Regjistrohu Tani

HYRJE NE LLOGARI


Lost Password

Lost your password? Please enter your email address. You will receive a link and will create a new password via email.

Shto nje pyetje.

HYRJE NE LLOGARI

Regjistrohu Tani

Platforma pyet mjekun nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi ose përgjegjësi për ndonjë gabim ose lëshim në përmbajtjen e kësaj faqeje. Informacioni i përmbajtur në këtë faqe ofrohet mbi bazën "siç është" pa garanci për plotësinë, saktësinë, dobinë ose afatin kohor.

KANCERI PULMONAR

KANCERI PULMONAR

Cfare eshte kanceri pulmonar?

Kanceri pulmonar eshte ai lloj kanceri qe prek pulmonin dhe fatkeqeshisht po peson nje rritje shume te madhe ne numer kohet e fundit . Ne nje studim te bere ne Illinois ,Amerike , ne vitet 1973-1992 nxorri ne pahe se shifrat e larta te kancerit pulmonar ishin me te larta se disa lloje te tjera te kancerit te kombinuara se bashku . Po ashtu mendohet se ne te ardhmen , jo shume te larget , tek femrat rritja e incidences se kancerit pulmonar do ta tejkaloj ate te kancerit te gjirit .

Pulmonet jane organe cifte , te vendosura ne toraks ( kraharor ) dhe kane nje madhesi te konsiderueshme . Ky organ mund te preket nga kanceri ne rrethana dhe faktor predispozues te ndryshem , por statistikisht sipmtomat mund edhe te vonojne shfaqjen e tyre deri pas 10 vitesh nga inkokulimi i semundjes . . Per kete arsye , ndonjehere sherimi prej semundjes eshte i pamundur sepse deri ne momentin qe patologjia shfaqet , kanceri mund te jete i perhapur ne organizem . Kanceri pulmonar eshte nje semundje qe mund te parandalohet dhe kjo duke shmangur faktoret e rriskut .

Cilet jane shkaktaret e kancerit pulmonar?

Disa shkaktare te kancerit pulmonar permendim :

  1. Pirja e duhanit .
    Ky ves eshte konsideruar si nje shkaktar primar i kancerit pulmonar deri ne 85% te rasteve totale te semundjes .
  2. Duhanpirja pasive ,ekspozimi ndaj Radonit , ekspozimi ndaj substancave inhalatore te demshme industriale si :
    -asbesti
    -rrezatimi ne pune .
  3. Ndotja e ajrit .
  4. Kushtet mjeksore si : – Tuberkulozi apo – kushte te tjera mjeksore .

Rreth 20% e pacienteve me kancer pulmonar nuk kane pire asnjehere duhan ne jeten e tyre . Po ashtu njerezit qe kane qene pires te duhanit por per nje arsye ose per nje tjeter e kane lene , perseri kane nje rrezik per kancer pulmonar .

Cilet jane me te rriskuarit per tu prekur nga kanceri pulmonar?

Personat te cilet kane qene ose jane duhanpires , jane me te rriskuarit per te zhvilluar kancer pulmonar ne krahasim me personat qe nuk jane pires te duhanit . Vitet qe nje person ka konsumuar duhan , numri i cigareve qe ai konsumon ne dite dhe niveli sa thelle personi e thith duhanin ne pulmone jane arsye qe po ashtu ndikojne ne zhvillimin e kancerit pulmonar .

Persona te tjere te rriskuar jane duhanpiresit pasiv , paciente qe vuajne nga tuberkulozi apo nga infeksione te tjera pulmonare , do te shtojme po ashtu ndotjen e ambientin dhe mjedisin ku nje person punon dhe jeton ( ekspozimi ndaj substancave te demshme sic thame per radonin , asbestin, etj ).

Cilat jane simptomat qe manifestohet kjo semundje?

Simptomat qe manifeston kjo semundje jane :

  1. Kolle te vazhdueshme .
  2. Hemoptizi ( e kollitur me gjak ) .
  3. Sekrecione te nxjerra nga pulmoni , por me ngjyre jo normale .
  4. Dhimbje kronike ne kraharor , shpine dhe ne shpatull.
  5. Pneumoni e perseritur ose bronkit .
  6. Edeme ne qafe dhe fytyre .
  7. Lodhje te pashpjegueshme .
  8. Gulcima , fishkellima dhe zhurma ne karaharor gjate aktit te respirimit.
  9. Humbje te oreksit dhe si rrjedhoje edhe te peshes .
  10. Ngjirje zeri .

