Register Now

Login


Lost Password

Lost your password? Please enter your email address. You will receive a link and will create a new password via email.

Add question

Login


Register Now

Platforma pyet mjekun nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi ose përgjegjësi për ndonjë gabim ose lëshim në përmbajtjen e kësaj faqeje. Informacioni i përmbajtur në këtë faqe ofrohet mbi bazën "siç është" pa garanci për plotësinë, saktësinë, dobinë ose afatin kohor.

INFEKSIONET MRSA(INFEKSIONET E STAPHYLOCOCCUS AUREUS  REZISTENT NDAJ METICILINES)

CFARE ESHTE NJE INFEKSION MRSA?

Infeksioni Staphylococcus aureus rezistent ndaj meticilines (MRSA) shkaktohet nga nje lloj mikrobi (bakteri) qe eshte bere rezistent ndaj shume prej antibiotikeve te perdorur per te trajtuar infeksionet e zakonshme te stafilokokut.

Shumica e infeksioneve MRSA ndodhin te njerezit qe kane qene ne spitale ose mjedise te tjera te kujdesit shendetesor, te tilla si shtepite e pleqve dhe qendrat e dializes.
Kur ndodh ne keto mjedise, njihet si MRSA e lidhur me kujdesin shendetesor (HA-MRSA). Infeksionet HA-MRSA zakonisht shoqerohen me procedura ose pajisje invazive, te tilla si operacione, kanjulat intravenoz apo procedura te tjera .
HA-MRSA mund te perhapet nga punonjesit e kujdesit shendetesor qe prekin njerezit me duar te papastra ose njerezit qe prekin siperfaqe te papastra.

Nje lloj tjeter i infeksionit MRSA ka ndodhur ne komunitetet e medha edhe ne mesin e njerezve te shendetshem.
Kjo forme, MRSA e lidhur me perhapjen ne komunitet (CA-MRSA), shpesh fillon si nje zone e dhimbshme ne lekure.
Zakonisht perhapet nga kontakti nepermjet lekures se nje nje personi te infektuar dhe nje tjetri te shendetshem.
Grupet me te rrezikuara jane personat qe jepin mesim dhe nxenesit ne mjedise shume te populluara dhe pa kushte higjenosanitare, punonjesit e kujdesit per femijet dhe njerezit qe jetojne ne vende te tejmbushura.

SIMPTOMAT E SEMUNDJES NGA MRSA!

Infeksionet e lekures te shkaktuara nga Staphylococcus aureus, duke perfshire edhe MRSA, zakonisht fillojne si gunga te kuqe te fryra dhe te dhimbshme qe mund te duken si pucrra ose pickime merimangash.
Zona e prekur mund te jete:

  • E ngrohte ne prekje
  • Plot qelb ose me nje paisje drenazhe,etj
  • E shoqeruar me nje temperature

Keto gunga te kuqe mund te kthehen shpejt ne vezikula te thella dhe te dhimbshme ( qe permbajne abscese) qe kerkojne drenim kirurgjik.
Ndonjehere bakteret mbeten te kufizuara ne lekure. Por ato gjithashtu mund te depertojne thelle ne trup, duke shkaktuar infeksione potencialisht kercenuese per jeten ne kocka, kyce, plage kirurgjikale, qarkullimin e gjakut, valvulat e zemres dhe mushkeri.

CILAT JANE SHKAKTARET QE JAPIN NJE INFEKSION MRSA?

Ekzistojne lloje te ndryshme te baktereve Staphylococcus aureus, te quajtura zakonisht si infeksionet stafilokoksike. Bakteret normalisht gjenden ne lekuren ose ne hunden e rreth 1/3 se popullsise. Bakteret jane pergjithesisht te pademshme nese nuk hyjne ne trup permes nje prerjeje ose plage tjeter, dhe madje edhe atehere ato zakonisht shkaktojne vetem probleme te vogla te lekures tek njerezit e shendetshem.

Sipas Qendrave per Kontrollin dhe Parandalimin e Semundjeve, rreth 5% e popullsise mbartin ne menyre kronike llojin e baktereve Staphylococcus aureus te njohur si MRSA.

CILET JANE FAKTORET E RREZIKUT PER MRSA?

Per shkak te shtameve spitalore dhe komunitare te MRSA qe zakonisht ndodhin ne mjedise te ndryshme, faktoret e rrezikut per te dy shtamet ndryshojne.

Faktorët e rrezikut për HA-MRSA

  • Hospitalizimet e gjata .
    MRSA mbetet nje shqetesim ne spitale, ku mund te sulmojne ata me te rrezikuarit si : te moshuarit dhe njerezit me sistem imunitar te dobesuar.
  • Te kesh nje pajisje mjekesore invazive ne trup.
    Tubacionet mjekesore te tilla si kanjulat intravenoze ose kateteret urinar. Ato mund te ofrojne nje rruge qe MRSA te udhetoje ne trupin tuaj.
  • Qendrimi ne nje institucion te kujdesit afatgjate.
    MRSA eshte e perhapur ne shtepite e pleqve/azile. Bartesit e MRSA kane aftesine ta perhapin ate, edhe nese nuk jane vete te semure.

Faktorët e rrezikut për CA-MRSA

  • Kontakti me personat e infektuar.
    MRSA mund te perhapet lehtesisht permes prerjeve dhe gervishtjeve dhe kontaktit permes lekures se nje personi te infektuar.
  • Te jetuarit ne ambiente te mbipopulluara dhe me kushte higjenosanitare te ulta.
    Shperthimet e MRSA kane ndodhur ne kampet e stervitjes ushtarake, qendrat e kujdesit per femijet dhe burgjet.
  • Burrat homoseksual.
    Meshkujt qe kryejne mardhenie seksuale me burra kane nje rrezik me te larte per te zhvilluar infektime nga MRSA.
  • Te infektuarit me HIV.
    Njerezit me HIV kane nje rrezik me te larte per te zhvilluar nje infeksion te MRSA.
  • Injektimi i drogerave intravenoze.
    Njerezit qe perdorin droga te paligjshme te injektuara kane nje rrezik me te larte per tu infektuar nga MRSA.

SI ZBULOHET MRSA?

MRSA mund te zbulohet vetem me ane te nje analize mikrobiologjike.
Per te vertetuar praninë, tek personat e shendetshem merren strishio nga hund, fyti, vithet ose nga pjesa perianale.
Tek personat me infeksion me MRSA, ne varesi te pasqyres klinike dhe simptomave te semundjes merret strishio nga hunda, fyti, pjeseve ne lekure, gjak, etj.
Per ta kryer analizen mikrobiologjike nevojiten 2-3 dite.

SI TRAJTOHET MRSA?

Ne te shumten e rasteve personat qe jane te kolonizuar me MRSA nuk kane simptoma te infeksionit dhe nuk kane nevoje per mjekim.
Por, nese duhet ti nenshtroheni ndonje interventi mjekesor invaziv ose ndonje operimi, kjo paraqet nje rrezik me te madh per infeksion.

Vetëm mjeku mund te vendose nese eshte e nevojshme te behet dekolonizimi apo edhe trajtimi per eliminimin sa me efikas te MRSA-s.

Mjekimi i infeskionit me MRSA behet nga mjeku, dhe mund te perfshije trajtim lokal ose administrim lokal te antibiotikeve, per hire te se vertetes perseri vendos mjeku.

REFERENCAT

https://dph.illinois.gov/topics-services/diseases-and-conditions/diseases-a-z-list/mrsa.html

https://www.mayoclinic.org/diseases-conditions/mrsa/symptoms-causes/syc-20375336