Register Now

Login


Lost Password

Lost your password? Please enter your email address. You will receive a link and will create a new password via email.

Add question

Login


Register Now

Platforma pyet mjekun nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi ose përgjegjësi për ndonjë gabim ose lëshim në përmbajtjen e kësaj faqeje. Informacioni i përmbajtur në këtë faqe ofrohet mbi bazën "siç është" pa garanci për plotësinë, saktësinë, dobinë ose afatin kohor.

Shtatezenia

Pershendetje,

Do doja te merrja nje mendim nga ju pasi keto kohet e fundit ,duke u ndikuar edhe nga media ,interneti apo duke u bere dhe pak paranojake ne nje fare menyre , mendoj se mund te kem ndonje mundesi qe te kem mbetur shtatzene.

Hera e fundit qe kam kryer marredhenie ka qene para 7 muajsh dhe ka qene e mbrojtur dhe pasi une kisha kaluar periudhen e ovulimit. Qe atehere menstruacionet e mia kane qene te rregullta cdo 28- 30 dite.

Kam bere edhe nje eko ne zonen abdominale dhe gjenitale sepse u diagnostikova me nje kist te vogel dhe asnje shenje shtatezie nuk u shfaq ne to.

Perseri une ndihem ne ankth dhe e frikesuar ne nje fare manyre nga fakti se mund te kem ndonje shtatezeni te fshehte. Do doja te kisha dhe opinionin tuaj ne lidhje me kete ,nese mund te kete ndonje mundesi apo jo.

Faleminderit.

Pershendetje,

E kuptoj shqetesimin tuaj. Ne rast se marredhenia e fundit ka qene para 7 muajsh dhe ka qene me mbrojtje, dhe ne rast ekzaminimet qe keni bere nuk kane treguar shtatzani, atehere te mos shqetesoheni me kot. Ju nuk jeni shtatzene, do kishte dale diku shenja por me sa tregoni nuk ka shenja shtatzanie.

Mos jetoni me frike, por shijojeni jeten dhe castet e bukura. Ato do largohen dhe nuk do kthehen me pas.

Gjithe te mirat.

Dr.Albana

× Si mund tu vij ne ndihme?