Regjistrohu Tani

HYRJE NE LLOGARI


Lost Password

Lost your password? Please enter your email address. You will receive a link and will create a new password via email.

Shto nje pyetje.

HYRJE NE LLOGARI

Regjistrohu Tani

Platforma pyet mjekun nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi ose përgjegjësi për ndonjë gabim ose lëshim në përmbajtjen e kësaj faqeje. Informacioni i përmbajtur në këtë faqe ofrohet mbi bazën "siç është" pa garanci për plotësinë, saktësinë, dobinë ose afatin kohor.

MORRAT PUBIKE

CFARE JANE MORRAT PUBIKE?

Morrat pubike jane disa mikrobe me permasa shume te vogla. Keto ndryshe njihen si parazite ne saje te ndertimit te tyre trupor dhe faktit qe kane shume kembe.Emri shkencor per morrat pubik eshte Pediculus pubis. Ky lloj paraziti ka nje lidhje shume te ngushte parazitizmi me njeriun dhe si rrjedhoje ato nuk mund te jetojne me shume se 24 ore jashte trupit te njeriut. Kjo ndodh per arsye se paraziti ushqehet me gjakun nga tupi jone. Morrat pubik kane tre faza riprodhimi :

  1. Veza e parazitit
  2. Morri i ri /therrija
  3. Morri i rritur

Morri eshte ajo faze e parazitit qe shkakton nje prurit (te kruajtur) te shprehur.

SA TE SHPESHTE JANE MORRAT?

Sipas statistikave jane gjithsej rreth 3 milione raste me morra pubik cdo vit ne Amerike, dhe afersisht deri ne 10% e popullsise se botes mund te infektohen cdo vit.

SI MUND TE INFEKTOHET NJE PERSON ME KRABS?!

  1. Transmetimi seksual – Morrat pubik mund te transmetohen nepermjet mardhenieve intime ndermjet nje personi te infektuar dhe nje tjetri te shendetshem.
  2. Transmetimi joseksual – Ju mund te infektoheni nga morrat pubik ne kohen kur jeni duke perdorur peshqire te kontaminuar (mikrobe prezente) nga paraziti apo duke fjetur ne shtreter me carcafe po ashtu te infektuar .

Pra sic thame edhe me siper morrat pubik jane mikrobe qe nuk mbijetojne jashte trupit te njeriut per shume kohe dhe transmetohen nga kontakti i afert me njerezit apo materialet ku ky parazit eshte i pranishem. Zbulimi i morrave pubik tek femijet mund te jete nje shenje e abuzimit seksual . Jashte ketyre rrugeve te transmetimit, nese morrat pubike qendrojne ne kafshe, ato as nuk mund te infektohen nga keto parazit dhe as nuk mund ti perhapin ato.

CILAT JANE SHENJAT APO SIMPTOMAT E INFEKTIMIT NGA KY PARAZIT?

  1. Simptoma (ankesa e pacientit) me e zakonshme e infektimit nga ky parazit eshte nje prurit (kruarje) i shprehur ne zonen pubike (zonen intime). Pruriti eshte shkaktuar si rrjedhoje e nje alergjie te formuar ne ate zone si rrjedhoje e kafshimit nga paraziti. Pruriti fillon pas 5 ditesh nga infektimi me morrat pubik.
  2. Nese ju vuani nga morrat pubik dhe mundoheni te shikoni me kujdes ne zonen perreth organeve genitale , do te shikoni disa parazite (mikrobe) te vegjel te ngjashme me insektet shumekembeshe, me ngjyre te bardhe/gri ose ne ngjyre ndryshku .
  3. Vezet e paraziteve jane te vegjel dhe ne forme ovale (vezore). Ata jane te ngjitur ne bazen e rrenjes se qimes.
  4. Morrat pubik ne me te shumten e rasteve gjenden ne zonen pubike. E megjithate ato mund edhe te gjenden ne sqetull, qepike, mjekerr apo edhe ne floket e kokes.

SI DIAGNOSTIKOHEN MORRAT PUBIK?

Pra nga sa thame me siper dime, morrat pubik rriten ne lekuren perreth organeve genitale. E si rrjedhoje, nese shikoni mjaftueshem afer ne kete hapsire do te jeni te afte te identifikoni disa prej ketyre paraziteve. Nen egzaminimin mikroskopik morrat pubik moren emertimin “gaforre” per shkak se ato kishin gjashte kembe dhe dy krahe te perparem shume te medha. Nje tjeter menyre per identifikimin e tyre eshte kontakti me ofruesit e kujdesit shendetesor. Mjeku apo infermieri i specializuar ne kete fushe mund te kerkoje ndihmen e nje mikroskopi per egzaminimin e parazitit.

SI BEHET TRAJTIMI I MORRAVE PUBIK?!

Morrat pubike jane mikrobe qe rriten ne lekure dhe si rrjedhoje per luftimin e tyre perdoren medikamente lokale (ilace qe vendosen direkt ne lekure ). Keshtu mund te perdoren :

1.Permethrine 1%
2.Piperonyl & pyrethrins butoksid (qe mund te jepen ne formen e shampos).

Trajtimi i mesiperm mund te merret pa recete nga mjeku dhe mund te gjendet ne cdo farmaci. Trajtimi eshte efektiv dhe pa efekte anesore (te padeshiruara) ne shumicen e rasteve dhe nese perdoret sipas udhezimeve te duhura.

