Regjistrohu Tani

HYRJE NE LLOGARI


Lost Password

Lost your password? Please enter your email address. You will receive a link and will create a new password via email.

Shto nje pyetje.

HYRJE NE LLOGARI

Regjistrohu Tani

Platforma pyet mjekun nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi ose përgjegjësi për ndonjë gabim ose lëshim në përmbajtjen e kësaj faqeje. Informacioni i përmbajtur në këtë faqe ofrohet mbi bazën "siç është" pa garanci për plotësinë, saktësinë, dobinë ose afatin kohor.

KLAMIDIA

KLAMIDIA

CFARE ESHTE KLAMIDIA?

Klamidia eshte nje bakter (mikrob) ,i cili infekton ne pjesen me te madhe te rasteve cerviksin(qafen e mitres) , uretren(fshikzen e urines) ,por edhe rektumin ,syte apo fytin megjithese me rralle . Klamidia Trachomatis eshte pergjegjese per zhvillimin e Semundjes Seksualisht te Transmetueshme (SST ) ,i ardhur nga ky m.o (mikroorganizem ).Pra ajo eshte pergjegjese per Cervicitin tek femrat, Uretritin dhe Proktitin( inflamacion i kolonit) tek te dy femrat dhe meshkujt .

Infeksionet e shkaktuara nga klamidia tek femrat mund te japin probleme serioze, te tilla si :

  1. ,Semundjen Inflamatore Pelvike.
  2. Infertilitet si rrjedhoj e prekjes dhe demtimit te tubave te Fallopit.
  3. Shtatzani ektopike.
  4. Dhimbje Kronike Pelvike.

Limfogranuloma venereum (LGV) eshte nje nenlloj i SST ,i shkaktuar nga i njejti lloj bakteri dhe eshte pergjegjes per Proktitin ne mesi e meshkujve homoseksual .

SA SHPESH E HASUR ESHTE INFEKTIMI NGA KLAMIDIA?

Klamidia eshte nje nga SST bakteriale me rastet me te shpeshta, te hasura ne SHBA. Ne vitin 2010 u raportuan rreth 1.4 milion raste te infektimit nga klamidia ne SHBA. Shume raste infektimesh shpesh mbeten te padiagnostikuara per arsye sepse shpesh ky infeksion nga ky lloj bakteri nuk shfaq simptoma . Klamidia eshte pergjegjes per shumicen e infeksioneve qe shfaqen tek te rinjte ,seksualisht aktiv.

CILAT JANE RRUGET E INFEKTIMIT NGA KLAMIDIA?

Njerezit mund te infektohen nga Klamidia ne keto menyra :

  1. Rruge Seksuale ( anale,vaginale ose orale). Ky lloj bakteri mund te transmetohet edhe nese partneri nuk ejakualon(derdhja e spermes ) tek partnerja .
    Personat te cilet kane qene te infektuar nga klamidia ,por qe fatmiresisht jane sheruar mund te infektohen serisht nese njeri nga partneret eshte i infektuar .
  2. Rruge vertikale ,nga nena tek femija gjate aktit te lindjes .

KUSH ESHTE ME I RRISKUAR PER TU INFEKTUAR NGA KLAMIDIA?

Cdo person seksualisht aktiv mund te infektohet nga klamidia. Cdokush i cili ka keto simptoma genitale: -disfunksion seksual,-djegie gjate urinimit dhe -plage ose skuqje te pazakonta ne organet genitale ,duhet te shmangi cdo lloj kontakti seksual deri ne realizimin e nje vizite tek mjeku dhe percaktimin e sakte te diagnozes .
Per shkak se Klamidia eshte zakonisht asimptomatike eshte shume i rendesishem realizimi i nje egzaminimi laboratorik dhe klinik . Zbulimi i infeksionit eshte pare te kete sjellur uljen e pasojave negative te semundjes tek femrat. Burimet shendetesore rekomandojne kryerjen e egzaminimve klinike vjetore per te gjitha femrat seksualisht aktive te moshes 25 vjec ose ato me te reja apo me te rritura me faktor rreziku pozitiv per infektimin nga klamidia .
Per grate shtatzana testet depistuese per klamidian duhet te realizohen ne tremujorin e pare te barres . Nese gruaja ka nje rrezik te shtuar per infektimin nga klamidia si psh : kontaktet seksuale me shume partner ,atehere kontrrollet duhen vazhduar me tej deri ne tremujorin e trete te shtatzanise . Kjo semundje mund te behet shkak per infeksione tek syte dhe pneumoni te i porsalinduri .

Testet rutine ,depistuese,per klamidian nuk rekomandohen te realizohen tek meshkujt aq rreptesisht sa rekomandohen tek femrat . Me te rriskuar jane meshkujt me shume partner seksual dhe homoseksual , te cilet kryejne mardhenie seksuale anale apo orale . Keto persona duhet te kryejne testete depistuese per klamidian cdo vit . Po ashtu personat e infektuar nga HIV para moshes 25 vjec jane me te rriskuar per infeksione nga klamidia me shume se pjesa tjeter e kesaj popullate .

