Register Now

Login

Lost Password

Lost your password? Please enter your email address. You will receive a link and will create a new password via email.

Add question

Login

Register Now

Platforma pyet mjekun nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi ose përgjegjësi për ndonjë gabim ose lëshim në përmbajtjen e kësaj faqeje. Informacioni i përmbajtur në këtë faqe ofrohet mbi bazën "siç është" pa garanci për plotësinë, saktësinë, dobinë ose afatin kohor.

SEMUNDJA PARKINSON

CFARE ESHTE SEMUNDJA PARKINSON?

Semundja e Parkinsonit i perket nje grupi semundjesh ku kemi nje sere crregullimesh te sistemit motorik, te cilat jane rezultat i humbjes se qelizave te trurit qe prodhojne dopamine.
Semundja e Parkinsonit eshte nje crregullim i trurit qe çon ne :

  • dridhje
  • ngurtesi
  • veshtiresi ne ecje, ekuiliber dhe koordinim.

Simptomat zakonisht zhvillohen ngadale me kalimin e viteve. Simptomat e Parkinsonit zakonisht fillojne gradualisht dhe perkeqesohen me kalimin e kohes.

NGA SE SHKAKTOHET KJO SEMUNDJE?

Semundja e Parkinsonit shkaktohet nga humbja e qelizave nervore ne nje pjese te trurit te quajtur substantia nigra.
Kjo con ne nje reduktim te nje substance te quajtur dopamine ne tru.

Dopamina luan nje rol jetik ne rregullimin e levizjes se trupit. Reduktimi i dopamines eshte pergjegjes per shume nga simptomat e semundjes se Parkinsonit.

Eshte e paqarte saktesisht se cfare e shkakton humbjen e qelizave nervore.
Shumica e eksperteve mendojne se nje kombinim i faktoreve gjenetike dhe mjedisore eshte pergjegjes per shfaqjene e semundjeve.

CILAT JANE SHENJAT PARALAJMERUESE DHE SIMPTOMAT E SEMUNDJES SE PARKINSONIT?

Pra sic thame edhe me siper semundja e Parkinsonit i perket nje grupi semundjesh te quajtura crregullime te sistemit motorik, te cilat jane rezultat i humbjes se qelizave te trurit qe prodhojne dopamine.
Kater simptomat kryesore te semundjes se parkinsonit jane :

  1. Dridhja e duarve, kraheve, kembeve, nofulles dhe pjeseve te tjera te fytyres
  2. Ngurtesi e gjymtyreve dhe trungut te trupit
  3. Bradikinesia ose ngadalesia e levizjes
  4. Paqendrueshmeri posturale(drejt) ose ekuiliber dhe koordinim te demtuar.

Ndersa keto simptoma behen me te theksuara, pacientet mund te kene veshtiresi ne ecje, te folur ose kryerjen e detyrave te tjera te thjeshta.
Semundja e Parkinson zakonisht prek njerezit mbi moshen 60 vjec. Simptomat e hershme te semundjes jane delikate dhe shfaqen gradualisht. Ne disa njerez semundja mund te perparoje me shpejt se te te tjeret.

Ndersa semundja perparon, dridhja mund te filloje te nderhyje ne aktivitetet e perditshme duke perfshire veshtiresine ne ecje dhe te folur. Ata gjithashtu mund te kene ndryshime mendore dhe te sjelljes, probleme me gjumin, depresion, veshtiresi ne te mbajturit mend dhe lodhje.

Nje faktor i qarte rreziku per Parkinsonin eshte mosha. Shumica e njerezve me Parkinson se pari e zhvillojne semundjen rreth moshes 60 vjec, rreth 5-10 % e njerezve me Parkinson kane semundje me “fillimit te hershem”, e cila fillon para moshes 50 vjeç.
Format e hershme te Parkinsonit jane shpesh, por jo gjithmone, te trasheguara dhe disa forma kane qene te lidhura me mutacione te gjeneve specifike.

SI DIAGNOSTIKOHET SEMUNDJA E PARKINSONIT?

Nuk ka “nje menyre” per te diagnostikuar semundjen e Parkinsonit.
Ka edhe disa crregullime te tjera qe mund te shkaktojne simptoma si ato te semundjes se Parkinsonit. Njerezit me simptoma te ngjashme me Parkinsonin qe rezultojne nga shkaqe te tjera nha ato te parkinsonit ndonjehere thuhet se kane parkinsonizem.
Ndersa keto crregullime fillimisht mund te diagnostikohen gabimisht si Parkinson, disa teste mjekesore si dhe reagimi ndaj trajtimit me ilace, mund te ndihmoje ne dallimin e tyre nga Parkinson.
Meqenese shume semundje te tjera kane karakteristika te ngjashme, por kerkojne trajtime te ndryshme, eshte e rendesishme qe te behet nje diagnoze e sakte diferenciale sa me shpejt te jete e mundur.

Aktualisht nuk ka teste gjaku apo laboratorike per te diagnostikuar rastet jogjenetike te semundjes se Parkinsonit. Diagnoza bazohet ne 2 element kryesor :
1.historine mjekesore te nje personi
2.nje ekzaminim neurologjik.
Personat qe perjetojne simptoma te ngjashme me ato te semundjes se parkinsonit duhet te konsiderojne te realizojne nje takim me nje neurolog me pervoje dhe trajtimin specifik nen vleresimin dhe trajtimin e nje specialisti te fushes.

KU KONSISTON TRAJTIMI I KESAJ SEMUNDJE?

Aktualisht nuk ka kure per trajtimin e semundjes se parkinsonit, por ka nje sere medikamentesh qe ofrojne lehtesim nga simptomat e semundjes.
Zakonisht, individeve te prekur u jepen: levodopa e kombinuar me karbidopa.
Karbidopa vonon shnderrimin e levodopes në dopamine derisa te arrije ne tru.
Qelizat nervore mund te perdorin levodopen per te prodhuar dopaminen dhe per te rimbushur rezervat e dopamines ne tru.
Megjithese levodopa ndihmon te pakten 3/4 e rasteve me parkinson, jo te gjitha simptomat i pergjigjen njesoj trajtimit me keto medikamente.
Bradikinezia(levizje te ngadalta) dhe ngurtesia i pergjigjen me se miri trajtimit, ndersa dridhja mund te reduktohet vetem pak me ndihmen e trajtimit. Problemet me ekuilibrin dhe simptomat e tjera mund te mos lehtesohen fare.
Antikolinergjiket jane ato qe mund te ndihmojne ne kontrollin e dridhjes dhe ngurtesise.
Ilace te tjera, te tilla si : bromokriptina, pramipeksoli dhe ropiniroli, imitojne rolin e dopamines ne tru, duke bere qe neuronet te reagojne ashtu sic do te reagonin ndaj dopamines.
Nje ilac antiviral, amantadina, gjithashtu duket se redukton simptomat.
Në maj 2006, FDA(Federata Amerikane e Barnave) miratoi rasagilinen per tu perdorur se bashku me levodopen per pacientet me semundje me parkinsonin te avancuar ose si nje trajtim me nje ilac te vetem per stadin e hershme te semundjes.

REFERENCAT

https://dph.illinois.gov/topics-services/diseases-and-conditions/diseases-a-z-list/parkinsons.html

https://www.nhs.uk/conditions/parkinsons-disease/

https://my.clevelandclinic.org/health/diseases/8525-parkinsons-disease-an-overview

https://www.parkinson.org/

https://www.webmd.com/parkinsons-disease/default.htm