Nje tjeter medikament pervec medikamenteve me siper,por qe merret me recete eshte shampo Lindane 1%. Kjo shampo eshte ne gjendje te vrase morrat dhe vezet qe mund te kene leshuar morrat ne trup. Megjithate duhet te kemi shume kujdes pasi shampo Lindane 1% eshte shume toksike per trurin dhe pjesen tjeter te sistemit nervor. Kjo shampo do te perdoret vetem ne ato lloj rastesh kur asnje trajtim tjeter nuk ka qene efektiv per zhdukjen e morrave.

Ka nje liste ku cilesohet se kush persona nuk duhet ta perdorin kete shampo :

  1. Foshnjat e lindura parakohe
  2. Personat me crregullime konvulsive
  3. Femrat shtatzena
  4. Femrat gjate laktacionit (gjidhenies)
  5. Personat me lekure shume te irrituar
  6. Personat qe kane plage te lekures ne ate zone ku do te vendoset shampoja.
  7. Foshnjat, femijet, te moshuarit.

Nje tjeter lloj medikamenti (ilaci)qe perdoret per te luftuar morrat eshte Malathion 0,5%. Ky lloj ilaci, qe eshte ne forme lengu, merret ne farmaci me recete nga mjeku dhe eshte shume efektiv per trajtimin e morrave te kokes, por per trajtimin e morrave pubik nuk eshte shume i rekomanduar. Ivermectin eshte nje medikament (ilac) i suksesshme dikur per trajtimin e morrave, por qe sot nuk perdoret shume shpesh.

SI MUND TE TRAJTOHET INFEKSIONI NGA MORRAT PUBIK?!

  1. Lani zonen e prekur nga morrat pubik dhe kujdesuni ta mbani lekuren te thate pas larjes.
  2. Ndiqni me kujdes udhezimin per perdorimin e medikamentit (ilacit). Aplikojeni solucionin e marre ne zonen ku gjenden morrat pubik dhe lereni te veproje per kohen qe tregon edhe udhezuesi per perdorimin e ilacit. Kujdesuni qe ta largoni te gjithe medikamentin nga zona ku e keni aplikuar pas kalimit te kohes se percaktuar.
  3. Pas perfundimit te trajtimit do te kete ende shume morra apo therrija te ngjitura ne floke. Keshtu si rrjedhoje ato duhet te hiqen me dore apo me kreher me dhembeza te imet.
  4. Pas cdo trajtimi vishni te brendshme te pastra.
  5. Per te eleminuar (vrare) cdo morr nga veshjet e juaja, shtrat, peshqir,etj duhet ti lani ato me 90 grade. Ketu jo vetem mjetet qe keni perdorur gjate trajtimit, por edhe ato qe keni perdorur 2-3 dite pare diagnostikimit me semundjen.
  6. Personat qe kane pasur mardhenie intime (seksuale)me persona te infektuar jane gjithashtu te riskuar per tu prekur nga ky infeksion dhe duhet te trajtohet.
  7. Personat qe jane te lidhur (dashururar) duhet te shmangin mardheniet intime deri ne momentin qe te dy te jene sheruar prej saj.
  8. Perseriteni trajtimin per 9-10 dite nese morrat pubik jane ende prezente.
  9. Nje person i cili pavaresisht trajtimit vazhdon te kete morra pubik duhet te testohet per SST (Semundje Seksualisht i Transmetueshem ).

SI TE PARANDALOJME INFEKTIMIN NGA MORRAT PUBIK?!

  • Abstinenca (nderprerja e madhenieve seksuale) deri ne sherimin prej semundjes .
  • Te pasurit mardhenie seksuale vetem me nje partner (ndryshe quhet monogami).
  • Shmangni mardheniet rastesore, duke reduktuar mundesine e transmetimit te semundjeve seksualisht te transmetueshme.
  • Perdorni prezevative per te parandaluar transmetimin jo vetem te morrave pubik, por edhe te semundjeve seksualisht te transmetueshme.
  • Duhet te realizoni teste/analiza laboratorike rregullisht nese jeni nje person seksualisht aktiv.
  • Nese ju diagnostikoheni me morra pubike duhet te beni kujdes te informoni edhe partneret tuaj qe keni patur mardhenie intime.
  • Mos perdorni mjete personale te askujt tjeter, pervec se te juajat. Ato jane burim transmetimi per shume semundje.

Problemi me i madh qe qendron nga infektimi me morra pubik eshte se mund te kemi demtime sekondare te lekures nga te kruarat shume te forta.

Shkruar nga: Refije Kadiu, Bachelor ne Infermieri te pergjithshme

Edituar nga : Dr.Albana Greca, MMedSc

REFERENCAT

https://dph.illinois.gov/topics-services/diseases-and-conditions/diseases-a-z-list/crabs.html

https://www.cdc.gov/std/

https://www.ashasexualhealth.org/

https://www.mayoclinic.org/diseases-conditions/pubic-lice-crabs/symptoms-causes/syc-20350300

https://www.nhs.uk/conditions/pubic-lice/

https://www.cdc.gov/parasites/lice/pubic/index.html

Konsultohu me Refije Kadiu

×

Përshëndetje!

Gati për tu lidhur? Zgjidhni një prej mjekëve tanë për të filluar një bisedë në WhatsApp për të marrë konsulten mjekesore që ju nevojitet!

× Si mund tu vijmë në ndihmë?