Register Now

Login


Lost Password

Lost your password? Please enter your email address. You will receive a link and will create a new password via email.

Add question

Login


Register Now

Platforma pyet mjekun nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi ose përgjegjësi për ndonjë gabim ose lëshim në përmbajtjen e kësaj faqeje. Informacioni i përmbajtur në këtë faqe ofrohet mbi bazën "siç është" pa garanci për plotësinë, saktësinë, dobinë ose afatin kohor.

NAEGLERIA FOWLERI (MENINGOENCEFALITI PRIMAR AMEBIK)

CFARE ESHTE MENINGOENCEFALITI PRIMAR AMEBIK?

Meningoencefaliti primar amebik (MPA) eshte nje semundje e rralle, por pothuajse gjithmone fatale e shkaktuar nga nje infeksioni mikrobik, ameba (organizem i gjalle njeqelizor) i quajtur Naegleria fowleri.

Naegleria eshte nje amebe qe jeton e lire (nje organizem i gjalle njeqelizor). Eshte aq i vogel sa mund te shihet vetem me mikroskop. Zakonisht gjenden ne uje te ngrohte, te fresket (si liqene, lumenj dhe burime te nxehta) dhe ne toke.

SI MUND TE INFEKTOHESH NGA MPA?

Naegleria fowleri eshte nje mikrob qe infekton njerezit ne momentin qe bien ne kontakt me burime uji te infektuara. Kjo zakonisht ndodh kur njerezit shkojne per te notuar, zhytje ose kur fusin koken nen uje te fresket, si ne liqene dhe lumenj. Ameba me pas nepermjet hundes udheton lart ne tru, ku shkaterron indin e trurit dhe shkakton nje infeksion shkaterrues te quajtur meningoencefaliti primar amebik (MPA). MPA eshte pothuajse gjithmone fatale.

Infeksionet nga Naegleria fowleri mund te ndodhin gjithashtu edhe kur njerezit perdorin uje te kontaminuar te rubinetit per te pastruar hundet gjate praktikave fetare ose per te shpelare sinuset e tyre (duke derguar uje ne hunde).

Ne raste shume te rralla, njerezit kane marre infeksione nga Naegleria fowleri nga uji i kontaminuar qe nuk kishte mjaftueshem klor ne te, te tilla si pishinat ose parqet e serfit.

Nuk ka asnje prove qe Naegleria fowleri mund te perhapet permes avujve te ujit ose pikave te aerosolit (si p.sh. mjegull dushi ose avulli nga nje lageshtues).

Njerezit nuk mund te infektohen me Naegleria fowleri duke pire uje te kontaminuar. Njerezit gjithshtu nuk mund te infektohen nga kontakti i ngushte me personat tashme te infektuar.

KU RRITEN KETO MIKROBE?

Naegleria fowleri jeton ne uje te ngrohte, te fresket dhe ne toke ne mbare boten.
Ameba, mikrobet, mund te jene te pranishme ne ujra te embel vecanerisht gjate muajve te ngrohte te korrikut, gushtit dhe shtatorit.

Naegleria fowleri eshte nje organizem qe e do nxehtesinë (termofilik), qe do te thote se lulezon ne nxehtesi dhe i pelqejne ujrat e ngrohte. Ajo rritet me se miri ne temperatura te larta deri ne 46°C dhe mund te mbijetoje per periudha te shkurtra ne temperatura edhe me te larta.

Ameba mund te gjendet ne:

  • Uje te ngrohte te fresket, si liqene dhe lumenj.
  • Uje i burimeve te nxehta.
  • Shkarkime te ujrave te ngrohta nga centralet industriale ose atyre te energjise.
  • Burimet e ujit te pijshem gjeotermal te patrajtuar/papasterizuar (natyrshem te nxehte).
  • Pishina apo parqe surfi ose vende te tjera qe mirembahen keq ose nuk kane klor te mjaftueshem ne to.
  • Uji i rubinetit.
  • Ngrohes uji.
  • Toka, duke perfshire sedimentet/shkembijnte ne fund te liqeneve, pellgjeve dhe lumenjve.

Naegleria fowleri nuk gjendet ne ujin e kripur, si ne oqeane apo dete.

CILAT JANE SIMPTOMAT E MPA?

Naegleria fowleri eshte nje mikrob qe shkakton MPA, nje infeksion i trurit qe shkaterron indet e trurit.
Ne fazat e hershme, simptomat e MPA mund te jene te ngjashme me simptomat e meningjitit bakterial.

Simptomat e para te MPA zakonisht fillojne rreth 5 dite pas infektimit, por ato mund te fillojne edhe brenda 1-12 ditesh. Simptomat e MPA perfshije :

  • dhimbje koke
  • ethe
  • nauze
  • te vjella.

Simptomat e mevonshme mund te perfshijne :

  • ngurtesimin e qafes
  • konfuzion
  • mungesen e vemendjes ndaj njerezve
  • konvulsione
  • halucinacione
  • koma
  • vdekje.
    Pas fillimit te simptomave, semundja perparon me shpejtesi dhe zakonisht shkakton vdekjen brenda rreth 5 ditesh (por vdekja mund te ndodhe brenda 1-18 ditesh).

Shkalla e vdekshmerise per kete semundje eshte 97% te te gjithe te infektuarve.

SI DIAGNOSTIKOHET KJO SEMUNDJE?

MPA mund te jete i veshtire per tu diagnostikuar.
Semundja perparon shpejt, por mund te duhen jave per te identifikuar ameben ne laborator. Mjetet diagnostike aktuale perfshijne vleresimin e lengut cerebrospinal, imazhin e trurit dhe kulturat e gjakut ne laborator. Testet e reja te zbulimit jane ne zhvillim e siper.

Kur merrni pjese ne aktivitete qe lidhen me ujin, mund te ndermerrni veprime per te reduktuar rrezikun qe uji te ngjitet ne hunde dhe te ulni shanset qe Naegleria fowleri te jete ne uje.
Keto veprime mund te perfshijne:

  • Mbajeni hunden mbyllur, perdorni kapese hundesh ose mbani koken mbi uje kur merrni pjese ne aktivitete te lidhura me ujin ne vende me uje te embel te ngrohte.
  • Shmangni aktivitetet e lidhura me ujin ne ujerat e embla te ngrohte gjate periudhave te temperaturave te larta te ujit dhe niveleve te uleta te ujit.
  • Shmangni germimin ose nxjerrjen e sedimenteve ndersa merrni pjese ne aktivitete te lidhura me ujin ne zona te ceketa dhe te ngrohta me uje te embel.

SI TAJTOHET MPA?

Eshte e paqarte nese MPA mund te trajtohet me sukses.
Disa barna kane qene efektive kunder Naegleria fowleri ne laborator. Megjithate, pothuajse te gjitha rastet e raportuara te MPA kane qene fatale te njerëzit edhe kur jane trajtuar me kombinime te ngjashme medikamentesh si ne laborator.

REFERENCAT

https://dph.illinois.gov/topics-services/diseases-and-conditions/diseases-a-z-list/naegleria-fowleri.html

https://www.cdc.gov/parasites/naegleria/general.html

https://www.webmd.com

https://www.health.state.mn.us/diseases/naegleria/index.html

https://www.nebraskamed.com/primary-care/5-things-about-the-brain-eating-amoeba