Register Now

Login

Lost Password

Lost your password? Please enter your email address. You will receive a link and will create a new password via email.

Add question

Login

Register Now

Platforma pyet mjekun nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi ose përgjegjësi për ndonjë gabim ose lëshim në përmbajtjen e kësaj faqeje. Informacioni i përmbajtur në këtë faqe ofrohet mbi bazën "siç është" pa garanci për plotësinë, saktësinë, dobinë ose afatin kohor.

D-dimeri test .

D-dimeri test .

Cfare eshte nje D-dimer test ?

Testi i D-dimeri eshte nje analize , e cila merret me identifikimin e fragmenteve D te fibrines te pranishem ne gjak ,prej ketu del edhe emri I kesaj analize .
D-dimeri eshte nje fragment proteine qe vjen nga degradimi i fibrines, konstiton veçanerisht ne bashkimin permes lidhjes kovalente te dy fragmenteve D të fibrines (Fibrina eshte nje produkt I cili clirohet nga fibrinogjeni , ne momentin qe aktivizohet trombina .e gjitha kjo loje e
kaskades se koagulimit te gjakut ).
Ne kushte kur shendeti eshte I predispozuar per demtime , sistemi mbrojtes I organizmit per te mundesuar minimizimin e humbjes se gjakut ka te krijuar sistemin e koagulimit te gjakut me mekanizmat e tij specifik te funksionimit .
Në gjendje fiziologjike fibrina eshte nje proteine qe perfshihet ne procesin e koagulimit te gjakut ( saktesisht ne fazen e 3 te koagulimit te gjakut ), e cila ruan pjeserisht integritetin e indeve ndersa
sherohen. Pasi te jete ndalur hemorragjia hiqet tapa e fibrines, dhe te gjitha produktet qe morren pjese ne te ashtuquajturen sistem I koagulimit te gjakut , ku pjese eshte edhe D-dimeri , duhet te
largohen nga organizmi .
D-dimeri nuk eshte i pranishem ne kushte fiziologjike ne gjak (ose per te qene me korrekt eshte ne perqendrime te uleta dhe nuk ka asnje funksion biologjik specifik) . Matja e tij jep informacione
indirekte te nevojshme rreth aktivizimit të sistemit te koagulimit te gjakut (mpiksjes) tek pacienti.
Pikerisht ne momentin kur ne organizem sistemi I koagulimit te gjakut nuk funksionon si duhet , qe ne disa raste mund te kemi shtim te elementeve te koagulimit pa arsye te nje demtimi real ose mungesen
e e enzimave per shkrirjen e fibrines , atehere kemi te bejme me nje demtim serioz e jetkercenuse .
Pikerishte per kete na vjen ne ndihme testi I D- dimerit .


Per cfare perdoret testi I D-dimerit ?


Nje test D-dimer perdoret per te zbuluar nese keni nje çrregullim te koagulimit te gjakut ne organizmin tuaj .
Keto çrregullime perfshijne:
Tromboza e venave të thella (DVT), nje mpiksje gjaku qe ndodh thelle brenda nje vene. Keto mpiksje zakonisht prekin pjesen e poshtme te kembes kryesisht nga niveli i gjurit deri ne kercir , por ato mund të ndodhin edhe në pjesë të tjera të trupit.
Embolia pulmonare (PE), nje bllokim ne nje arterie pulmonare (mushkeri). Zakonisht ndodh kur nje mpiksje gjaku ne nje pjese tjeter te trupit shkeputet dhe shkon ne mushkeri. Mpiksjet e ardhura nga tromboza e veneve te thella DVT , jane nje shkak i zakonshëm i PE.
Koagulimi intravaskular i diseminuar (DIC), nje gjendje qe shkakton formimin e shume mpiksjeve te gjakut. Ato mund te formohen ne te gjithe trupin, duke shkaktuar demtime te organeve dhe komplikime te tjera serioze. DIC mund te shkaktohet nga lendime traumatike ose lloje te caktuara te
infeksioneve ose kancerit.
STROK (Goditja në tru ) , nje bllokim ne furnizimin me gjak te trurit.


