Register Now

Login

Lost Password

Lost your password? Please enter your email address. You will receive a link and will create a new password via email.

Add question

Login

Register Now

Platforma pyet mjekun nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi ose përgjegjësi për ndonjë gabim ose lëshim në përmbajtjen e kësaj faqeje. Informacioni i përmbajtur në këtë faqe ofrohet mbi bazën "siç është" pa garanci për plotësinë, saktësinë, dobinë ose afatin kohor.

SI MUND TA ULIM TENSIONIN E RRITUR TE GJAKUT NE KUSHTE SHTEPIE?

Presioni i larte i gjakut, i njohur edhe si hipertension arterial, eshte forca goditese qe ushtron gjaku ne muret e eneve qe ai rrjedh.

Presioni i gjakut ka dy vlera numerike :

– sistolik 

– diastolik

Sistoliku tregon presioni maksimal te gjakut qe ushtrohet ne arteriet kur zemra pompon ate. Ndersa, diastolik tregon presioni minimal te gjakut ne vena midis dy perpjekjeve te pompimit te zemres.

Vlera normale te presionit te gjakut jane 120/80 mmHg (populli e njeh si 12 me 8), ndersa vlera me te larta se 140/90 mmHg do ti quajme vlera te larta te presionit te gjakut dhe duhet te shqetesohemi per shendetin tone.

Presioni i larte i gjakut mund te jete i rrezikshem per shendetin, pasi mund te shkaktoje demtime ne arteriet, zemren, trurin dhe organet e tjera te trupit.

ME POSHTE DO TE PARAQESIM 9 MENYRAT SE SI MUND TE NDIHMOJME NE ULJENE E PRESIONIT TE LARTE TE GJAKUT!

1.ULNI KONSUMIMIN E KRIPES NGA DIETA JUAJ!

Kripa eshte armiku numer 1 per shendetin e zemres. Nje reduktim i vogel i natriumit (kripes) ne diete mund te permiresoje shendetin e zemres dhe te uli presionin e larte te gjakut me rreth 5-6 mmHg.

Per te reduktuar natriumin ne diete:

– Lexoni etiketat e ushqimeve dhe kerkoni per nivele te ulta te natrium .

– Hani me pak ushqime te perpunuara sepse ushqimet e perpunuara si proshuta, te regjurat,etj kane vlera shume te larta te kripes.

– Hani ushqime shtepi ne menyre qe te kotrrolloni nivelet e kripes qe perdorni gjate ushqimeve.

2. MONITORIMI I VAZHDUESHEM I PRESIONIT TE GJAKUT!

Monitorimi i presionit te gjakut ne shtepi mund t’ju ndihmoje te mbani tensionin nen kontrroll. Po ashtu mund te ndihmoje te shikoni se si po ecen planin i reduktimit te peshes apo sesi medikamentet kunder tensionit te larte po funksionojne ne ulje e presionit te gjakut.

Aparatet qe matin presionin e gjakut ne shtepi jane te disponueshem gjeresisht dhe pa recete. Bisedoni me farmacisten ku do te merrni aparatin per menyren e perdorimit te tij. Vizitat e rregullta ne qendrat shendetesore jane gjithashtu celesi per kontrollin e presionit te gjakut sepse mund tju ndihmojne duke ju treguar sa shpesh mund ta matni presionin e gjakut.

SIMPTOMAT E PRESIONIT TE LARTE TE GJAKUT.

– Dhimbje te forta koke

– Rrahje te shpeshta ne zemre dhe zhurme ne veshe  

– Turbullime/prishje te pamjes

– Lodhje

– Konfuzion

– Veshtiresi ne frymemarrje

– Dhimbje ne gjoks

Mundohuni te qendroni te qete sepse  te qenit te qete mund te zvogeloje presionin e gjakut.

Merrni disa here fryme thelle dhe mbajeni ate per disa sekonda perpara se ta leshoni.

