Regjistrohu Tani

HYRJE NE LLOGARI


Lost Password

Lost your password? Please enter your email address. You will receive a link and will create a new password via email.

Shto nje pyetje.

HYRJE NE LLOGARI

Regjistrohu Tani

Platforma pyet mjekun nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi ose përgjegjësi për ndonjë gabim ose lëshim në përmbajtjen e kësaj faqeje. Informacioni i përmbajtur në këtë faqe ofrohet mbi bazën "siç është" pa garanci për plotësinë, saktësinë, dobinë ose afatin kohor.

MJEKIMI I KOLESTEROLIT

CFARE ESHTE KOLESTEROLI?

Kolesteroli eshte nje lende ne forme dylli, e ngjashme me yndyren, qe gjendet ne te gjitha qelizat e trupit tuaj. Melcia prodhon kolesterol, ajo eshte gjithashtu e pranishme ne disa ushqime, si mishi dhe produktet e qumeshtit. Trupi ka nevoje per pak kolesterol qe te funksionoje siç duhet. Por nese vlerat e kolesterolit ne gjak jane shume te larta, keni nje rrezik me te larte per tu prekur nga semundjet e arterieve koronare.

Llojet e kolesterolit jane:

  • Kolesteroli total, tregon nje mase te sasise totale te kolesterolit ne gjakun . Ai perfshin si kolesterolin e lipoproteines me densitet te ulet (LDL) dhe kolesterolin lipoprotein me densitet te larte (HDL).
  • Kolesteroli LDL (i keq) – burimi kryesor i grumbullimit dhe bllokimit te kolesterolit ne arterie.
  • Kolesteroli HDL (i mire) – HDL ndihmon ne largimin e kolesterolit nga arteriet tuaja.
  • Jo-HDL – kjo vlere tregon kolesterolin total minus HDL. Jo-HDL-ja perfshin LDL dhe lloje te tjera te kolesterolit si VLDL (lipoproteina me densitet shume te ulet).
  • Trigliceridet – nje forme tjeter e yndyres ne gjak qe mund te rrise rrezikun per semundje te zemres, vecanerisht te grate.

CILI ESHTE TRAJTIMI PER KOLESTEROLIN E LARTE NE GJAK?

Nese ju keni kolesterol te larte, ndryshimet ne stilin e jetes mund t’ju ndihmojne te ulni nivelin e kolesterolit. Por ndonjehere ndryshimet ne stilin e jetes nuk mjaftojne dhe duhet te merrni ilace per te kontrrolluar kolesterolin.

Mjeku mund tju jape ilace per te kontrrolluar kolesterolin ne gjak nese:

  1. Ju keni kaluar nje atak(sulm) ne zemer, goditje ne tru ose keni kaluar semundje arteriale periferike.
  2. Niveli juaj i kolesterolit LDL (i keq) eshte 190 mg/dL ose me i larte.
  3. Nese jeni 40-75 vjeç, keni diabet dhe niveli juaj i kolesterolit LDL eshte 70 mg/dL ose me i larte.
  4. Nese jeni 40-75 vjeç, keni nje rrezik te larte per te zhvilluar semundje te zemres ose goditje ne tru dhe niveli juaj i kolesterolit LDL eshte 70 mg/dL ose me i larte.

CILAT JANE LLOJET E MEDIKAMENTEVE (ILACEVE) QE PERDOREN PER TE ULUR NIVELET E KOLESTEROLIT?

Ekzistojne disa lloje barnash/ilacesh per uljen e kolesterolit, duke perfshire:

  • Statinat, te cilat frenojne melcine te prodhoje sasi te larta te kolesterolit.
  • Sekuestruesit e acidit biliar, te cilet ulin sasine e yndyres se perthithur nga ushqimi.
  • Frenuesit e perthithjes se kolesterolit, te cilet ulin sasine e kolesterolit te perthithur nga ushqimi dhe ulin trigliceridet.
  • Acidi nikotinik (niacina), i cili ul kolesterolin LDL (te keq) dhe trigliceridet dhe rrit kolesterolin HDL (te mire). Edhe pse mund te blini niacinë pa recete, duhet te flisni me mjekun perpara se ta perdorni ate per te ulur kolesterolin. Doza te larta te niacines mund te shkaktojne efekte anesore serioze.
  • Frenuesit PCSK9, te cilet bllokojne nje proteine te quajtur PCSK9. Kjo ndihmon melçine te largoje dhe pastroje kolesterolin LDL nga gjaku.
  • Fibratet, te cilat ulin trigliceridet. Ato gjithashtu mund te rrisin kolesterolin HDL (te mire). Nese i merrni me statina, ato mund te rrisin rrezikun e problemeve te muskujve.

