Register Now

Login


Lost Password

Lost your password? Please enter your email address. You will receive a link and will create a new password via email.

Add question

Login


Register Now

Platforma pyet mjekun nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi ose përgjegjësi për ndonjë gabim ose lëshim në përmbajtjen e kësaj faqeje. Informacioni i përmbajtur në këtë faqe ofrohet mbi bazën "siç është" pa garanci për plotësinë, saktësinë, dobinë ose afatin kohor.

EGZAMINIMET E GJIRIT DHE MAMOGRAFIA

EGZAMINIMET E GJIRIT DHE MAMOGRAFIA

Zbulimi i kancerit te gjirit ne stadet e hershme te semundjes eshte menyra me e mire , e cila rezulton ne nje trajtim medikal te suksesshem dhe sherimin e plote nga patologjia, qe per hir te se vertetes eshte vdekjeprurese .

Jane gjithsej tre metoda te cilat mundesojne detektimin e hershem te semundjes qe cdo femer duhet ti praktikoje rregullisht :

  • Vet-egzaminimi mujor i te dy gjinjve.
  • Egzaminimi klinik i gjinjve nga punonjes te fushes se mjeksis .
  • Realizimi i mamografise ne intervale kohore te rregullta.

SI MUND TE BEJME NJE VET-EGZAMINIM TE GJINJVE?

Cdo vajze/grua e cila eshte mbi 20 vjec duhet te realizoje nje vet-kontroll mujor te te dy gjinjve , dy ose tre dite pas ciklit menstrual . Nese personi nuk ka pasur cikel menstrual per muajin aktual ,ajo duhet ta realizoj vet-kontrollin ne te njejten date si te muajti te kaluar kur cikli ka ndodhur . Vet-egzaminimi mujor mund t’ju ndihmoje te kuptoni menyren se si gjiri juaj duket , te jeni te afte te kuptoni cdo ndryshim ne pamjen e gjirit tuaj dhe cdo ndjesi qe nuk ka qene normale ne palpimin e gjirit nga palpimi i fundit .

Keto shenja qe do te listohen me poshte duhen raportuar menjehere tek mjeku sepse kerkojne nje vemendje shume te detajuar.

  • Prania e nje mase (gunge) ne palpimin e zones afer gjoksit ose nen sqetull.
  • Trashje ose edem ne nje pjese te gjirit .
  • Acarim ose gropezim i lekures se gjirit .
  • Eritem ose plasaritje ne zonen e gjoksit ose thithave te gjirit .
  • Dhimbje ose terheqje te thithes se gjirit .
  • Rrjedhje nga thitha e gjirit te sekrecioneve , si qumesht apo edhe hemoragjike.
  • Ndryshime ne madhesine apo formen e gjirit .
  • Dhimbje ne cdo pjese te gjirit .
    Duhet te dini se jo cdo njera prej ketyre shenjave mund te paralajmeroj kancer te gjirit . Ato mund te jene pasoje edhe e kushteve te tjera shendetesore te gjirit , prandaj duhet realizuar nje konsulte me mjekun per vendosjen e nje diagnoze te sakte .

INSTRUKSIONE SE SI REALIZOHET NJE VET-EGZAMINIM MUJOR I GJIRIT!

Veshtroni per ndryshime te dukshme .

Mbani nje posture te trupit drejte , me krahet anesh . Kerkoni per simetrine e te dy gjokseve tuaj .

  • Formen
  • Ngjyren
    Kontrolloni per :
  • Gropezime ne strukturen e gjirit tuaj .
  • Ndryshime te lekures se gjirit .
  • Plasaritje(carje) te lekures se gjirit .
  • Rrjedhje nga thitha e gjirit .

Ngrini krhet tuaj mbi nivelin e supeve dhe veshtroni per :

  • Simetrine ne te dy gjokset tuaj .
  • Plasaritje ose carje ne lekuren e gjoksit .
  • Gropezime ne strukturen e gjoksit tuaj .

Vendosni duart ne bel dhe perkuluni para . Kontrolloni per :

  • Simetrine.
  • Drejtimin e thithes se gjirit.
  • Pamjen e pergjithshme.

Shtrihuni mbi shpine , ngrini njerin krah mbi koke dhe me doren tjeter beni nje vleresim te gjirit .

Egzaminojeni gjirin :

  • Kontrollojeni te gjithe zonen nga pjesa e nen sqetulles deri ne vijen e poshtme te recipetave.
  • Kontrollojeni te gjithe zonene e gjirit rreth e rrotull ,kontrolli duhet bere nga periferia ne qender duke u kujdesur te palpojme te gjithe gjirin .
  • Kontrollojeni zonen rreth e rrotull sqetulles dhe pjesen e brendshme te parakrahut .

Perdorni mollezat e tre gishtave te mesit te dores tuaj per te egzaminuar gjirin e anes tjeter te dores egzaminuese . Vleresimi i gjirit behet ne forme cirkulare duke u kujdesur qe te paplojme te gjithe gjirin .

