.org/cancer/osteosarcoma.html
  3. Mayo Clinic. (2021). Bone Cancer. https://www.mayoclinic.org/diseases-conditions/bone-cancer/symptoms-causes/syc-20350217
  4. European Society for Medical Oncology. (2019). Bone sarcomas: ESMO Clinical Practice Guidelines. https://www.esmo.org/guidelines/sarcoma-and-gist/bone-sarcomas

Konsultohu me Refije Kadiu

×

Përshëndetje!

Gati për tu lidhur? Zgjidhni një prej mjekëve tanë për të filluar një bisedë në WhatsApp për të marrë konsulten mjekesore që ju nevojitet!

× Si mund tu vijmë në ndihmë?