Infeksion nga e.faecalis ne koken e organit genital
Question
Përshëndetje,
A mund të shkaktojë infeksion në kokën e penisit e.faecalis?
Lost your password? Please enter your email address. You will receive a link and will create a new password via email.
Platforma pyet mjekun nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi ose përgjegjësi për ndonjë gabim ose lëshim në përmbajtjen e kësaj faqeje. Informacioni i përmbajtur në këtë faqe ofrohet mbi bazën "siç është" pa garanci për plotësinë, saktësinë, dobinë ose afatin kohor.
Answer ( 1 )
Pershendetje,
Per informacion, E.faecalis (enterococcus faecalis) eshte nje bakter gram pozitiv qe gjendet random ne trupin e njeriut. Infeksionet e shkaktuara nga ky bakter hasen me teper ne spitale (si infeksione nozokomiale).
Ne rastet jospitalore, ky bakter shkakton infeksione ose si rezultat i nje higjene jo te mire personale (duart nuk lahen mire me uje te rrjedhshem e sapun) pas vizites ne WC. Ose mund te ndodhe ne raste kur uji apo ushqimet jane te kontaminuara me kete lloj bakteri (e perseri nga mungesa e nje higjene te mire).
Kur krijohen keto kushte, dhe duke patur parasysh pozicionin afer te zones anale dhe organit genital (penisit), mund te shfaqet infeksion i kokes se penisit. Kjo eshte me e hasur ne rastet kur kryhen marredhenie seksuale anale, pa prezervative apo ne kushtet e keqija higjenike.
Normalisht, si test diagnostikues sherben nje kulture e sekrecioneve uretrale, apo dhe spermokultura; plus lidhja me shenjat klinike prezente.
Mjekimi behet me antibiotike sipas antibiogrames perkatese.
Shpresoj t’ju jem pergjigjur pyetjes suaj.
Gjithe te mirat.