Merrni ilacin ne kushte urgjente per uljen e presionin te gjakut nese mjeku ju ka dhene dicka te tille. Medikamentet qe perdoren ne keto raste urgjente ,kur spitali eshte larg dhe gjendja eshte serioze jane te udhezuar me pare nga mjeku familjes. Megjithese situatat ndryshojne, zakonisht ilacet qe perdoren me shpesh per te luftuar presionin e larte te gjakut jane :

  • Furosemidi(Lasiksi) ky ilac nxit urinimin duke dhene uljen e presionit te gjakut.
  • Nifedipina(Adalati) jepet nen gjuhe dhe ka efekt enezgjerues duke dhene po ashtu uljen e presionit te gjakut.
  • Ne ato raste kur hipertensioni shoqerohet edhe me dhimbje gjoksi mund te perdoret edhe Trinitrina(Trinitroglicerina) nen gjuhe, qe po ashtu ka efekt enezgjerues.

Nje filxhan caj hibiskusi ose kamomil gjithashtu mund t’ju ndihmoje te ndiheni me te qete,por duhet te shmangni kafene dhe cajrat qe permbajne kafeine si per shembull caji jeshil apo pijet me gaz.

3. ULNI OSE NDERPRITNI KONSUMIMIN E DUHANIT

Pirja e duhanit rrit presionin e gjakut gjithashtu ndikon duke shfaqur edhe semundje te zemres. Ndalimi i pirjes se duhanit ndihmon ne uljen e presionit te gjakut. Gjithashtu mund te zvogeloje rrezikun e semundjeve te zemres dhe te permiresoje shendetin ne pergjithesi, duke te dhene ndoshta nje jete me te gjate.

4. ULNI SASINE E DHJAMIT TE DEPOZITUAR NE ZONENE E BARKUT.

Presioni i gjakut shpesh rritet me rritjen e peshes dhe sidomos dhjamosjes ne zonen e barkut.

Te qenit mbipeshe gjithashtu mund te shkaktoje nderprerje te frymemarrjes gjate gjumit (apnea e gjumit), e cila rrit me tej presionin e gjakut.

Humbja e peshes eshte nje nga ndryshimet me te rendesishme ne stilin e jeteses per kontrollin e presionit te gjakut. Nese jeni mbipeshe ose jeni obez, humbja qofte edhe e nje peshe te vogel mund te ndihmoje ne uljen e presionit te gjakut. Ne pergjithesi, presioni i gjakut mund te ulet me rreth 1 mmHg me cdo kilogram peshe te humbur.

E thene ndryshe:

– Burrat jane ne rrezik nese masa e belit te tyre eshte me e madhe se 102 centimetra.

– Grate jane ne rrezik nese masa e belit te tyre eshte me e madhe se 89 centimetra .

5. USHQEHUNI SHENDETSHEM.

Ngrenia e nje diete te pasur me drithera, fruta, perime dhe produkte qumeshti me pak yndyre.

Ulja e konsumimit te yndyrnave te ngopura, qe jane yndyrnat shtazore si gjalp,ajke e fresket,etj mund te ule presionin e larte te gjakut deri ne 11 mm Hg.

Kaliumi ne diete mund te pakesoje efektet e kripes (natriumit) ne presionin e gjakut. Burimet me te mira te kaliumit jane ushqimet, si frutat dhe perimet, dhe jo suplementet qe merren ne farmaci pa rekomandim nga mjeku. Synoni per 3,500-5,000 mg ne dite, e cila mund te ule presionin e gjakut 4-5 mmHg.

6. ULNI NIVELET E ANKTHIT DHE TE STRESIT.

Stresi emocional per nje kohe te gjate (kronik) mund te behet shkak per rritjen e presionit te gjakut.

Megjithese ne nuk mundemi ti ndalojme situatat stresante si ne pune, familje, gjendjen ekonomike apo shendetesore, duhet te gjejme menyra se si mund ti kontrrollojme ato .

Ju mund te provoni duke :

– Shmangni perpjekjet per te bere shume gjera njeheresh. Planifikoni diten tuaj dhe fokusohuni ne ato gjera qe jane me te rendesishme. Mesoni te thoni jo.

– Perqendrohuni ne gjera qe mund ti beni dhe beni plane per t’i zgjidhur ato. Per shembull mundohuni krijoni situata qe rritin bashkpunimin ne familje, nje jeten ne cift apo me femijet.