Kanceri pulmonar zakonish nuk diagnostikohet ne stadet e hershme te tij , dukeqenese pulmonet jane organe cifte e me madhesi te konsiderueshme . Zbulimi i tij ndodh ne stade te avancuara , kur vitaliteti pulmonar bie . Kjo semundje zbulohet ne saj te nje hije ne radiografine e toraksit , dhe ne momentin qe manifestohet me disa nga simptomat e mesiperme duhet bere nje vizite e hollesishme tek mjeku .

Si duhet te veprojme ne kete rast?

  • Shmangni duhanpirjen dhe vendet e mbyllura ku konsumohet ai .
    Lenia e tij ose mos fillimi fare i duhanit , ul ndjeshem rrezikun per
    zhvillimin e kancerit pulmonar .
  • Kujdesuni ne ambientin ku punoni ndaj ekspozimit te Radonit , kjo substance mund te matet fare thjeshte ne saj te testeve qe jane ne perdorim per matjen e tij .
  • Personat qe punojne ne pune me ngarkese te larte grimcash te rrezikshme qe mund te kalojne ne rruge inhalatore duhet te perdorin paisje mbrojtese . Ketu do te permendim maskat me mburoje hunde dhe goje . Shmangni ekspozimin ndaj Asbestit .

Sa i shpeshte eshte kanceri pulmonar tek femrat?

Ne kohet me te hershme meshkujt ishin me te rriskuar per te zhvilluar kancer pulmonar ne saj te vlerave te larta te duhanpirjes . Megjithate ky kancer eshte rritur ne numer edhe tek femrat si pasoj e rritjes se numrit te atyre qe konsumojne duhan , madje supozohet sipas disa statistikave qe ky lloj kanceri do tia kaloje edhe kancerit te gjirit .

Nese nje person nuk konsumon duhan , a mund ai te zhvilloje kancer te pulmonit?

Sipas statistikave rreziku nga pirja e duhanit , per zhvillimin e kancerit pulmonar eshte 87% , por cfare ndodh me 13% tjeter ?

Personat te cilet jetojne ne nje shtepi me nje person tjeter , i cili eshte duhanpires kane nje rrezik te shtuar per te zhvilluar kancer pulmonar . Personat qe jane duhanpires pasiv ( te dores se dyte ) , nese mundohen te shmangin kete incidence , jo vetem qe do te shmangin nje rrezik te larte per te zhvilluar kancer pulmonar , por do te ulin rrezikun edhe te zhvillimit te komplikacioneve te tjera pulmonare si astma .

Administrata Amerikane e Barnave dhe e Ushqimit ( FDA ) e ka cilesuar tymin e duhanit si nje substance Kancerogjene te grupit A .

Cili eshte trajtimi qe ndiqet ne rastet me kancer pulmonar?

Dhurata me e mire qe mund ti beni vetes tuaj eshte te shmangni pirjen e duhanit .
Ne rast diagnostikimi me kancer pulmonar egzistojne disa opsione trajtimi
duke perfshire ketu :

  • terapine me rrezatim
  • kimioterapine
    • kirurgjine
      Per kancerin pulmonar me qeliza jo te vogla , shkalla e mbijeteses eshte rritur dhe cilesia e jetgjatesia e pacienteve eshte permiresuar .
      Kanceri me qeliza te vogla pulmonare eshte kanceri me i rrezikshem qe prek pulmonin dhe nese eshte ne stade te avancuara ne kohen e diagnostikimit trajtimi eshte shume i veshtire . Trajtimi i kesaj te fundit i pergjigjet :
  • kimioterapise
  • terapis me burim rrezatimi ,
    por kane nevoj edhe per trajtim shtese gjate gjithe kohes .
    Kohet e fundit jane zhvilluar tratjtime dhe medikamente qe mbrojne qelizat normale pulmonare nga shkaterimi i tyre gjate terapive .
    Zbulimi i hershem i semundjes , duke vleresuar cdo simptome sado e vogel qofte ajo eshte nje pike shume e rendesishme per trajtimin e semundjes .
    Duhanpirja ndikon po ashtu edhe tek SPOK ose sic njihen ndryshe Semundjet me Kufizim te Rrjedhes Respiratore ( ketu perfshihet astma broniale , emfizema dhe bronkiti ) dhe problemet kardiake .

REFERENCAT

https://dph.illinois.gov/topics-services/diseases-and-conditions/diseases-a-z-list/lung-cancer.html

https://www.cancer.org/

https://www.cancer.gov/

Konsultohu me Refije Kadiu

×

Përshëndetje!

Gati për tu lidhur? Zgjidhni një prej mjekëve tanë për të filluar një bisedë në WhatsApp për të marrë konsulten mjekesore që ju nevojitet!

× Si mund tu vijmë në ndihmë?