Regjistrohu Tani

HYRJE NE LLOGARI


Lost Password

Lost your password? Please enter your email address. You will receive a link and will create a new password via email.

Shto nje pyetje.

HYRJE NE LLOGARI

Regjistrohu Tani

Platforma pyet mjekun nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi ose përgjegjësi për ndonjë gabim ose lëshim në përmbajtjen e kësaj faqeje. Informacioni i përmbajtur në këtë faqe ofrohet mbi bazën "siç është" pa garanci për plotësinë, saktësinë, dobinë ose afatin kohor.

HIPERTENSIONI

CFARE ESHTE HIPERTENSIONI?

Hipertensioni ndryshe njihet edhe si tensioni i larte i gjakut. Me presion te gjakut do te kuptojme fuqine me te cilen gjaku udheton ne arterie. Nese kjo force qe ne vetvete mundeson qarkullimin e gjakut ne enet e tij eshte mbi vlerat normale kemi te bejme me hipertension dhe nese eshte nen vlerat normale kemi te bejme me hipotension.

Ne momentin qe masim presionin e gjakut ne marrim 2 vlera : 1-Tensionin SISTOLIK ( eshte presioni qe ushtron gjaku ne muret e arterieve kur del nga zemra ) 2-Tensionin DIASISTOLIK (presioni qe ushtron gjaku ne muret e arterieve kur zemra juaj pushon ndermjet dy te rrahurave).

Tensioni i larte i gjakut ose hipertensioni eshte nje semundje shume e rrezikshme pasi mund te coj ne nje mbingarkese te punes se zemres dhe nje force te vazhdueshme, te madhe qe ushtrohet ne muret e arterieve. Kjo mund te japi nje problem te madh ne duke rriskuar per -semundje kardiake (te zemres), semundje renale(te veshkave), -goditje ne tru(strok) apo deri edhe ne -verbim(humbje te shikimit). Te vuajturit per nje kohe te gjate nga hipertensioni e bene zemren te punoje jashtzakonisht shume duke kontribuar ne formimin e aterosklerozes(humbjen e elasticitetit te mureve te eneve te gjakut). –Vlera normale per presionin e gjakut eshte pranuar te merret vlera 120/80mmHg(ku vlera e pare tregon presionin sistolik dhe vlera e dyte ate diasistolik). . -Do te kemi te bejme me nje prehipertension nese vlerat jane mbi 120/80mmHg. -Kufiri i vlerave qe percakton hipertensionin eshte mbi 140/90mmHg. -Dhe do te quajme krize hipertensive nese vlerat arrijne mbi kufirin 180/110mmHg. -Kufiri i vlerave qe percakton hipotensionin eshte nen 90/60mmHg .

CILET JANE ME TE RRISKUARIT PER TU PREKUR NGA HIPERTENSIONI?

Hipertensioni/presioni i larte i gjakut eshte quajtur edhe si vrasesi i heshtur pasi kjo eshte nje semundje qe ne me te shumten e rasteve nuk ka asnje shenje te dukshme. Po ashtu ne pjesen me te madhe te rasteve shkaktari i semundjes nuk njihet. Kapja e nje velere te larte te presionit te gjakut nuk do te thote patjeter qe ju vuani nga hipertensioni,por eshte nje shenje e hershme qe kerkon observimeve te metejshme. E kjo sidomos per ata qe kane nje histori familjare me hipertension . Statistikat,ne baze te disa studimeve ne amerike, tregojne se personat e rraces se bardhe jane me pak te rriskuar se personat e rraces se zeze.

Me te rrikuar per te zhvilluar kete semundje jane :

  1. Te moshuarit(personat mbi 65vjec).
  2. Personat mbipeshe .
  3. Personat me nje histori familjare pozitive me hipertension.
  4. Personat qe gjate gjithe jetes se tyre kane patur nje presion te larte te gjakut.
  5. Personat duhanpires.
  6. Konsumuesit e sasive te medha te kripes ne ushqime.
  7. Mungesa e aktivitetit fizik.
  8. Konsumi i tepruar i alkoolit dhe i kafese.
  9. Nje gjume jo i rehatshem me rregull.
  10. Te jetuarit ne nje zone ku sherbimet shendetesore jane shume large.
  11. Varferia ekonomike.

