KANCERI I HEPARIT
Cfare eshte kanceri i heparit?
Hepari ( i cili ne komunikimin tone te perditshem njihet si melcia ) eshte organi me i madh i trupit tone , i cili peshon 3 Kg . Lokalizimi i heparit ndodhet ne kuadratin e siper te djathte abdominal , nen pulmonin e djathte dhe diafragme , mbi stomak – veshken e djathte dhe intensin .
Hepari shpesh cilesohet si laboratori kimik i trupit sepse funksionet e tij ne organizem jane te shumte ne numer . Ketu do te permendim :
- Ndihmon ne perpunimin e elementeve ushqyese ne zorren e holle , sikunderse edhe ruajtien ( depozitimin ) e lendeve te tjera te nevojshme .
- Prodhimin e disa prej faktoreve te kaskades se koagulimit te gjakut .
- Sekretimin e lengut biliar , qe eshte shume i rendesishem per absorbimin e lendeve ushqyese .
- Nder rolet me kryesore nga ana e tij eshte largimi i toksinave nga trupi .
Hepari perbehet nga disa lloje te ndryshme qelizash , e si rrjedhoje disa lloje te ndryshme tumoresh mund te formohen ne te . Disa prej tyre mund te jene beninje ( jo-kanceroze ) dhe disa te tjera malinje ( kanceroze ) . Ne pjesen me te madhe te kancereve hepatik te marre ne studim eshte pare se shume prej tyre ne fakt nuk e kane origjinen ne hepar , por jane patologji malinje te cilat jane vendosur aty si pasoje metastazave nga semundje malinje te organeve te tjera .
Sipas nje studimi te bere ne Illinois , Amerike , u vu ne dukje se ne vitin 2008 u diagnostikuan me kancer hepatik 650 persona , ku nga keto ishin 460 meshkuj dhe 190 femra . Po ashtu u pa se kanceri hepatik shfaqej tek personat me te vjeter se 60 vjec .
Cilet jane shkaktaret dhe faktoret e rrezikut per shfaqjen e kancerit hepatik?
Nje shkak i qarte per zhvillimin e kancerit hepatik nuk dihet , ka faktore te ndryshem rreziku te cilet mund te iniciojne ne shfaqjen e shpejte te kesaj patologjie .
Ketu do te permendim :
- Gjinia . Meshkujt jane dy here me te rriskuar ne krahasim me femrat per tu prekur nga kjo semundje .
- Obeziteti . Ky faktor rrit rrezikun per zhvillimin e kancerit hepatik .
- Historia familjare . Ketu vlen te permendet rreziku i shtuar per pacientet te cilet kane nje vella,moter/nen,baba te prekur nga kanceri hepatik .
- Infeksion viral . Faktori me i rrezikshem per zhvillimin e kancerit hepatik jane infeksionet virale kronike te tilla si :
- hepatiti B
- hepatiti C.
Rrezikshmeria e tyre qendron edhe ne nje element tjeter qe ka te bej me rruget e transmetimit , te tilla si :
-kontakti me gjakun e infektuar dhe – mardheniet seksuale te pambrojtura .
- Cirroza . Kjo patologji zhvillohet kur qelizat hepatike demtohen nga agjent te ndryshem dhe nuk mund ta rigjenerojne me veten e tyre . Nje gjendje e tille mund te vije nga : abuzimi me alkoolin , abuzimi me drogerat e ndryshme , agjent viral ose parazitar , etj .
Rreth 5% e pacienteve qe vuajne nga cirroza jane te rriskuar te preken nga kanceri hepatik . - Pirja e duhanit dhe e alkoolit . Cdo njeri prej tyre ka nje rrezik per te zhvilluar kancer hepatik , por kombinimi i tyre e rrit akoma me shume kete rrezik .
- Alfatoksinat : jane substanca te demshme te prodhuara nga : kikiriket , gruri, soja , arrat e bluara , misri dhe orizi .
Cilat jane simptomat e kancerit hepatik?
Ne me te shumten e rasteve kanceri hepatik nuk shfaq simptoma ne stadet e hershme . Por nese ndodhe qe kjo patologji te manifestohet me simptoma ne stadet e saj te hershme , ato mund te jene :
- Humbje e pashpjegueshme e peshes .
- Mungese te vazhdueshme te oreksit .
- Ndjesine e te ngopurit shume shpejte .
- Ndjesine e fryrjes ne hypokondrin e siperm te djatht abdominal .
- Dhimbje te vazhdueshme ne stomak qe ka tendencen te perhapet ne shpine dhe shpatull .
- Nje abdomen (bark ) i fryre .
- Shfaqja e ikterit ( verdhezes ) qe eshte ngjyrimi ne te verdhe i membranave mukoze dhe skleres ( te bardhes se syrit ) .
Keto patologji mund te ndodhin edhe si rrjedhoje e patologjive te tjera , prandaj duhet kontaktuar me mjekun per informim te metejshem .
Si mund ta ndalojme zhvillimin e kancerit hepatik?
Masat te cilat synojne reduktimin e ekspozimit kundrejt faktoreve te rrezikut , jane po ato masa qe reduktojne mundesine e zhvillimit te kancerit hepatik .
- Vaksinimi ndaj Hepatitit B.
- Tregoni kujdes ne zbatimin e masave mbrojtese , per te parandaluar ekspozimin ndaj Hepatitit C . Kjo realizohet duke mesuar rruget e transmetimit te infeksionit viral , te tilla si :
- Kujdes ndaj transfuzioneve te gjakut .
- Kryerja e mardhenieve seksuale te mbrojtura .
- Kujdes per personat te cilat perdorin lend narkotike i/v , pasi aget duke u perdorur tek shume persona mund te perbejne nje burim per perhapjen e infeksionit .
- Studimet kane dale ne konkluzionin se perdorimi i medikamenteve si Interferon dhe Ribavirin mund te parandalojne shfaqjen e kancerit hepatik tek pacientet e prekur nga hepatiti C
- 4. Shmangni konsumimine alkolit .
- 5. Shmangni pirjen e duhanit .
REFERENCAT
https://dph.illinois.gov/topics-services/diseases-and-conditions/diseases-a-z-list/liver-cancer.html