Register Now

Login


Lost Password

Lost your password? Please enter your email address. You will receive a link and will create a new password via email.

Add question

Login


Register Now

Platforma pyet mjekun nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi ose përgjegjësi për ndonjë gabim ose lëshim në përmbajtjen e kësaj faqeje. Informacioni i përmbajtur në këtë faqe ofrohet mbi bazën "siç është" pa garanci për plotësinë, saktësinë, dobinë ose afatin kohor.

TETANOZI

CFARE ESHTE TETANOZI?

Tetanozi eshte nje semundje serioze e shkaktuar nga nje toksin (helm) e prodhuar nga bakteret.
Toksina e cliruar nga agjenti patogjen, Clostridium tetani, shkakton paraliza dhe ngerce te muskulatures ne trup. Mund te ndodhe qe ne disa raste ngurtesimi i muskujve te jete i dhimbshem dhe madje mund te jete vdekjeprurese.Fale vaksinimit te rregullt te te gjithe popullates vaksinat DTaP dhe Tdap parandalojne semundjen e tetanozit.

CILET JANE SHKAKTARET DHE SI MUND TE PERHAPET SEMUNDJA?

Ashtu sic permendem edhe me siper,bakteri pergjegjes per semundjen e tetanozit eshte Clostridium tetani.
Menyrat e perhapjes se semundjes ne popullate jane te shumta.
Sporet mund te futen ne trupin e dikujt permes lekures se traumatizuar, zakonisht permes lendimeve te ndodhura ne lekure. Bakteret e tetanozit kane me shume gjasa te infektojne carje te ndodhura ne zona te caktuara te saj.
Kjo perfshin:

  • Plaget e kontaminuara me papasterti, fece(jashtqitje) ose peshtyme.
  • Lendimet e shkaktuara nga plaget shpuese (plage te shkaktuara nga nje objekt, si nje gozhde ose gjilpere)
  • Djegiet
  • Lendimet e shkaktuara nga plaget shtypese (demtimi i nje pjese te trupit per shkak te presionit nga nje objekt tjeter)
  • Lendimet ku ka prezence te indeve nekrotike(te vdekura).

Ka edhe menyra te tjera qe tetanusi mund te bie ne kontakt me trupin tuaj.

Bakteret e tetanozit gjithashtu mund te infektojne nje person permes carjeve ne lekure te shkaktuara nga:

  • Plaget siperfaqesore (kur gervishtet vetem shtresa siperfaqesore e lekures)
  • Procedurat kirurgjikale
  • Pickimet e insekteve
  • Infeksionet dentare
  • Frakturat e perbera (nje kocke e thyer e ekspozuar)
  • Plaget dhe infeksionet kronike
  • Perdorimi intravenoz (IV) i droges
  • Injeksione intramuskulare

CILAT JANE SIMPTOMAT DHE KOMPLIKACIONET E SEMUNDJES SE TETANOZIT?

Simptomat e tetanozit perfshijne:

Shenja e pare e semundjes eshte me se shpeshti spazma e muskujve te nofulles, ose “nofulla e shtrenguar”.

  • Ngerce ne nofull.
  • Spazma te papritura, te pavullnetshme te muskujve – shpesh edhe ne stomak
  • Ngurtesimi i muskujve te te gjithe trupit eshte i dhimbshem
  • Veshtiresi ne gelltitje
  • Konvulsione (dridhje ose shikim i ngulur)
  • Dhimbje koke
  • Ethe dhe djersitje
  • Ndryshime ne presionin e gjakut dhe ritmin e zemres.

Komplikacionet me serioze shendetesore qe mund te ndodhin per shkak te tetanozit permendim :

  • Laringospazma (shtrengim i pakontrolluar/i pavullnetshem i kordave vokale)
  • Fraktura (kocka te thyera)
  • Embolia pulmonare (bllokimi i arteries kryesore te mushkerive ose nje prej degeve te saj nga nje mpiksje gjaku qe ka udhetuar nga diku tjeter ne trup permes qarkullimit te gjakut)
  • Pneumonia e aspirimit (nje infeksion i mushkerive qe zhvillohet kur akte te tilla si peshtyma ose te vjellat shkojne aksidentalisht ne mushkeri)
  • Veshtiresi ne frymemarrje/dispne Tetanusi mund te coje ne vdekje (1-2/10 raste jane fatale).

SI REALIZOHET DIAGNOSTIKIMI I SEMUNDJES?

Mjeket mund te diagnostikojne tetanozin duke pyetur per historine e prerjeve, gervishtjeve, shpimeve dhe traumave te ndodhura se fundmi. Po ashtu diagnostikimi behet edhe duke ekzaminuar pacientin per shenja dhe simptoma te caktuara, qe lidhen me semundjen e tetanozit.
Per sa i perket testeve laboratorike po ashtu mund te kerkohet te realizohet edhe nje analize gjaku apo nje analize e cila realizohet me material te marre nga plaga.

TRAJTIMI I TETANOZIT?

Tetanozi eshte nje urgjence mjekesore qe kerkon :

  • Trajtim te menjehershem me ilace te quajtura imunoglobulina e tetanozit human (TIG).
  • Kujdesi shume i madh per plaget duke eleminuar mundesine e rritjes se metejshme te bakterieve te tetanozit.
  • Droga per te kontrolluar spazmat e muskujve .
  • Antibiotiket per te mundesuar eleminimin e bakteriet.
  • Vaksinimi ndaj tetanozit.

Ne varesi se sa serioz eshte infeksioni, mund te kerkohet nje paisje per te ndihmuar nje person me semundjen e tetanozit per te marre fryme.

Te realizuarit vaksinimin ndaj tetanozit eshte mjeti me i mire per te parandaluar tetanozin.
Mbrojtja nga vaksinat, si dhe nga nje infeksion i meparshem, nuk zgjat gjithe jeten.
Kjo do te thote se njerezit qe kane kaluar tetanoz ose jane vaksinuar me pare duhet ende te vaksinohen rregullisht per te mbajtur nje nivel te larte mbrojtjeje kunder kesaj semundjeje te rende.

REFERENCAT

https://dph.illinois.gov/topics-services/diseases-and-conditions/diseases-a-z-list/tetanus.html

https://www.cdc.gov/tetanus/about/prevention.html

https://www.mayoclinic.org/diseases-conditions/tetanus/symptoms-causes/syc-20351625

https://www.nhs.uk/conditions/tetanus/

https://www.hopkinsmedicine.org/health/conditions-and-diseases/tetanus