Shqetesim ne lidhje me spermen ngjyre e kuqe…

Question

Prsh

Kisha nje shqetesim ne lidhje me spermen kur prishem del ngjyr e kuqe. Para 2 vitesh shkova ne spital per kontroll dhe me futen nje nje si tip gjelpere ne penis, me ben analizat e urines dhe gjakut dhe me dhane disa antibiotik dhe me thane nuk ke pse shqetesohesh nuk eshte dicka serioze.

I perdora antibiotiket per dy jav dhe mbas kseaj nuk pata asnje problem per 2 vjet por tani kam te njejtin problem. Jam perdorues I kokaines.

Te lutem mund t’me japesh nje pergjigje nese eshte kjo arsyeja pse sperma eshte e kuqe. Faliminderit nese do me ndihmosh me nje pergjigje.

 

Answer ( 1 )

    0
    2023-04-14T11:39:30+00:00

    Pershendetje,

    Nga detajet qe tregoni, meqenese ky eshte nje problem i hasur edhe 2 vite me pare, mendoj qe mund te kete qene nje infeksion uretral. Ajo si tip gjilpere eshte nje tip tamponi qe perdoret per te marre sekrecionet uretrale per ti bere analize kulture.

    Fakti qe jeni mjekuar me antibiotike, verteton qe infeksioni ka qene bakterial, prandaj dhe ju kane thene te mos shqetesoheni.

    Per mua, duhet te perserisni serish analizat:

    • kulture e sekrecioneve uretrale
    • urokulture
    • urine komplet
    • gjak komplet dhe formule
    • spermograme
    • spermokulture

    Ne baze te tyre do gjykojme problemin e si do e trajtojme.

    Mund t’ju duhet dhe nje eko aparatit urogenital nga urologu per te vleresuar gjendjen tuaj.

    Fakti qe konsumoni kokaine e veshtireson situaten tuaj. Konsumimi i kokaines eshte zgjedhja juaj, por jo shume e duhura pasi ne momentet qe jeni nen efektin e kokaines ju nuk dini cfare po beni (mund te perplaseni, mund te demtoheni, mund te kryeni marredhenie seksuale te dhunshme apo gjera te tjera per te cilat ju nuk keni fare kujtese e te cilat mund te ndikojne ne problemet tuaja).

    Plus, veshtireson veprimin e mire te ilaceve (ju nuk do i pini me rregull, nuk do arrini e zbatoni keshillat me rregull, efektiviteti i tyre do ulet, etj).

    Keshtu qe e mira eshte qe te vendosni ta lini, te beni analizat e te merrnit mjekimet pa i shoqeruar me kokaine.

    Gjithe te mirat.

Leave an answer