DIABETI TIP 1 TEK FEMIJET
Diabeti tip1 tek femijet eshte nje semundje e rende ne te cilin trupi nuk prodhon nje hormon shume te rendesishem qe eshte insulina. Mund te quhet ndryshe diabeti insulino-vartes sepse berja e insulines eshte e vetmja mundesi qe femija te jetoj.
Zbulimi i kesaj semundje eshte shume e veshtire te pranohet nga prinderit,por shpejt femijet dhe prinderit ambientohen me kete gjendje qe duhet thene varet edhe nga mosha e femijes. I mesohet prinderve dhe femijeve(nese jane ne moshe qe kuptojne) qe berja e insulines eshte shume e rendesishme per ta,sikurse edhe kontrrolli i sherqernave ne ushqime dhe matja e nivelit te sheqerit ne gjak.
Nuk ka asnje kure per zgjidhjen perfundimtare te semundjes dhe e vetmja menyre trajtimi eshte berja e insulines,ashtu sic thame edhe me siper.
SIMPTOMAT E DIABETIT TIP 1 TEK FEMIJET!
Shenjat e diabetit tip 1 tek femijet jane shume te shpejta dhe mund te perfshijne:
- Etje e shtuar(deshira e pakontrrolluar per te pire uje)
- Urinim i shpeshte
- Uri ekstreme(deshira shume e madhe per te ngrene ushqim)
- Humbje peshe e pashpjegueshme
- Dobesi
- Irritim dhe ndryshime te shpeshta te humorit
- Arome e gojes,si arome frutash
Per cdonjeren nga siptomat e mesiperme eshte shume e rendesishme te kontaktoni mjekun menjehere.
SHKAQET E KESAJ SEMUNDJE
Shkaktari i vertete i kesaj semundje nuk eshte i njohur.
Megjithate mendohet e shkak per kete semundje eshte nje crregullim i sistemit imunitar,i cili sulmon/shkaterron qelizat e pankreasit qe jane pergjegjese per prodhimin e insulines.
Mendohet se elementet gjenetik dhe ato mjedisor jane 2 shkaktaret me me peshe ne kete semundje.
Insulina eshte nje hormon qe bene te mundur shnderrimin e sheqernave ne energji per trupi. Ne kete logjike dalim ne perfundimin se ne munges te ketij hormoni kemi rritje te nivelit te sheqerit ne gjak,i cili pasohet nga komplikacione jete-kercenuese per personin qe vuan prej saj.
FAKTORET E RRISKUT
Diabeti tip 1 zakonisht (ne pjesen me te madhe te rasteve te identifikuara) ndodh tek femijet,por ai mund te ndodh ne cdo moshe.
Faktoret qe mendohen te luajne nje rol shume te madh ne kete gjendje jane:
- Historia familjare
Te pasurit persona ne rrethin tuaj familjar me kete lloj te diabetit. - Faktori gjenetik
Jane disa lloje gjenesh qe luajne nje rol shume te madh ne shfaqjen e ketij lloj diabeti. - Rraca
Eshte pare ne nje studim te bere ne amerike qe me te rriskuar nga diabeti jane femijet e rraces se bardhe dhe johispaniket,me shume se te rracave te tjera. - Disa lloje virusesh.
KOMPLIKACIONET E SEMUNDJES
Diabeti ka nje ndikim shume te madh ne demtimet e organeve te trupit qe mund te vijne nga rritja e nivelit te sheqerit ne gjak.
Komplikacionet perfshijne:
- Demtime te zemres dhe eneve te gjakut
Kjo gjendje mund te behet shkak per rritje te tensionit,ngushtim te eneve te gjakut,dhimbje koke dhe goditje ne tru. - Demtime nervore
Shkak eshte hollimi i mureve te eneve te gjakut qe ushqejne nervat. Kjo mund te behet shka per mizerimin ne trup apo dhimbje te formave te ndryshme. - Demtime te veshkave
- Demtim te syve,qe manifestohet me ulje te nivelit te shikimit.
- Osteoporoz
Kemi ulje te mases kockore si rrjedhoje e niveleve te larta te sheqerit ne gjak.
Femijet me kete tip diabeti jane te rriskuar nga semundje autoimune(ku qelizat e imunitetit te trupi sulmojne qelizat e shendetshme te trupit tuja),sic mund te permendim:
- semundje qe perfshijne tiroiden
- semundja e Celiakis
Prandaj eshte shume e rendesishme qe te ndihmoni femijet te:
- te kontrrollojne nivelet e sheqerit ne gjak rregullisht
- te edukojme ato qe te hane shendetshem dhe te merren me aktivitete fizike
- te berit kontrrolle te rregullta tek mjeku
Nuk ka asnje menyre per te parandaluar kete semundje, e vetmja rruge eshte zbulimi i hershem i semundjes dhe trajtimi i saj duke injektuar rregullisht insulinen.
REFERENCAT
https://www.stanfordchildrens.org/en/topic/default?id=type-1-diabetes-in-children-90-P01977
https://www.diabetes.org.uk/guide-to-diabetes/your-child-and-diabetes/symptoms
https://www.webmd.com/diabetes/might-my-child-have-type-1-diabetes