Register Now

Login

Lost Password

Lost your password? Please enter your email address. You will receive a link and will create a new password via email.

Add question

Login

Register Now

Platforma pyet mjekun nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi ose përgjegjësi për ndonjë gabim ose lëshim në përmbajtjen e kësaj faqeje. Informacioni i përmbajtur në këtë faqe ofrohet mbi bazën "siç është" pa garanci për plotësinë, saktësinë, dobinë ose afatin kohor.

Niveli I kalciumit ne urine

Niveli I kalciumit ne urine


Cfare tregon prezenca e kalciumit ne urine?


Testi I kalciumit ne urine eshte nje analize e cila sherben per te matur nivelin e kalciumit ne urine . Nese nivelet e kalciumit ne urine jane shume te larta ose shume te ulta eshte nje shenje qe duhet analizuar sepse kjo mund te tregoje per patologji renale , gure ne veshka , patologji te sistemit skeletik apo ndonje anomali te funksionit te gjendres paratiroide .
Kalciumi eshte nje mineral shume I rendesishem ne organizem qe gjendet I depozituar ne kocka , dhemb etj. Vetem 1 % e kalciumit te organizmit gjendet ne gjak , por edhe kjo ka rendesine e vet sepse nje sasi e balancuar e tij ne gjak eshte thelbesore per funksionimin e nervave dhe te muskujve si
psh mirfunksionimi I punes se zemres .
Ne kushte normale nepermjet filtrimit nga veshkat nje pjese shume e vogel e kalciumit largohet nga organizmi . Prandaj testi I kalciumit ne veshka eshte shume e rendesishme .
Ndryshe mjeku mund ta citoj ne recete si : analiza e Ca2+ ne urine .


Cfare mund te tregoje nje analize e tille?


Testi I kalciumit ne urine perdoret per te diagnostikuar ose monitoruar se sa mire funksionojne veshkat tuaja. Mund te perdoret nese keni simptoma te gureve ne veshka, te cilet kane me shume gjasa te formohen nese keni shume kalcium ne urine.
Testi I kalciumit ne urine mund te ndihmoje gjithashtu ne diagnostikimin e problemeve me gjendrat paratiroide , qe gjenden ne qafen tuaj. Keto gjendra ndihmojne ne kontrollin e sasise se kalciumit ne trupin tuaj , pra lidhjen mes absorbimit dhe rezorbimit .


Simptomat qe drejtojne ne kryerjen e ketij testi?


Patologjia e gureve ne veshka mund te manifestohet me :
• Dhimbje te mprehta ne pjesen e poshtme abdomiinale (barkut), shpines,
ose ijeve
• Gjak ne urine
• Nevoja e shpeshte per te urinuar
• Dhimbje gjate urinimit
• Pamundesia per te urinuar ose urinimi vetem në sasi te vogla
• Urina e turbullt ose me ere te keqe
• Nauze dhe te vjella
Ju gjithashtu mund te keni nevoje per nje analize te kalciumit ne urine nese keni simptoma te nje çrregullimi paratiroide , ne momentin qe vlerat e hormonit jane te larta , ato jane :
• Dobesi muskulore
• Lodhja
• Depresioni
• Dhimbje kockash dhe kyçesh
• Humbje e oreksit
• Nauze dhe te vjella
• Kapsllek
• Konfuzion
• Etje dhe urinim i shtuar
Ju gjithashtu mund te keni nevoje per nje analize te kalciumit ne urine nese keni simptoma te nje çrregullimi paratiroide , ne momentin qe vlerat e hormonit jane te ulta , ato jane :
• Dhimbje abdominale
• Krampe muskulore
• Flok dhe lekure te thate
• Dhimbja e gishterinjve
• thonj te brishte


Si merret nje moster urine per egzaminim?


Ju do te duhet te mblidhni te gjithe urinen tuaj gjate nje periudhe 24-oreshe.
Ky quhet nje test i mostres se urines 24-oreshe. Do t’ju jepet nje enë e veçante per te mbledhur urinen tuaj dhe udhezime se si te mblidhni dhe ruani ate . Ofruesi juaj i kujdesit shendetesor do t’ju tregoje se ne cilen periudhe kohore te filloni.
Gjate mbledhjes se urines duhet qe ta ruani urinen tuaj nje frigorifer apo ne vend te fresket per te eleminuar nje rritje te sasise te mikroorganizmave ne urine .
Personat e specializuar per kete pune do ju informojne per ushqimet qe do ju duhet te shmangni nderkoh qe mblidhni mostrat per analiza , plus qe do tju duhet te diskutoni per medikamentet qe merrni .


Nivelet e kalciumit ne urine!


Nivelet me te larta se normale te kalciumit ne urine mund te jene nje shenje e:
• Nje gur ne veshka
• Hiperparatiroidizmi (prodhim shtuar i hormoneve paratiroide)
• Disa lloje te kancerit, duke përfshire kancerin qe perhapet ne kocka
• Semundja Paget e kockave
• Sarkoidoza
• Shume vitamine D per nje periudhe te gjate kohore, zakonisht nga
suplementet.


Nivelet me te uleta se normale te kalciumit ne urine mund te jene nje shenje e:
• Hipoparatiroidizmi
• Semundja e veshkave
• Hipotiroidizmi
• Shume pak vitamine D ose magnez
• Çrregullim i keqperthithjes
• Kequshqyerja
Nese nivelet tuaja te kalciumit nuk jane normale, kjo nuk do te thote gjithmone se keni nje gjendje mjekesore qe ka nevoje per trajtim. Dieta juaj dhe disa suplemente dhe ilaçe, duke perfshire antacidet, mund te ndikojne ne nivelin e kalciumit ne urine. Nese keni pyetje ne lidhje me rezultatet tuaja,
bisedoni me ofruesin tuaj te kujdesit shendetesor .

Niveli I kalciumit ne organizem rregullohet nga gjendra paratiroide ne saj
te sekretimit te PTH ( paratiroid hormon ) .
– Per femijet jane konsideruar normale vlerta <200 mg calcium/L ,por kjo varion ne saj te dietes se femijes . Nese dieta ne kalcium do te ishte e pamjaftushme vlerat do te ishin 50 – 150 mg/day ose 1.25 – 3.75 mmol/24 ore
– Ne nje moster mesatare te urines te te rriturit te mbledhur gjate 24 oreve, pritet 100-250 mg kalcium (15-20 mmol). Per ata qe jane ne dieta me kalcium te ulet 50-150 mg/dite pritet, ndersa ata ne nje diete pa kalcium do te kene 5-40 mg/dite.
➔ Kufiri I vleres me te larte ne krahasim me vleren normale konsiderohet 300mg/dite
➔kufiri I vleres me te ulte ne krahasim me normalen konsiderohet 50-150mg/dite
Per cdo pyetje duhet te drejtoheni tek mjeku !

REFERENCAT
https://medlineplus.gov/ency/article/003477.htm