FAKTORET E MODIFIKUESHEM QE KONTRIBUOJNE NE HIPERTENSION!

  1. OBEZITETI . Kjo eshte shume e vertete nese BMI(Indeksi i Mases Trupore ) eshte me i madhe se 30.
  2. KONSUMI I TEPRUAR I KRIPES NE USHQIME.
  3. AKLOOLI.
  4. MUNGESA E AKTIVITETIT FIZIK.
  5. STRESI.

FAKTORET E PAMODIFIKUESHEM QE KONTRIBUOJNE NE HIPERTENSION!

  1. Rraca. Afro-amerikanet jane me te predispozuar te zhvillojne hipertension ne krahasim me rracen e bardhe.
  2. TRASHGIMIA. Hipertensioni eshte nje semundje qe ka nje rrisk shume te madhe te trashegohet ne breza.
  3. MOSHA. Per meshkujt mosha e shfaqjes se hipertensionit eshte e mundur ndermjet 35-50 vjec. Ndesa per femrat eshte mosha pas menopauzes, pra pas 50-55 vjec.

SI DIAGNOSTIKOHET HIPERTENSIONI?

Simptomat paralajmeruese te hipertensionit jane :

  • Dhimbje koke.
  • Marramendje.
  • Zhurme ne vesh.
  • Erresim te pamjes apo turbullim te saj.
  • Epistaksis(gjakderdhe nga hundet). etj

Pikerisht keto simptoma dhe te tjera qe mjeku mund ti konsideroj te rendesishme jane nje shenje qe duhet te realizohet nje kontrroll te presionit te gjakut per disa kohe. Dhe ne fund rezultatet do ti prezantohen mjekut per vleresime dhe analiza te metejshme.

TRAJTIMI!

Trajtimi i hipertensionit fukusohet ne 2 drejtime :

  1. Nje stil jetese i shendetshem
  2. Marrja e medikamenteve(ilaceve) te duhura ne kohen e duhur

Sigurisht te dyja keto elemente shume te rendesishme percaktohen me konsulte(vizite) tek mejku.

1.Nje stil jetese i shendetshem.

  • reduktoni konsumin e kripes ne ushqime
  • reduktoni konsumin e alkoolit
  • duhet te humbni peshe nese jeni mbipeshe
  • ushtrohu rregullisht
  • shmangni pirjen e duhanit
  • reduktoni konsumine e kafeines

2.Medikamentet(ilacet) antihipertensive

  • ACE-inhibitor :enalapril,kaptopril,lizinopril,etj.
  • ARB(bblokuesit e receptoreve angiotensin 2) :losartan,valsartan,etj.
  • Ca bllokuesit : nifedipin,dilitiazem,verapamil,etj.
  • Diuretiket : tiazidiket,etj.
  • Beta-bllokuesit :atenolol,bisoprolol,etj.
  • Alfa-bllokuesit

E gjitha kjo percaktohet nga mjeku,prandaj eshte shume e rendesishme te kryeni nje vizite tek mjeku .

REFERENCAT

https://www.nhs.uk/conditions/high-blood-pressure-hypertension/

https://dph.illinois.gov/topics-services/diseases-and-conditions/heart-stroke/high-blood-pressure.html

https://www.cdc.gov/bloodpressure/about.htm#:~:text=High%20blood%20pressure%2C%20also%20called,blood%20pressure%20(or%20hypertension).

https://www.mayoclinic.org/diseases-conditions/high-blood-pressure/symptoms-causes/syc-20373410

https://www.who.int/news-room/fact-sheets/detail/hypertension

Konsultohu me Refije Kadiu

×

Përshëndetje!

Gati për tu lidhur? Zgjidhni një prej mjekëve tanë për të filluar një bisedë në WhatsApp për të marrë konsulten mjekesore që ju nevojitet!

× Si mund tu vijmë në ndihmë?