Register Now

Login


Lost Password

Lost your password? Please enter your email address. You will receive a link and will create a new password via email.

Add question

Login


Register Now

Platforma pyet mjekun nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi ose përgjegjësi për ndonjë gabim ose lëshim në përmbajtjen e kësaj faqeje. Informacioni i përmbajtur në këtë faqe ofrohet mbi bazën "siç është" pa garanci për plotësinë, saktësinë, dobinë ose afatin kohor.

SEMUNDJA E LEGJIONELOZES

CFARE ESHTE SEMUNDJA E LEGJIONELOZES ?

Legjioneloza eshte nje semundje e shkaktuar nga mikrobet( bakteriet) ne mushkeri,mikrobi quhet Legjionella Pneumophila. Semundja mund te varioje nga nje semundje e lehte qe prek rruget e frymemarrjes deri ne zhvillimin e pneumonise se rende. Ka edhe raste kur kemi nderlikime te medha qe vijne nga ky mikrob qe mund te perfundojne deri me humbje jete. Forma me e zakonshme e Legjionelozes njihet si “Semundja e Legjionareve“/”Semundja e veteraneve“, e quajtur pas nje shperthimi ne vitin 1976, kur shume njerez qe moren pjese ne nje konference te Legjionit Amerikan ne Filadelfia u semuren( gjate nje grumbullimi te ushtareve amerikan). Keto mikrobe gjenden kryesisht ne sistemin e ujit te pijshem ose ne ujrat natyrale.

SI MUND TE INFEKTOHET NJE NJERI NGA MIKROBI I LEGJIONELOZES?

Bakteret e Legjionelozes jane te shperndara gjeresisht ne mjediset ujore dhe zakonisht rriten ne mjedise me uje te ngrohte. Ato jane gjetur ne perrenj dhe pellgje, cezmat e ujit (kryesisht cezmat e ujit te nxehte), rezervuaret e ujit te nxehte, rezervuaret ftohes dhe kondensatoret avullues,xhakuzit dhe burimet ujore dekorative.

Shumica e njerezve te infektuar me mikrobin e legjionelozes,e kane marre semundjen duke thithur mjergullen ose avujt e ujit nga nje burim uji i kontaminuar me bakterin pergjegjes.
Ne disa raste, semundja mund te transmetohet me menyra të tjera, si për shembull spirimi (kur nje pjese e ujit kalon ne mushkeri ) i ujit te kontaminuar. Semundja nuk merret nga pirja e ujit te kontaminuar dhe nuk eshte e mundur po ashtu perhapja nga nje person ne nje person tjeter e mikrobit te Legjionelozes.

Shperthimet ndodhin pas ekspozimit te shume individeve ndaj nje burimi te perbashket te baktereve ne mjedis. Kur ka nje rast te vetem te infektimit me semundjen, eshte jashtezakonisht e veshtire te percaktohet nje burim per perhapjen e infeksionit. Testimi mjedisor rekomandohet vetem kur ka shume raste te infektimit nga semundja ne nje vend te caktuar.

Per shkak se sistemet e ujit te krijuar nga njeriu jane burim i mundshem i infektimit nga mikrobi i Legjionelozes, mirembajtja e ketyre sistemeve eshte shume e rendesishme.
Temperaturat e ujit mund te rriten per te reduktuar/ulur transmetimin apo edhe trajtimet kimike ose biocide mund te administrohen ne sistemet e ujit per te penguar rritjen e baktereve.

CILAT JANE SIMPTOMAT QE MANIFESTON SEMUNDJA NE ORGANIZEM?

Periudha e inkubacionit, koha ndermjet ekspozimit ndaj mikrobit dhe fillimit te semundjes, eshte deri ne 12 dite.
Legjioneloza zakonisht fillon me keto simptoma :

  • temperatura e larte
  • te dridhura
  • dhimbje muskulore
  • dhimbje koke.

Simptoma te tjera mund te perfshijme :

  • kollen (e cila mund te jete e thate ose produktive/me sekrecione),
  • gulcima
  • dhimbje gjoksi
  • simptoma gastrointestinale si diarre.

Semundja e legjionareve nuk mund te dallohet nga shkaqet e tjera te pneumonise bazuar vetëm ne simptoma. Per te vendosur kete diagnozë kerkohen teste laboratorike.

KUSH ESHTE ME I RRISKUAR TE PREKET NGA KY INFEKSION?

Semundja nga infektimi me legjionelozen prek me shpesh personat me te vjeter se 50 vjec. Semundja eshte me e rralle te personat me te rinj se 20 vjec.
Personat me rrezik te larte per t’u prekur nga kjo semundje jane :

  • duhanpiresit aktiv apo pasiv, aktualë dhe te meparshem
  • personat me semundje kronike te mushkërive(SPOK) si emfizema, bronkiti apo astma
  • personat me imunitet te komprometuar/rene (si pacientet qe marrin kortikosteroide ose kane pasur nje transplant te nje organi).
  • personat me semundje te rende si kanceri, semundjet e veshkave, diabeti ose SIDA jane gjithashtu ne rrezik te larte.

SI DIAGNOSTIKOHET KJO SEMUNDJE?

Ashtu sic thame edhe me siper njerezit e cdo moshe mund te semuren nga infeksioni i Legjionareve.
Nje ekzaminim radiografik i gjoksit ( qe mund te jete nje radiografi apo ct/skaner) kryhet zakonisht per te konfirmuar diagnozen e pneumonise.
Testi laboratorik me i zakonshem eshte testi i antigenit urinar, i cili zbulon pranine e antigenit te legjionelozes ne urine.
Diagnoza e Legjionelozes mund te konfirmohet nga marrja e nje kulture bakteriale te ketij mikrobi(izolimi dhe rritja) nga nje pacient i semure.

SI TRAJTOHET NJE SEMUNDJE E ARDHUR NGA INFEKTIMI ME LEGJIONELLA PNEUMOPHILIA?

Kjo semundje trajtohet ne saj te nje mjekimi te kujdesshem me antibiotik. Komplikacionet jane shume te shpeshta ne momentin qe semundja nuk trajtohet ashtu sic duhet ,madje mund te kerkohet hospitalizimi i pacientit(shtrimi ne spital). Per kete semundje nuk ka ende ne vaksine qe do te reduktonte infektimet apo rastet e renda te semundjes.

× Si mund tu vij ne ndihme?