Regjistrohu Tani

HYRJE NE LLOGARI


Lost Password

Lost your password? Please enter your email address. You will receive a link and will create a new password via email.

Shto nje pyetje.

HYRJE NE LLOGARI

Regjistrohu Tani

Platforma pyet mjekun nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi ose përgjegjësi për ndonjë gabim ose lëshim në përmbajtjen e kësaj faqeje. Informacioni i përmbajtur në këtë faqe ofrohet mbi bazën "siç është" pa garanci për plotësinë, saktësinë, dobinë ose afatin kohor.

ADENOMIOZA

Adenomioza eshte nje semundje e rende,ne te cilen shtresa e brendshme e mitres fillon dhe rritet(invadon) ne shtresen muskulore te saj. Ky ind megjithese aspak normal fillon dhe vepron si normalisht :rritet,deskuamohet(shkeputet ne muri i mitres) dhe bie ne formen e hemorragjive te permuajshme. Duke shkaktuar keshtu perioda te dhimbshme dhe me hemorragji te madhe ,sikunderse edhe nje rritje te permasave te mitres.

Nuk eshte ende e sigurte se cili eshte shkaku i vertete i adenomiozes,por kjo semundje ka te dhena qe nuk eshte hasur me me fillimin e menopauzes.

Zakonisht grate qe vuajne nga kjo semundje mund te kene njekohesisht edhe endometrioz.

SHKAQET QE MUNDESOJNE LINDJEN E ADENOMIOZES!

Shkaku i vertete i semundjes nuk eshte ende i njohur, por ka disa teori qe e mbeshtesin zhvillimin e ketij crregullimi.

  1. Invadimi(hyrja) e qelizave te endometriumit(shtres qe bene te mundur hemorragjin gjate periodave) ne murin e mitres.
    Mendohet se shkak per kete teori behen nderhyrjet kirurgjikale ne miter, sic eshte rasti i operacioneve cezariane per lindjen e bebit.Mendohet se kjo eshte nje menyre qe qelizat endometriale te vendosen ne miter dhe te funksionojne normalisht,megjithese nuk eshte aspak vendi normal i tyre.
  2. Hyrja e qelizave endometriale ne murin e mitres qe ne momentin qe ky organ formohet(embrionogjenez).
  3. Inflamacioni i mitres ne momentin pas lindjes se femijes.
    Periudha pas lindjes se femijes eshte nje pike ku duhet ti kushtohet rendesi shendetit te gruas,pasi nje inflamacion i mitres ne periudhen e lehonise mund te behet shkak per invadimin e ketyre qelizave ne murin e saj.
  4. Me origjine nga qelizat burimore.

Nuk ka aq shume rendesi lindja e adenomiozes,se sa ka fakti qe zhvillimi i saj lidhet drejt per drejt me nivelin e hormoneve estrogjen.

FAKTORET E RRISKUT

  • Nderhyrjet kirurgjikale te miters,si psh lindja cezariane(me operacion) e bebit ,heqja e fibromiomave,etj.
  • Lindjet e femijeve.
  • Mosha e mesme,si rrjedhoje e ekspozimit te gjate ndaj hormoneve estrogjen.

SIMPTOMAT E ADENOMIOZAVE!

Ne pjesen me te madhe te rasteve adenomiozat shkaktojne shenja apo simptoma specifike te semundjes,por megjithate mund te shoqerohen ndonjehere me dhimbje te lehta ne fund te barkut.

  1. Hemorragji menstruale te zgjatur(ne dite) dhe te shumte(ne sasi)
  2. Dhimbje ne forme krizash apo therese gjate menstruacioneve
  3. Dalje te koagulave te gjakut gjate ciklit menstrual
  4. Dhimbje kronike(vazhdueshme) te barkut
  5. Dhimbje gjate mardhenieve intime
  6. Zmadhimi i mitres,shikohet si nje rritje e presionit ne bark

Ne momentin qe vini re nje gjendje jo-normale ne trupin tuaj per sa i perket hemorragjis apo edhe probleme ne kryerjen e aktiviteteve te perditshme, duhet me patjeter te kontaktoni me mjekun tuaj.

KOMPLIKACIONET E ADENOMIOZES?

  • Veshtiresojne aktivitetet e perditshme te personit ne fjale. Kjo me pas mund te behet shkak per rritje te ankthit dhe gjendje depresioni ne trup,sikurse dhe veshtiresi ne krijimin e lidhjeve te reja.
  • Anemi,si rrjedhoje e hemorragjise se madhe gjate periodave.
  • Mardhenie te veshtira ne cift

SI DIAGNOSTIKOHET ADENOMIOZA?

• Shenjat dhe simptomat e adenomiozes (anamneza )
• Egzaminimi pelvik: shihet mitra e zmadhuar dhe e dhimshme
• Egzminimi ekografik
• Magnetic resonance (MRI)

E fundit dhe me e rendesishmja eshte marrja e biopsis.

SI TRAJTOHET KJO SEMUNDJE?

Adenomioza zhduket pas menopauzes, ndaj dhe trajtimi do te varet sesa afer kesaj faze ndodhet gruaja. Gjithesesi trajtimi perfshin:

• Preparatet antiinflamator.
Per te kontrolluar dhimbjet menstruale dhe per te kufzuar sasine e hemoragjise: ibuprofen,naproxen etj, duke nisur 2-3 dite para ardhjes se ciklit dhe ne vazhdim te ciklit.
• Terapia hormonale.
Perdorimi i kontraceptiveve te kombinuar estro –progestativ,perdorimi i perberesve vetem progestativ apo i DIU me progestatov si psh Mirena, eshte nje tjeter metode trajtimi.
• Histerektomi.
Nese dhimbjet dhe hemoragjia eshte e pakontrollueshme me medikamente rekomnadohet heqja e mitres ndersa heqja e vezoreve nuk eshte e domosdoshme.

REFERENCAT

https://www.mayoclinic.org/diseases-conditions/adenomyosis/symptoms-causes/syc-20369138#:~:text=Adenomyosis%20(ad%2Duh%2Dno,bleeding%20%E2%80%94%20during%20each%20menstrual%20cycle.

https://my.clevelandclinic.org/health/diseases/14167-adenomyosis

https://www.webmd.com/women/guide/adenomyosis-symptoms-causes-treatments

https://www.hopkinsmedicine.org/health/conditions-and-diseases/adenomyosis

https://www.healthline.com/health/adenomyosis

Konsultohu me Refije Kadiu

×

Përshëndetje!

Gati për tu lidhur? Zgjidhni një prej mjekëve tanë për të filluar një bisedë në WhatsApp për të marrë konsulten mjekesore që ju nevojitet!

× Si mund tu vijmë në ndihmë?