Cilat jane arsyet qe ju drejtojne drejt kryerjes se nje testi te tille ?


Ju mund te keni nevoje per kete test nese keni simptoma te nje çrregullimi te koagulimit te gjakut, te tilla si tromboza e venave te thella (DVT) ose një emboli pulmonare (PE).
Simptomat e DVT perfshijne:
• Dhimbje ose ndjeshmeri ne kembe
• Enjtje e kembeve
• Skuqje ose vija te kuqe ne kembe
Simptomat e PE përfshijne:
• Probleme me frymemarrjen
• Kolle
• Dhimbje gjoksi
• Rrahje te shpejta te zemres


Duhet theksuar se ne vitet e fundit ne saj te pandemis COVID-19 ka pasur nje shtim te realizimit te ketij testi , kjo ne saj te shtimit te incidences te crregullimit te faktoreve te koagulimit te gjakut .
Per realizimin e ketij testi ne momentin qe personi paraqitet ne spital apo ne nje qender per marrjen e analizave , pacienti ulet ne karrigen e marrjes se gjakut dhe kaq eshte e gjitha . Eshte detyre e stafit te
dhenies se sherbimit shendetsor marrja e mostres se gjakut nga vena per analize .


SI TE LEXOJME REZULTATET E ANALIZAVE ?


Nese rezultatet tuaja tregojne nivele te uleta ose normale te D-dimerit ne gjak, kjo do te thote qe ndoshta nuk keni nje çrregullim te koagulimit.
Nese rezultatet tuaja tregojne nivele me te larta se normale te D-dimerit, mund te nenkuptoje se keni nje çrregullim te koagulimit. Por nuk mund te tregoje se ku ndodhet mpiksja ose çfare lloj çrregullimi te
koagulimit keni. Gjithashtu, nivelet e larta te D-dimerit nuk shkaktohen gjithmone nga problemet e koagulimit.

Gjendje te tjera qe mund te shkaktojne nivele te larta te D-dimerit perfshijne :
shtatzenine, semundjet e zemres dhe operacionet e fundit.
Nese rezultatet tuaja D-dimer nuk ishin normale, ofruesi juaj ndoshta do te kerkoje me shume teste per te bere nje diagnoze.
Nese keni pyetje ne lidhje me rezultatet tuaja, bisedoni me ofruesin tuaj te kujdesit shendetesor.

● Megjithate vlera normale e marre eshte sktesisht
0.22 – 0.46 µg/mL ose e thene ndryshe <0.50 µg/mL.


A ka ndonjë gje tjeter qe duhet te di për nje test Ddimer?


Nese rezultatet e testit D-dimer nuk ishin normale, ofruesi juaj mund te urdheroje nje ose me shume teste imazherike per te zbuluar nese keni nje çrregullim te koagulimit. Kjo perfshin:
Ekografia Doppler, CT angiografi. Ne rast realizimi te nje CT angiografi ju injektohet nje lend kontrasti e veçante qe ndihmon enet tuaja te gjakut te shfaqen me qarte ne monitor me ane te nje aparati qe punon me rreze X.
Skanimi i ventilimit-perfuzionit (V/Q). Keto jane dy teste qe mund tebehen veçmas ose se bashku. Ata te dy perdorin sasi te vogla te substancave radioaktive per te ndihmuar nje makine skanimi te
shohe se sa mire lëvizin ajri dhe gjaku neper mushkeri.

REFERENCAT

https://medlineplus.gov/

https://my.clevelandclinic.org/health/diagnostics/22045-d-dimer-test

https://www.webmd.com/dvt/what-is-the-d-dimer-test

https://www.ncbi.nlm.nih.gov/books/NBK431064/

https://www.medicalnewstoday.com/articles/d-dimer-test