SEMUNDJET SEKSUALISHT TE TRANSMETUESHME (SST)
CFARE JANE SST?
Semundjet seksualisht te transmetueshme (SST) ose infeksionet seksualisht te transmetueshme (IST), jane infeksione qe transmetohen nga nje person te tjetri permes kontaktit seksual. Kontakti zakonisht ndodh nepermjet mardhenieve seksuale vaginale, orale ose anale. Por ndonjehere ato mund te perhapen permes kontakteve te tjera fizike intime. Kjo ndodh per shkak se disa semundje seksualisht te transmetueshme, si herpesi dhe HPV, perhapen nga kontakti i afert permes lekures se nje personi te infektuar.
Ekzistojne me shume se 20 lloje te semundjeve seksualisht te transmetueshme, duke perfshire ketu:
- Vaginozat bakteriale.
Vaginoza bakteriale eshte nje semundje e zakonshme, e trajtueshme, vaginale .
Ajo mund te rrise mundesine qe ju te mund te prekeni nga nje SST ne te ardhmen.
- Klamidia.
Klamidia eshte nje nga SST me te zakonshme ne krahasim me te tjerat, por njekohesisht edhe me e trajtueshme.
Nese nuk trajtohet, klamidia mund te behet shkak qe nje grua ta kete te veshtire te mbes shtatzane.
- Herpes genital.
Herpesi genital eshte po ashtu nje forme e zakonshme e SSt ne popullate, por shumica e njerezve me infeksion nuk jane te informuar qe jane mbartes te saj.
Nuk ka nje kure per te mundesuar sherimin prej semundjes, por ka mjete te disponueshme qe mund te parandalojne ose shkurtojne shpërthimet e semundjes.
Keto ilace gjithashtu mund te ulin rrezikun per tu prekur nga semundja.
- Gonhorrea.
Gonhorrea po ashtu eshte nje nga infeksionet me te shpeshta te SST, qe mund te trajtohet me mjekimin e duhur.
Nese nuk trajtohet, gonhorrea mund te shkaktoje probleme shume serioze shendetesore.
- HIV/AIDS.
Njerezit qe kane Semundje Seksualisht te Transmetueshme(SST) kane me shume gjasa te infektohen me HIV.
Ne momentin qe ato krahasohen me njerezit qe nuk kane Semundje Seksualisht te Transmetueshme natyrisht kane nje rrisk me te madh per tu prekur nga semundja.
- HPV.
HPV eshte nje nga infeksionet seksualisht te transmetueshme (IST) me te zakonshme ne bote, por shumica e njerezve me nje infeksion te tille nuk kane simptoma.
HPV mund te shkaktoje disa efekte shendetesore qe mund te parandalohen me vaksina.
- Morrat pubike.
- Sifilizi.
Sifilizi eshte nje nga SST qe mund te shkaktoje probleme shume serioze nese nuk trajtohet ne kohen e duhur.
Kjo semundje eshte shume e thjeshte per tu kuruar me trajtimin e duhur.
- Trikomoniaza.
Ne me te shumten e rasteve personat qe vuajne nga trikomoniaza jane persona qe jane asimptomatik, qe dmth nuk shfaqin asnje simptome.
E megjithate eshte nje semundje qe mund te trajtohet dhe te sherohet fare mire.
- Hepatiti.
Kjo eshte nje nga semundjet virale qe prek me se shpeshti heparin/melcine dhe ne nje numer te konsiderueshem rastesh kerkohet transplanti i ketij organi.
I duhet kushtuar nje rendesi shume e madhe diagnostikimit te hershem te kesaj semundje.
- Mycoplasma genitale.
Mycoplasma genitalium, ose Mgen eshte po ashtu nje SST qe mund te trajtohet me antibiotike.
Personat qe marrin trajtim per Mgen duhet te marrin te gjitha ilacet sic pershkruhet nga mjeku dhe ta cojne kuren deri ne fund.
- SIP/ Semundja Inflamatore Pelvike. Duhet patur shume kujdes ne diagnostikimin e hershem te semundjes pasi mund te behet shkak per infertilitet tek femrat.
CILET JANE SHKAQET E NJE SST?
Semundjet qe perfshihen ne grupin e SST jane ato semundje qe shkaktare mund te kene:
- nje virus
- nje bakter
- nje parazit
CILET JANE ME LEHTESISHT TE PREKSHEM NGA SST?
Kjo eshte nje semundje qe prek ne numer te barabarte si meshkujt ashtu edhe femrat. E megjithate komplikacionet shendetesore jane me shume te shpeshta per femrat. Po ashtu nese eshte e prekur nje grua shtatzane ka shume gjasa qe semundja te mund te preki edhe femijen.
CILAT JANE SIMPTOMAT E SST?
SST nuk shkaktojne gjithmone simptoma qartesisht te dukshme ose mund te shkaktojne vetem simptoma te buta.
Pra, eshte shume e zakonshme qe ju te keni nje infeksion dhe te mos e dini ate. E megjithate ju po ashtu jeni te afte tja transmetoni ate te tjereve.
Nese ka simptoma te semundjes , ato mund te perfshijne:
- Rrjedhje te sekrecioneve vaginale(per femrat) dhe nga penisi(per meshkujt)
- Plage ose lytha ne zonen genitale
- Urinim i dhimbshem ose i shpeshte
- Kruarje dhe skuqje ne zonen genitale
- Flluska te mbushura me likid ose plage ne ose rreth gojes
- Ere jonormale vaginale
- Kruajtje anale, dhimbje ose gjakderdhje
- Dhimbje barku
- Ethe
SI MUND TE DIAGNOSTIKOHET NJE SST?
Nese ju jeni nje person seksualisht aktiv, duhet te flisni me mjekun tuaj per rrezikun qe ju keni per tu prekur nga semundjet seksualisht te transmetueshme dhe nese keni nevoje te testoheni apo jo.
Kjo eshte shume e rendesishme pasi shume semundje seksualisht te transmetueshme nuk shkaktojne simptoma dhe si rrjedhoje diagnostikimi i tyre eshte shume i veshtire.
Disa semundje seksualisht te transmetueshme mund te diagnostikohen gjate nje ekzaminimi fizik ose permes ekzaminimit mikroskopik te nje plage ose te nje mostre te marre nga vagina, penisi ose anusi.
Testet e gjakut mund te diagnostikojne po ashtu SST.
TRAJTIMI I SEMUNDJEVE SEKSUALISHT TE TRANSMETUESHME?
Antibiotiket mund te trajtojne semundjet seksualisht te transmetueshme te shkaktuara nga bakteret ose parazitet. Nuk ka kure per trajtimin e semundjeve seksualisht te transmetueshme te shkaktuara nga viruset, por ilacet shpesh mund te ndihmojne me simptomat dhe te ulin rrezikun e perhapjes se infeksionit.
Perdorimi i sakte i prezervativeve latex redukton ne mase te madhe perhapjen e semundjes, por nuk e eliminon plotesisht rrezikun e infektimit ose perhapjes se semundjeve seksualisht te transmetueshme. Menyra me e besueshme per te shmangur infeksionin eshte shmangni mardheniet seksuale me persona te rastesishem ose te mos kryeni mardhenie seksuale.
Po ashtu ka vaksina per te parandaluar HPV dhe hepatitin B.
REFERENCAT
https://dph.illinois.gov/topics-services/diseases-and-conditions/stds.html
https://www.cdc.gov/std/general/default.htm
https://medlineplus.gov/sexuallytransmitteddiseases.html
https://www.healthline.com/health/sexually-transmitted-diseases