Regjistrohu Tani

HYRJE NE LLOGARI


Lost Password

Lost your password? Please enter your email address. You will receive a link and will create a new password via email.

Shto nje pyetje.

HYRJE NE LLOGARI

Regjistrohu Tani

Platforma pyet mjekun nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi ose përgjegjësi për ndonjë gabim ose lëshim në përmbajtjen e kësaj faqeje. Informacioni i përmbajtur në këtë faqe ofrohet mbi bazën "siç është" pa garanci për plotësinë, saktësinë, dobinë ose afatin kohor.

SIFILIZI

CFARE ESHTE SIFILIZI?

Sifilizi eshte nje semundje seksualisht e transmetueshme (SST) e shkaktuar nga bakteri Treponema pallidum. Sifilizi mund te shkaktoje komplikacione afatgjata dhe/ose vdekje nese nuk trajtohet ne menyren e duhur.
Madje edhe me trajtimin e duhur mund te kemi manifestimin e komplikacioneve qe nuk mund te trajtohen me asnjehere.
Infeksioni zhvillohet ne kater faza :

  • primare
  • dytesore
  • latente
  • terciare

Cdo faze mund te kete shenja dhe simptoma te ndryshme.

SI MUND TE PERHAPET SEMUNDJA E SIFILIZIT?

Jane disa menyra se si mund te transmetohet semundja e sifilizit :

  1. Mardheniet seksuale te pambrojtura.
  2. Transmetimi i sifilizit nga nena tek femija,gjate shtatzanise.
  3. Sifilizi nuk mund te transmetohet me ane te :
    ndenjeseve te tualetit
    dorezave te dyerve
    pishinave
    vaskave te nxehta
    ndarja e veshjeve ose e eneve te ngrenies

SI MUND TE MBROHESH PREJ INFEKTIMIT NGA SIFILIZI?

Per tu mbrojtur nga semundja eshte shume e rendesishme qe te mos kryeni mardhenie seksuale te pambrojtura.
Nese jeni seksualisht aktiv, mund te beni gjerat e meposhtme per te ulur shanset per tu prekur nga sifilizi:
1.Te qenit ne nje marredhenie afatgjate reciproke monogame me nje partner qe eshte testuar dhe nuk ka sifiliz.
2.Perdorimi i prezervativeve ne menyren e duhur cdo here qe kryeni mardhenie seksuale.
Prezervativet parandalojnë perhapjen e sifilizit duke parandaluar kontaktin me nje plage te hapura qe mund te mdodhet ne trupin e partneres/it.
Ndonjehere plaget shfaqen ne zona qe nuk mbulohen me prezervativ. Kontakti me keto plage ende mund te transmetojne sifilizin.

Per grate shtatzena duhet qe se paku nje here gjate shtatzanise te realizojne testin per zbulimin e sifilizit. Kjo eshte nje semundje shume e rrezikshme sepse mund te behet shkak per lindjen e nje femije me peshe te vogel ne lindje apo edhe te nje femije te vdekur. Per me teper nese kjo semundje nuk trajtohet menjehere mund te behet shkak per komplikacione shendetesore te rrezikshme per femijen me pas.

CILAT JANE SIMPTOMAT E SIFILIZIT?

Semundja e sifilizit ka 4 faza dhe ato jane :
-primare
-sekondare
-latente
-terciare
Cdo faze ka shenja dhe simptoma te ndryshme.

Faza Primare
Gjate fazes primare te sifilizit, mund te vereni nje plage te vetme ose plage te shumta ne lekure.
Plaga eshte kontakti i pare qe ka pasur mikrobi i sifilizit ne trupin e personit te infektuar .
Keto plage zakonisht ndodhin ne keto zona te trupit:

  • penis
  • vagine
  • anus
  • rektum
  • buzet ose ne goje

Plaget jane zakonisht (por jo gjithmone) te forta, te rrumbullaketa dhe pa dhimbje. Per shkak se plaga eshte pa dhimbje, ju mund te mos e vini re ate.
Dhimbja zakonisht zgjat 3-6 jave dhe sherohet pavaresisht nese merrni trajtim. Edhe pasi plaga te largohet, ju duhet te merrni trajtim. Kjo do te parandaloje kalimin e infeksionit tuaj ne fazen dytesore/sekondare.

Faza sekondare
Gjate fazes dytesore/sekondare, mund te keni skuqje te lekures dhe/ose plage ne goje, vagine ose anus.
Kjo faze zakonisht fillon me nje skuqje ne nje ose me shume zona te trupit tuaj. Skuqja mund te shfaqet ne momentin qe plaga juaj kryesore po sherohet ose disa jave pasi plaga eshte sheruar. Skuqja mund te jete ne pellembet e duarve tuaja dhe/ose ne shputen e kembeve tuaja .
Ato kane pamjen e :

  • te kuqe
  • te kuqerremte ne kafe.
    Zona e skuqur zakonisht nuk kruhet dhe ndonjehere eshte aq e dobet sa nuk do ta vini re.