CILAT JANE SIMPTOMAT QE MANIFESTON KJO SEMUNDJE?

Klamidia eshte nje semundje e heshtur ,per arsye sepse shumica e te infektuarve nuk shfaqin simptoma rreth semundjes .Edhe nese simptomat shfaqen pas infektimit , predispozita me e madhe eshte te shfaqen disa jave pas ekspozimit primar nga bakteri .
Rreziku me i madh qe vjen nga infektimi me klamidian qendron ne faktin se megjithese kjo semundje nuk shfaq simptoma ajo mund te demtojne sistemin riprodhues femeror.
Si rrjedhoj e ketij infeksioni shfaqen keto simptoma tek femrat :

  • Rrjedhie(sekrecione te shtuara) vaginale .
  • Cerviciti .
  • Uretriti,mund te japi dhimbje gjate aktiti te urinimit .
  • Infektimi nga klamidia i uterusit dhe tubave te fallopit .
  • SIP , behet shkak per dhimbje abdominale dhe dhimbje pelvike.
  • Infertitlitet .
    Meshkujt mund te kene :
  • sekrecione nga organi genital mashkullor.
  • djegie gjate urinimit .
    Megjithese me pak e hasur kemi edhe mundesine e zhvillimit te epididymitis .
    PO ashtu kemi prekjen e rektumit (proktiti) nga ky infeksion si tek femrat ashtu edhe tek meshkujt,megjithese semundja nuk ka simptoma ne shumicen e rasteve .Ato pak shenja te vogla te semundjes mund te jene :
  • dhimbja rektale .
  • sekrecione .
  • rektorragji.

CFARE KOMPLIKACIONESH MUND TE SHKAKTOJE INFEKTIMI NGA KLAMIDIA?

  1. Kalimi i infeksionit te klamidias drejt uterusit dhe tubave te Fallopit mund te shkaktoje SIP.
  2. Te qenurit mbartes i SIP , mund te behet shkak per simptoma te tilla si dhimbja abdominale dhe dhimbja pelvike .
  3. Probleme afatgjata ne sistemin riprodhues femeror , madje mund te japin deri ne infertilitet .
  4. Komplikacionet tek meshkujt jane te rralle ,por ne disa raste ato mund te behen shkak edhe per infertilitet tek meshkujt .

SI REALIZOHET DIAGNOSTIKIMI I KLAMIDIAS?

Infeksionet nga klamidia diagnostikohen ne saj te testeve laboratorike . Mostrat qe merren me shpesh per te bere realizimin e kesaj analize perfshijne : – marrjen me ane te nje tamponi e nje mostre nga sekrecionet vaginale ose – testi i urines .

SI BEHET TRAJTIMI I INFEKSIONEVE NGA KLAMIDIA?

Penicilina nuk eshte efektive ne trajtimin e infeksioneve nga klamidia . Kjo patologji mund te trajtohet lehtesisht duke perdorur terapi me antibiotik . Si personat HIV-pozitiv ashtu edhe personat HIV-negativ ,per infeksionet nga klamidia marri te njejtin trajtim. Po ashtu keto pacient duhet te shmangin kontaktet seksuale per 7 dite pas marrjes se dozes se pare te antibiotikut ,per te shmangur perhapjen e infeksionit tek partneri/ja. Infeksioni i ardhur nga klamidia mund te riperseritet nese nuk behet nje diagnostikim apo trajtim i infeksionit ne cift . Pas 3 muajsh duhet te behet nje ritestim per personat qe kane qene mbartes te semundjes ,pavarsisht se partneret e tyre seksual mund te jene trajtuar me sukses .

Per sa i perket trajtimit te foshnjave te lindura nga nena mbartese te semundjes , edhe ato trajtohen me antibiotik. Problemet me te theksuara per foshnjat si rrjedhoj e infektimit nga klamidia konsistonje ne konjuktivitis dhe pneumonia.

SI MUND TA PARANDALOJME INFEKTIMIN NGA KLAMIDIA?

  1. Shmangia e mardhenieve seksuale nga personat e infektuar me klamidia .
  2. Trajtimi i partnerit seksual ,nese partneri tjeter ka rezultuar i infektuar nga semundja .
  3. Perdorimi i masave mbrojtese gjate mardhenieve seksuale .

REFERENCAT

https://dph.illinois.gov/topics-services/diseases-and-conditions/stds/chlamydia.html

https://www.webmd.com/sexual-conditions/chlamydia

https://www.mayoclinic.org/diseases-conditions/chlamydia/symptoms-causes/syc-20355349

https://www.nhs.uk/conditions/chlamydia/symptoms/

https://www.cdc.gov/std/chlamydia/stdfact-chlamydia.htm

Konsultohu me Refije Kadiu

×

Përshëndetje!

Gati për tu lidhur? Zgjidhni një prej mjekëve tanë për të filluar një bisedë në WhatsApp për të marrë konsulten mjekesore që ju nevojitet!

× Si mund tu vijmë në ndihmë?