Ekzistojne gjithashtu disa ilace te tjera te kolesterolit (lomitapide dhe mipomersen) qe jane vetem per njerezit qe kane hiperkolesterolemi familjare (FH). FH eshte nje çrregullim i trasheguar qe shkakton kolesterol te larte LDL.

ME POSHTE DO TE PARAQESIM DISA PREJ EMRAVE TE ILACEVE ME TE PERDORURA PER TE TRAJTUAR KOLESTEROLIN.

STATINAT

Atorvastatin (Lipitor)
Fluvastatin (Lescol XL)
Lovastatin (Altoprev)
Pitavastatin (Livalo)
Pravastatin (Pravachol)
Rosuvastatin (Crestor)
Simvastatin (Zocor)

PERFITIMET

Ul nivelet e triglicerideve dhe LDL. Po ashtu rrit nivelet e HDL.

EFEKTET ANESORE

  • Dhimbje muskulore
  • Rritje te nivelit te sheqerit ne gjak
  • Kapsllek
  • Nauze
  • Diarre
  • Dhimbje stomaku
  • Ngerçe
  • Rritje te enzimave te melçise

FRENUSIT E PERTHITHJES SE KOLESTEROLIT.

Ezetimibe (Zetia)

PERFITIMET

Ul nivelet e LDL dhe pakeson pak trigliceridet. Nga ana tjeter rrit pak HDL .

EFEKTET ANESORE

  • Dhimbje stomaku
  • Diarre
  • Lodhje
  • Dhimbje muskulore
  • Shmangni gjate shtatzenise dhe laktacionit

FRENUESIT PCSK9

Alirocumab (Praluent)
Evolocumab (Repatha)

PERFITIMET

Ul nivelet e LDL dhe zakonisht rezervohet per njerezit qe kane nje semundje gjenetike qe shkakton nivele shume te larta te LDL ose njerezit me semundje te zemres qe nuk mund te tolerojne statina ose ilace te tjera per uljen e kolesterolit .

EFEKTET ANESORE

  • Kruajtje
  • Enjtje
  • Dhimbje ose mavijosje ne vendin e injektimit

FIBRATET

Fenofibrate (Antara, Lipofen, etj)
Gemfibrozil (Lopid)

PERFITIMET

Ul nivelin e triglicerideve dhe pak ate te LDL. Rrit niveline HDL.

EFEKTET ANESORE

  • Te vjella
  • Dhimbje stomaku
  • Dhimbje muskujsh

NIACINA

Niacina mund te jepet ne formen e Niacor, Niaspan.

PERFITIMET

Ul nivelet e triglicerideve dhe LDL. Rrit nivelet e HDL.

EFEKTET ANESORE

  • Skuqje ne fytyre dhe qafe
  • Kruajtje
  • Shqetesime ne stomak
  • Rritje te sheqerit ne gjak

KOMBINIM I Ca-bllokuesve DHE I STATINAVE

Amlodipine-atorvastatin (Caduet)

PERFITIMET

Statinat ulin nivelet e LDL dhe triglicerideve. Ndersa bllokuesi i kanalit te kalciumit ul presionin e gjakut.

EFEKTET ANESORE

  • Skuqje te fytyres dhe qafes
  • Marramendje
  • Rrahje te zemres
  • Dhimbje muskulore
  • Rritje te nivelit te sheqerit ne gjak
  • Kapsllek
  • Nauze
  • Diarre
  • Dhimbje stomaku
  • Ngerçe
  • Rritje te vlerave te enzimave te melçise

Omega 3

 Lovaza, Omacor and Vascepa

PERFITIMET

Ul nivelet e triglicerideve dhe rrit pak nivelet e HDL.

EFEKTET ANESORE

  • Shije peshku ne goje
  • Dispepsi (crregullime te tretjes)
  • Mund te rrise rrezikun e gjakderdhjes

REFERENCAT

https://medlineplus.gov

https://www.mayoclinic.org

https://www.heart.org

https://www.nhs.uk

https://my.clevelandclinic.org

https://www.webmd.com

Konsultohu me Refije Kadiu

×

Përshëndetje!

Gati për tu lidhur? Zgjidhni një prej mjekëve tanë për të filluar një bisedë në WhatsApp për të marrë konsulten mjekesore që ju nevojitet!

× Si mund tu vijmë në ndihmë?