Perdorni tre nivele presioni :

  • Te lehte
  • Mesatar
  • Te forte

Egzaminojeni te gjithe zonen duke perdorur modelin e shiritit vertikal. Nese ne kontrollin tuaj te permuajshem ju vereni se keni nje mase te palpueshme ( gunge ) , nje nyje limfatike edematoze duhet ta raportoni menjehere tek mjeku juaj .

SI DUHET REALIZUAR NJE VIZITE NGA ANA E PUNONJESVE TE FUSHES SE MJEKSISE!

Nje egzaminim mjeksor i gjirit duhet te jete patjeter pjese e çdo vizite shendetesore vjetore per femrat mbi 20 vjeç . Gjate kontrrollit mjeksor , mjeku ose infermierja juaj do te palpoje me kujdes gjoksin , zonen nen sqetull dhe pjesen e brendshme te krahut tuaj duke kontrolluar per masa te forta (gunga) dhe ndryshime te tjera. Gjate vizites mjeksore ,ofruesi juaj i kujdesit shendetesor gjithashtu mund t’ju tregoje menyrën e duhur se si te kryeni nje vet-kontroll mujor te gjirit .

TESTI I MAMOGRAFIS .

Mamografia eshte nje test mjeksor i cili eshte i afte te detektoj kancerin e gjirit qe ne stadet e hershme te semundjes dhe sigurisht stadin me lehtesisht te trajtueshem . Megjithate edhe testi i mamografis nuk eshte perfekt dhe ndonjehere mund te mos i detektoj te gjitha llojet e kancerit prezent . Per kete arsye nje femer nuk duhet ti injoroje simptomat e saj edhe nese nje mamografi rezulton normale . Ndryshimet qe mund te ndodhin ne gjinje mund te mos detektohen nga mamografia nese indi i gjirit eshte i ngjeshur dhe granular, sic ndodh tek vajzat e reja . Prandaj edhe keshillohet nje kontroll mjeksor vjetor tek mjeku cdo vit .

Kur keshillohet te realizohet nje mamografi ?

Mamografia keshillohet te kryhet per here te pare te grate me moshe mbi 40 vjec dhe pas saj ajo duhet te kryhet cdo vit ne menyre periodike . Nese ju keni nje histori familjare pozitive me kancer gjiri dhe po ashtu ndieni simptoma shqetesuese ne gjinje atehere duhet te konsultoheni me mjekun tuaj . Keshtu mjeku juaj do t’ju rekomandoj te realizoni nje mamografi me heret se mosha standart qe permendem me siper .

Cfare kerkon paraprakisht realizimi i nje mamografie ?

  • Mamografia realizohet dy deri ne tre dite ose nje jave pas menstruacioneve te fundit .Ne kete kohe gjoksi dhemb me pak se ne nje periudhe tjeter .
  • Sillni te gjitha mamografite qe keni realizuar , biopsite po ashtu apo trajtimet qe keni ndjekur me pare .
  • Nese keni realizuar nje mamografi ne nje tjeter klinik/spital dhe e realizoni konsulten ne nje tjeter vend atehere analizen duhet ta keni patjeter me vete.
  • Nuk duhet te perdorni deotorant apo parfume deri ne momentin qe beni mamografine sepse mund te shfaqen ne film si njolla kalciumi .
  • Vishni pantallon me nje kemish apo kemish me nje fund . Kjo sepse ne kete menyre ju mund te zhvisheni nga beli e lart dhe te realizonin amamografine me lehte .

Duhet te beni shume kujdes ne kliniken qe zgjidhni per te kryer mamografine pasi duhet te kene nje standart te larte te imazheve ( rreze X) qe shfaqin . Po ashtu duhet te dini se edhe kosto e mamografise varion nga disa faktore , si per shembull te qenurit apo jo i regjistruar ne sigurimet shendetesore apo politikat qe ndjek vendi . Keshtu per shembull duhet te dini se amerika ofron vizita falas te tilla si PAP-test per grate me moshe 35-64 vjec .

Rezultatet e mamografis merren brenda dy javeve deri ne 30 dite dhe asnjehere nuk duhet te largoheni pa marre komentin e mjekut tuaj . Per ato persona te cilet kane nje mase te forte ( gunge ) rezultati i nje mamografie normale nuk duhet te mjaftohet me kaq . Patjeter duhet te shoqerohet me nje ECHO apo BIOPSI , per tu siguruar qe nuk eshte kancer .

Zbulimi i kancerit te gjirit qe ne stadet e hershme te saj ka nje trajtim me te suksesshem dhe nje shkalle mbijetese me shume se 98 % .

REFERENCAT

https://dph.illinois.gov/topics-services/diseases-and-conditions/diseases-a-z-list/breast-exams-mammograms.html

https://insurance.illinois.gov/

https://www.accessdata.fda.gov/scripts/cdrh/cfdocs/cfMQSA/mqsa.cfm

https://www.cancer.gov/types/breast/breast-changes/understanding-breast-changes.pdf

https://www.cancer.org/

http://www.cancerscreening.illinois.gov/

https://www.cancer.gov/types/breast

https://www.cdc.gov/cancer/breast/

× Si mund tu vij ne ndihme?