Probleme me herpesin oral dhe gjenital

Question

Pershendetje!

Shpresoj qe ky mesazh t’ju gjeje me shendet te plote. Prej 1 viti vuaj nga herpesi. Ish-Partneri im e kishte ne buze, mepas mua mu shfaq ne gjuhe, e mepas edhe ne zonen gjenitale.

Per Zonen gjenitale, Perdor krem kundra herpesit (e rekomanduar nga gjinekologu), dhe pas disa ditesh zona gjenitale eshte e paster, pa herpes. Me shqeteson fakti qe eshte perserites pra here pas here rikthehet. Ndersa ne gjuhe ndodhet ne zonen fundore, nuk me shkakton dhimbje por nuk largohet asnje moment.

Ju lutem shume 🙏 a ka ndonje zgjidhje qe herpesi ne keto 2 zona te me largohet perfundimisht? Nuk dua te rrezikoj t’ja ngjis dikujt tjeter, dhe personalisht ndihem jokomode.

Nese do te me ndihmonit me nje zgjidhje, do t’ju isha mirenjohese gjithe jeten. Faleminderit paraprakisht dhe respekt per punen tuaj heroike e te palodhur

Answer ( 1 )

    0
    2023-04-23T19:26:28+00:00

    Pershendetje,

    Herpesi oral mund te shfaqet ne zone genitale pas seksit oral. Ne pergjithsi, pervec kremit me antivirale, mund te perdoren antivirale nga goja sipas klinikes qe paraqet pacienti.

    Per sa i perket paraqitjes ne zonen fundore te gjuhes, ajo duhet vleresuar nga afer. Ne asnje moment, kurrsesi herpesi oral nuk persiston per kaq gjate. Vecse perseritja eshte normale, e sidomos kur imuniteti i pacientit eshte i ulur.

    Gjithsesi perderisa ndryshimet ne pjesen fundore te gojes persistojne, duhet ta kontrolloni me mjekun infeksionist si fillim. Nese nuk eshte prej Herpesit, infeksionisti do ju drejtoje te specialisti i duhur.

    Nese do ju perseritet serish, e mira te shkoni te vizitoheni ose te mjeku i familjes ose te infeksionisti, ne menyre qe t’ju pershkruaje nje recete me antiviralet perkates ne dozen dhe kohezgjatjen e mjekimit sipas klinikes.

    Shpresoj t’ju jem pergjigjur pyetjes suaj. Me shkruani nese do keni ndonje problem tjeter.

Leave an answer