Regjistrohu Tani

HYRJE NE LLOGARI


Lost Password

Lost your password? Please enter your email address. You will receive a link and will create a new password via email.

Shto nje pyetje.

HYRJE NE LLOGARI

Regjistrohu Tani

Platforma pyet mjekun nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi ose përgjegjësi për ndonjë gabim ose lëshim në përmbajtjen e kësaj faqeje. Informacioni i përmbajtur në këtë faqe ofrohet mbi bazën "siç është" pa garanci për plotësinë, saktësinë, dobinë ose afatin kohor.

MORRAT E KOKES

CFARE JANE MORRAT E KOKES?

Morrat e kokes jane parazite(insekte) shume te vogla qe rriten ne zonen e kokes tek njerezit. Jo gjithmone kjo semundje ka te bej me pastertine sepse shpesh-here ajo mund te transmetohet nga kontakti i drejtperdrejte me nje person qe eshte aktualisht mbartes me parazitin ne fjale. Keto parazite jane te vegjel dhe pa krahe,qe qendrojne te ngjitur ne lekuren e kokes dhe tek floket. Ato ushqehen me gjakun qe marrin nga lekura e kokes.

SI NDODH PERHAPJA E MORRAVE TE KOKES NDERMJET NJEREZVE?

Morrat e kokes mund te perhapen nga kontakti i drejtperdrejte ndermjet nje personi te shendetshem dhe nje tjetri te infektuar. Nga ana tjeter, nje menyre transmetimi per morrat e kokes eshte edhe nepermjet kontaktit jo te drejtperdrejte. Por si realizohet kjo? Menyra indirekte per transmetimin e morrave te kokes eshte nepermjet perdorimit te veshjeve te tilla si : pallto,kapele,shalle,etj. Kjo jo vetem kur ju vishni rrobat e dikujt qe eshte mbartes i morrave te kokes, por edhe kur ju vendosni rrobat tuaja ne mbajtese ku ka rroba me prani te morrave te kokes. Po ashtu vlen per tu permendur se menyre transmetimi per morrat e kokes eshte edhe:

  • Furcat per krehjen e flokeve.
  • Peshqiret e dusheve.
  • Peshqiret per tharjen e flokeve.
  • Shtreterit e ndotur.
  • Shtepite e te moshuarve.
  • Instuticioneve arsimore.
  • Instuticionet e tjera shteterore.

Morrat e kokes sic permenda edhe me siper jane parazite shume te vegjel, ato nuk fluturojne dhe e vetmja menyre per transmetimin e tyre eshte nepermjet zvarritjes. Burimi i vetem ushqyes per to eshte gjaku i njeriut. Mundesine me te madhe per infektimin nga morrat e kokes e kane njerezit me nivel socio-ekonomik te ulet, por nuk eshte e thene te ndodhi gjithmone keshtu. Kjo sepse mundesia e transmetimit te parazitit eshte e njejte per cdokend qe mund te ekspozohet kundrejt tij.

CILAT JANE SIMPTOMAT QE JAPIN MORRAT E KOKES TEK NJERZIT?

Simptomat/shenjat qe paraqet kjo semundje jane :

  1. Prurit te shprehur(kruarje te nje shkalle nga te moderuar deri te nje shkalle te fuqishme) e cila eshte prezente ne siperfaqen e kokes,prapa veshit apo ne qafe.
  2. Zona eritematoze(te skuqura) dhe plage si rrjedhoje e kruarjeve.
  3. Therrija/Veze te morrave,qe jane ne forme ovale,ngjyre te bardhe dhe te ngjitura pas flokeve.
    Ne me te shumten e rasteve morrat identifikohen nga nje sy kritik,por shpesh kerkohet ndihma e mjekut per identifikimin dhe trajtimin e patologjis.

SI DIAGNOSTIKOHEN MORRAT E KOKES?

