KANCERI I VEZIKES URINARE
CFARE ESHTE KANCERI I VEZIKES URINARE?
Vezika urinare eshte e lokalizuar ne pjesen e poshtme abdominale dhe eshte nje organ pjese e traktit urinar , funksioni i se ciles eshte grumbullimi i urines .Veshkat bejne te mundur filtrimin e gjakut dhe prodhimin e urines . Ureteret jane dy struktura cifte , ku secila prej tyre del nga nje veshke ,funksioni i se ciles eshte transportimi i urines nga veshhkat (pelvisi renal) ne vezike . Pasi sasia e urines arrine nje nivel te caktuar ne vezike , atehere kjo e fundit nepermjet uretres ben nxjerrien e saj jasht trupit .
Jane gjithsej tre lloje te kancerit te vezikes urinare .
1.KARCINOMA ME QELIZA KALIMTARE (TRANZITORE).
Shumica e karcinomave te vezikes urinare e kane origjinen nga qelizat tranzitore . Ky tip i kancerit fillon ne qelizat qe veshin pjesen e brendshme te vezikes urinare .
Ato kane tendence te perhapen ne momentin qe vezika urinare eshte e tejmbushur ose ne momentin e kontraktimit pas zbrazjes se saj .
2.KARCINOMA ME QELIZA SKUAMOZE .
Kemi te bejme me nje tip karcinome qe prek qelizat e sheshta te vezikes urinare. Qelizat skuamoze shfaqen ne vezike si nje pergjigje ndaj infeksioneve ose irritimeve te shpeshta . Me kalimin e kohes qelizat skuamoze mund te shenderrohen ne qeliza kancerogjene.
3.ADENOKARCINOMA .
Kemi te bejme me ate tip te rralle te karcinomes qe prek qeliza e gjendrave te vendosura rreth vezikes urinare, te cilat jane ne gjendje te sekretojne mukus .
Kanceri i vezikes urinare mund te pershkruhet si :
- KANCERI SIPERFAQSOR I VEZIKES URINARE .
Ky lloj i kancerit prek vetem qelizat e vezikes urinare, pa u perhapur me tej. - KANCERI INVAZIV I VEZIKES URINARE .
Ky lloj i kancerit ka aftesine te kaloj strukturat indore te vezikes urinare dhe te perhapet ne organet e aferta dhe/ose gjendrat limfatike.
Sipas “Regjistrit Shteteror te Kancerit ne Illinois”, ne vitin 2008, do te diagnostikoheshin rreth 2,950 raste te reja me kancer te vezikes urinare . Prej tyre, rreth 2220 do te ishin meshkuj dhe rreth 730 femra. Rreth 610 prej ketyre pacienteve do te vdisnin nga kanceri i fshikezes ne vitin 2008.
CILET JANE SHKAKTARET DHE FAKTORET E RRISKUT PER ZHVILLIMIN E KANCERIT TE VEZIKES URINARE?
Nje shkaktar i qarte se perse zhvillohet kanceri i vezikes urinare nuk eshte ende qartesisht i njohur . Kjo patologji ka nje predispozite me te madhe te zhvillohet tek meshkujt ne krahasim me femrat , plus qe ka nje incidence te larte shfaqja e saj tek rraca e bardhe ne krahasim me rracat e tjera .
Ne vitin 2002 , kanceri i vezikes urinare ishte i katerti nder llojet me te diagnostikuara te kancerit tek burrat e rraces se bardhe ,I pesti ne rradhe nder kanceret me te diagnostikuar tek burrat Hispanik . Gjithashtu i shtati nder karcinomat me te diadnostikuar tek meshkujt e rraces se zeze dhe aziatiket .
CILAT JANE SIMPTOMAT QE SHFAQ KJO SEMUNDJE NE ORGANIZEM?
Ne stadet e hershme te semundjes ,kanceri i vezikes urinare nuk shfaq asnje shenje apo simptome . Nje nder shenjat e para te pikasura te semundjes do te permendim nje urine me ngjyre te erret ose prezencen e gjakut ne urine ( hematuria ).
Simptoma te tjera te semundjes do te permendim :
- Urinimi shume frekuent (urinimi i shpeshte ne intervale kohore te shkurtra) .
- Urgjenca ne urinim .
- Pamundesia per te urinuar .
- Urinim i dhimbshem .
- Akti i urinimit qe zgjat ne kohe .
- Dhimbje ne pjesen e fund-shpines .
SI MUND TE PARANDALOHET ZHVILLIMI I KESAJ SEMUNDJE?
Nuk ka ende nje menyre se si mund te parandalohet zhvillimi i kancerit te vezikes urinare . E megjithate ka disa menyra se si mund te reduktojme faktoret e rriskut , qe favorizojne zhvillimin e semundjes :
- Shmangni ekspozimin ndaj kimikateve kancerogjene : me te rriskuarit ketu perfshihen personat qe punojne me bojerat e flokeve dhe lyerjet me boje te ambienteve. Perpunuesit e metaleve , te lekures dhe gomes .
- Rrisni numrin e aktiviteteve fizike .
- Duhet inkurajuar konsumi i shume likideve , e domosdoshmerisht ujit .
- Ndalimi i konsumit te duhanit .
Duhanpirja eshte nje nder faktoret e rriskut per shume patologji qe zhvillohen ne organizem . Ky lloj kanceri eshte gjendur me shpesh ne 50% te meshkujve duhanpires dhe 20% tek femrat duhanpirese .
Ushqimet me shume kalori dhe yndyra , ashtu sikunderse edhe mbipesha jane iniciues te semundjes. Prandaj eshte shume e rendesishme rregullimi i dietes ushqimore per cdo person.
REFERENCAT