– Shmangni shkaktaret e stresit, per shembull shmangni oret e pikut te trafikut nese ajo ju shqeteson.

– Gjeni kohe per t’u clodhur, per aktivitete te kendshme, te tilla si shetitja, gatimi, etj.

– Praktikoni mirenjohjen. Shprehja e mirenjohjes ndaj te tjereve mund te ndihmoje ne uljen e stresit.

7. SHTONI AKTIVITETET FIZIKE NE DITEN TUAJ.

Aktiviteti fizik i rregullt mund te ule presionin e larte te gjakut me rreth 5-8 mm Hg. Prandaj eshte  e rendesishme te vazhdoni te beni aktivite fizike per te mbajtur presionin e gjakut qe te mos rritet perseri.

Mbani si objektiv te pergjithshem  te pakten 30 minuta aktivitet fizik te moderuar cdo dite.

Ushtrimet mund te ndihmoje gjithashtu qe ndryshimet e para te presionit te gjakut te mos kthehet ne presion te larte te gjakut te vazhdueshem (hipertension kronik). Per ata qe kane hipertension, aktiviteti i rregullt fizik mund te mbaje presionin e gjakut  ne nivele me te sigurta.

Disa aktivitete fizike pozitive per uljene presionit te gjakut jane :

ecja, vrapi, çiklizmi, noti ose kercimi.

8. ULNI KONSUMIN E ALKOOLIT.

Kufizimi i alkoolit ne me pak se nje pije ne dite per grate ose dy pije ne dite per burrat mund te ndihmoje ne uljen e presionit te gjakut me rreth 4 mm Hg.

Kjo sepse pijet alkoolike ndikojne ne melci dhe veshka duke ulur punen e tyre dhe rritur presionin gjakut.

Pirja e tepert e alkoolit pervec se rrit presionin e gjakut mund te zvogeloje efektivitetin e ilaceve qe perdoren per te ulur tensionin e larte te gjak.

9. PERMIRESIMI I CILESISE SE GJUMIT.

Cilesia e dobet e gjumit dhe sasia (oret e gjumit),pra pushimi i me pak se gjashte ore gjume cdo nate per disa jave rresht, mund te kontribuoje ne hipertension. Jane disa situata qe  mund te prishin gjumin, duke perfshire :

– Apnene e gjumit, nderpresjen e frymemarrjes per disa sekonda gjate gjumit.

– Sindromi i kembeve te lodhura, qe mund te vije edhe nga te punuarit gjate ne kembe apo edhe nga demtimi i qarkullimit te gjakut.

– Pagjumesine e pergjithshme

Njoftoni mjekun tuaj nese shpesh keni probleme me gjumin. Gjetja dhe trajtimi i shkakut mund te ndihmoje ne permiresimin e gjumit.

Disa keshilla te pergjithshme per permirsimin e gjumit jane :

Permbajuni nje orari te rregullt te  gjumit. Shkoni ne shtrat dhe zgjohuni ne te njejten ore cdo ditev si gjate javes dhe gjate fundjaves.

Krijoni nje hapesire clodhese. Kjo do te thote ta mbani hapesirën e gjumit te fresket, te qete dhe te erret. Nje dush i ngrohte ose kryerjen e ushtrimeve relaksuese para gjumit eshte shume gje e mire. Shmangni driten e forte, si p.sh. nga ekrani i televizorit ose kompjuterit.

Kujdes cfare hani dhe pini. Mos shkoni ne shtrat te uritur ose te mbi ngopur. Shmangni vaktet e medha afer kohes se gjumit. Vecanerishte shmangni nikotinen, kafeinen dhe alkoolin afer kohes se gjumit.

Kufizoni dremitjet. Per ata qe e shohin te dobishem dremitjen gjate dites, kufizimi i dremitjeve ne 30 minuta me heret gjate dites mund te ndihmoje gjumin e nates.

REFERENCAT

https://www.webmd.com

https://www.everydayhealth.com/

https://www.cdc.gov/

https://www.hopkinsmedicine.org/

https://www.healthline.com/