Simptoma te tjera mund te permendim:

  • ethe
  • enjtje te gjendrave limfatike
  • dhimbje te fytit
  • humbja e flokeve
  • dhimbje koke
  • humbje peshe
  • dhimbje te muskujve
  • lodhje (ndjenja shume e lodhur).

Simptomat nga kjo faze do te largohen vetem nese merrni trajtim.
Pa trajtimin e duhur, infeksioni juaj do te kaloje ne fazat latente dhe ndoshta terciare te sifilizit.

Faza latente
Faza latente e sifilizit eshte nje periudhe kur nuk ka shenja ose simptoma te dukshme. Pa trajtim, ju mund te vazhdoni te keni sifiliz ne trupin tuaj per vite me rradhe.

Faza Terciare
Shumica e njerezve me sifiliz te patrajtuar nuk zhvillojne sifiliz terciar. Megjithate, kur ndodh, mund te preke shume sisteme te ndryshme te organizmit.
Keto perfshijne zemren dhe enet e gjakut, trurin dhe sistemin nervor.
Sifilizi terciar eshte shume serioze dhe infeksioni mund te manifestohet 10-30 vjet pas fillimit te infeksionit tuaj.
Ne sifilizin terciar, semundja demton organet tuaja te brendshme dhe mund te rezultoje deri ne vdekje.
Mjeku zakonisht mund te diagnostikoje sifilizin terciar me ndihmen e testeve te shumta.

Neurosifilizi, sifilizi okular dhe otosifilizi.
Pa trajtimin e duhur, sifilizi mund te perhapet ne tru dhe ne sistemin nervor (neurosifilizi), ne sy (sifilizi okular) ose ne vesh (otosifilis). Kjo mund te ndodhe ne cilindo nga fazat e pershkruara me siper.

Shenjat dhe simptomat e neurosifilisit mund te perfshijne:

  • dhimbje koke te forta
  • dobesi te muskujve dhe/ose probleme me levizjen e muskujve
  • ndryshime ne gjendjen tuaj mendore (probleme me fokusimin, konfuzion, ndryshim personaliteti)
  • probleme me kujtesen, te menduarin dhe/ose vendimmarrjen.

Shenjat dhe simptomat e sifilizit okular mund te perfshijne:

  • dhimbje dhe/ose skuqje ne sy
  • ndryshime ne shikimin tuaj apo edhe verberi.

Shenjat dhe simptomat e otosifilisit mund te perfshijne:

  • humbje degjimi
  • zhurme, gumezhima ne veshose fershellima në vesh (tinitus)
  • marramendje(ndjenja sikur ju ose rrethina juaj po levizni ose po rrotulloheni).

SI REALIZOHET DIAGNOSTIKIMI I SEMUNDJES SE SIFILIZIT?

Ne shumicen e rasteve, mjeku do te kerkoj perdorimin e nje testi gjaku per te testuar semundjen e sifilizit.
Kjo gje do te ndihmonte per te zbuluar antitrupat specifik per sifilizin ne gjak, teste te tilla permendim :

  • TP-PA
  • analiza imunolumineshente
  • EIA te ndryshme
    Ndersa disa te tjere do te diagnostikojne sifilizin duke testuar lengun e marre nga nje plage e krijuar si rrjedhoje e sifilizi.
    Antitrupat treponemike shfaqen më herët se antitrupat jotreponemike.

SI BEHET TRAJTIMI I SEMUNDJES SE SIFILIZIT?

Sifilizi eshte nje semundje e sherueshme me antibiotiket e duhur te dhene nga mjeku specialist ku do te kryeni viziten.
Megjithese mjekimi mund te parandaloje komplikacionet qe mund te shkaktohen nga semundja, ndonjehere nuk mund te trajtoje demet qe mund te jene shkaktuar para fillimit te trajtimit.
Nje injeksion i vetëm i benzatine penicilines G me veprim te gjate mund te kuroje sifilizin ne stade te hershme.
Ketu perfshihet sifilizi primar, sekondar ose latent i hershem.
Instuticionet mjekesore qe merren me kete semundje rekomandojne tre doza te benzatine peniciline G me veprim te gjate ne intervale javore per sifilizin latent te vone ose sifilizin latent me kohezgjatje te panjohur.

REFERENCAT

https://dph.illinois.gov/topics-services/diseases-and-conditions/stds/syphilis.html

https://www.cdc.gov/std/syphilis/stdfact-syphilis.htm

https://www.mayoclinic.org/diseases-conditions/syphilis/diagnosis-treatment/drc-20351762

https://www.aafp.org/pubs/afp/issues/2003/0715/p283.html

https://www.nhs.uk/conditions/syphilis/

Konsultohu me Refije Kadiu

×

Përshëndetje!

Gati për tu lidhur? Zgjidhni një prej mjekëve tanë për të filluar një bisedë në WhatsApp për të marrë konsulten mjekesore që ju nevojitet!

× Si mund tu vijmë në ndihmë?