Ne shumicen e rasteve morrat e kokes identifikohen nga vete njerezit qe vuajne nga semundja. Shpesh here ato ose gjejne nje morre te rritur ne floket e tyre ose therrija te bardha/veze te ngjitura ne floke. Zakonisht nese shihni therrija dhe jo parazite te gjalle, atehere kjo nuk tregon domosdoshmerisht se keni morra aktiv ne koke. Nese per nje kohe te caktuar ju nuk keni lehtesim prej simptomave te morrave apo shihni pranine e tyre ne koke per nje kohe te gjate duhet me patjeter te beni nje vizite tek mjeku.

SA ESHTE NJE CIKEL JETESE I NJE MORRI NE KOKE?

Jetegjatesia e nje morri ne koke eshte deri ne 30 dite dhe gjate kesaj kohe morri femer eshte nje gjendje te prodhoje deri ne 90 veze. Pas vendosjes se vezes/therrijes ne koke ka nje kohe inkubimi prej 10 ditesh deri ne lindjen e morrit te ri, e keshtu me rradhe perseritet cikli. Jashte trupit te njeriut morri jeton 2-4 dite.Ndersa therrijat jetojne jashte trupit te njeriut per te pakten 10 dite.

TRAJTIMI I MORRAVE TE KOKES?

Trajtimi i morrave te kokes mund te behet me ilace me apo pa recete nga mjeku, te dyja keto metoda trajtimi jane efektive. Shampot dhe kremerat qe perdoren per vrarjen e morrave permbajne pesticide dhe kimikate te tjera. Perberesit e shampove apo kremerave mund te jene pyrethrin apo permethrin. Nga te gjitha grupet moshore, ato qe duhet te kene me shume kujdes jane grate shtatzana dhe foshnjat. Kjo per shkak te nje rrisku te larte per shkaqe negative qe mund te sjelli absorbimi i kimikateve nepermjet lekures. Duhet te kemi shume kujdes qe te mos e tejkalojme perdorimin e preparateve lokale(jashte kohes se udhezuar nga mjeku/farmacisti) per nje kohe shume pasi egziston rreziku i absorbimit te perberesve toksike nepermjet lekures. Zakonisht egziston mundesia qe therrijat te mos zhduken ne trajtimin e pare,keshtu qe mund te lindi nevoja per nje trajtim te dyte. Duhet te kemi kujdes qe diferenca ndermjet trajtimeve te mos jete me shume se 10 dite,pasi mund ti japi kohe therrijave te kthehen ne morra te rritur. Gjate kohes se trajtimit duhet te kini shume kujdes per higjenen personale, duke i nderruar dhe lare rrobat me 90 grade. Po ashtu duhen perdorur kreher me dhembeza te shpeshta per te lehtesuar largimin e morrave.

Trajtimi i tyre nuk kerkon nje kohe te gjate, zhdukja e morrave mund te behet brenda pak javeve.

SI MUND TA PARANDALOJME INFEKTIMIN NGA MORRAT E KOKES?

Nuk ka asnje menyre te sigurte qe parandalon infektimin nga morrat. Thjesht duhet te keni shume kujdes te beni nje identifikim te hershem te semundjes per te bere te mundur trajtimin e saj.

REFERENCAT

https://dph.illinois.gov/topics-services/diseases-and-conditions/diseases-a-z-list/head-lice.html

https://www.nhs.uk/conditions/head-lice-and-nits/

https://www.mayoclinic.org/diseases-conditions/head-lice/symptoms-causes/syc-20356180

https://www.cdc.gov/parasites/lice/head/gen_info/faqs.html

https://my.clevelandclinic.org/health/diseases/10824-head-lice

Konsultohu me Refije Kadiu

×

Përshëndetje!

Gati për tu lidhur? Zgjidhni një prej mjekëve tanë për të filluar një bisedë në WhatsApp për të marrë konsulten mjekesore që ju nevojitet!

× Si mund tu vijmë në ndihmë?