Register Now

Login

Lost Password

Lost your password? Please enter your email address. You will receive a link and will create a new password via email.

Add question

Login

Register Now

Platforma pyet mjekun nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi ose përgjegjësi për ndonjë gabim ose lëshim në përmbajtjen e kësaj faqeje. Informacioni i përmbajtur në këtë faqe ofrohet mbi bazën "siç është" pa garanci për plotësinë, saktësinë, dobinë ose afatin kohor.

ANEMIA GJATE SHTATZANISE

Gjate shtatezanise,ne trupin e gruas ndodhin ndryshme te medha qe perfshijne ndryshimet hormonale, metabolike, qe kane efektete e tyre ne oragnet dhe sistemet e organizmit.
Fillimisht ne trupin e gruas ka nje mbajtje te sasise se ujit ne organizmit, por nga ana tjeter ka rritje te kerkesave per hekur, qe eshte perberesi i hemoglobines ,proteins se qelizave te kuqe te gjakut, qe transportojne oksigjenin.
Kjo rritje e kerkeses eshte per nenen, per bebin qe po zhvillohet si dhe placenten, sidomos ne tremurjorin e dyte dhe te trete. Nese hekuri ne organizem nuk eshte i mjaftuesheshem per te perballuar keto kerkesa do te zhvillohet anemia.
Kjo eshte me shprehur nese shtatezania shoqerohet me:
– te vjella
– nese barra eshte binjake
– nese gruaja ka pasur cikle munstrual me fluks te shtuar me pare.
Nevoja ditore e nje gruaje shtetezane eshte 18-27 mg ne dite, por duke qene se kjo sasi nuk mund te merret ne ushqim, rekomandohet marrja supplement ditorre e 30 mg hekur.

Anemia gjate shtatezanis mund te zhvillohet dhe nga mungesa e acidit folik, ose vit B12, apo nga crregullime te gjakut te trasheguara si dhe prania e semundjeve kronike.

FAKTORET QE FAVORIZOJNE ZHVILLIMIN E ANEMISE NGA MUNGESA E HEKURIT

Tre elementet kryesore qe mund te behen shkak per shfaqjen e anemise nga mungesa e hekurit jane:

  • dieta e varfer ne hekur,
  • dieta e varfer ne vitamina,
  • dieta e varfer ne folate.

Shkaqe te tjera mund te jene:

  • crergullime apo semundje te aparatit tretes ose nderhyrje kirurgjikale .
  • cikle menstruale me fluks te shtuar qe zgjasin per nje kohe te gjate.
  • semundje kronike si tumore te heparit(melcis), veshkave.
  • forma te trasehguara te anemise, semundje autoimune.

SIMPTOMAT E ANEMISE NGA MUNGESA E HEKURIT

  • Ne pamje te pare kemi :lodhje, lekure e zbehte, zbehje te mukozave, dobesim te thonjeve,keputje, duar dhe kemb te ftohta.
  • Me vone mund te shoqerohet me :veshtiresi ne gelltitje, ndyshime ne humor dhe perqenddrim, dhimbje koke.
  • Simptomat me shqetesusese jane ato qe lidhen me zemren,pasi mund te kemi cregullime te rrahjeve te zemres, shpeshtime te tyre, shkuritm ne frymemarrjes, etj.

Studime te koheve te fundit kane treguar nje lidhje midis formave te renda te anemise nga mungesa e hekurit dhe nje deshire te madhe per ngrenien e akullit, letres apo argjiles.

SI TRAJTOHET KJO GJENDJE SHENDETESORE?

Ne varesi te lloji te anemise do te jete dhe mjekimi:
Nese behet fjale per anemi nga mungesa e hekurit merret supplement hekur 60-120 mg ne dite .
Ne fakt doza e trajtimit do te jete e pershkruar nga mjeku, ju nuk mund te merrni asnjehere asnje trajtim pa recete ne farmaci gjate shtatezanise.
Per tu pethithur me mire, duhet marr me vit C, leng portokalli, qitroje ,leng domateje me stomak bosh.
Ato asnjeher nuk duhet te meren me qumesht dhe me kafe apo caj apo calcium,pasi pengohet perthithja e tyre ne traktin tretes.
Marja e hekurit shoqerohet me efekte anesore ,te tilla si kapsllek, djegie te stomakut, te perzjera te vjella.

CILAT JANE EFEKTET E SAJ TEK NENA DHE TEK FETUSI?

-Si ndikon anemia te bebi ?
Pergjithesisht bebi i ploteson nevojat e tij per hekur duke i marre nga nena ,por anemia e nenes mund te ndikoj ne hekurin e depozituar cka rrit rrezikun per zhvillimin e anemise me vone gjate adoleshences.
Anemia nga mungesa e hekurit lidhet me rritje te rrezikut per lindje te parakohshme dhe lindje te femijeve me peshe te ulet, dhe ne raste me te rralla te formave ekstreme mund te coj ne vdekje te bebit ne miter apo pas lindjes.

-Efektet te nena?
Nese gruaja do te jete me anemi nga mungesa e hekurit ajo do te jete e keputur,trupi e ka me te veshtire per te perballuar infeksionet, do te jete me veshtire per te perballuar lindjen, shtohet mundesia per te patur hemoragji pas lindjes, rritet rrisku per te kaluar depresionin post partum.

SI MUND TA PARANDALOJME KETE SITUATE?

Se pari nje diet e shendetshme e pasur me ushqime me pembajtie hekuri:
-mishi i kuq eshe burimi me i mire i hekurit, por nuk perjashtohen as edhe mishrat e tjere
-peshku
-burimet joshtazore sikur: bathet, thjerezat, rrushi i thate, kumbullat, patatet ,kajsite, brokoli, perimet e gjelbra, drithrat arrat, farat e ndryshme.
Kujdes duhet bere tek melcite ato nuk duhet te perdoren gjate shtatzenise, pasi permban sasi VITAMINE A jo te sigurt cka mund te sjelli defekte te lindura te bebit.

REFERENCAT

https://www.mayoclinic.org/healthy-lifestyle/pregnancy-week-by-week/in-depth/anemia-during-pregnancy/art-20114455#:~:text=Severe%20iron%20deficiency%20anemia%20during,weight%20baby%20and%20postpartum%20depression.

https://my.clevelandclinic.org/health/diseases/23112-anemia-during-pregnancy

https://www.webmd.com/baby/guide/anemia-in-pregnancy

https://www.hematology.org/education/patients/anemia/pregnancy

https://www.tommys.org/pregnancy-information/pregnancy-complications/anaemia-and-pregnancy