Register Now

Login

Lost Password

Lost your password? Please enter your email address. You will receive a link and will create a new password via email.

Add question

Login

Register Now

Platforma pyet mjekun nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi ose përgjegjësi për ndonjë gabim ose lëshim në përmbajtjen e kësaj faqeje. Informacioni i përmbajtur në këtë faqe ofrohet mbi bazën "siç është" pa garanci për plotësinë, saktësinë, dobinë ose afatin kohor.

KREATINEMIA !

KREATINEMIA !

Testi i Kreatinemis mat perqendrimin e kreatinines ne gjak dhe / ose urine.
Kreatinina eshte nje produkt i mbeturinave te muskujve i ardhur nga metabolizmi i nje molekule te
quajtur kreatine. Kreatina eshte pjese e nje cikli metabolik qe prodhon energji te nevojshme per tkurrjen e muskujve. Te dyja kreatina dhe kreatinina prodhohen nga trupi vazhdimisht.



C’fare eshte kreatina dhe ku ndryshon ajo nga kreatinina ?


Kreatina ne vetvete eshte nje lende ushqyese e dobishme per muskujt. Eshte energjia qe muskulit i nevojitet vazhdimisht per te funksionuar .
• Nga ana tjeter, kreatinina eshte produkti metabolik i konsumimit te kreatines. Prodhimi i tij eshte konstant, per shkak te ketij konsumi te vazhdueshem nga muskujt. Pra , eshte nje produkt I
metabolizmit te saj .


Pothuajse e gjithe kreatinina ekskretohet nga veshkat, keshtu qe perqendrimi ne gjak eshte zakonisht nje tregues i mire i funksionimit te veshkave. Sasia e prodhuar varet nga madhesia fizike e individit dhe
masa e muskujve. Per kete arsye, perqendrimi i kreatinines duhet te jete disi me i larte tek burrat sesa perqendrimi tek grate dhe femijet.
Ky test behet si pjese e panelit metabolik te testeve rutine kur pacienti tregon shenja dhe simptoma qe i atribuohen patologjise ose demtimit te veshkave , kur pacienti vuan nga nje patologji akute ose
kronike qe prek veshkat dhe / ose nga nje semundje qe mund te perkeqesohet nga mosfunksionimi i veshkave , per te monitoruar trajtimin e semundjeve te veshkave ose funksionimin e veshkave gjate llojeve të caktuara te terapive, etj .

SI MERRET MATERIALI I NEVOJSHEM PER KRYERJEN E ANALIZES ?


Nje moster gjaku merret nga një vene ne krahe ose merret nje moster urine 24-orëshe dhe / ose nga nje moster e rastesishme e urines. Pacientit mund t’i kerkohet te mos konsumoje asgje naten para marrjes se
mostres ose te permbahet nga ngrenia e mishit te gatuar; disa studime kane treguar qe ngrenia e mishit te gatuar para testit mund te rrise perqendrimin e kreatinines. Nese kerkohet nje moster urine 24-
oreshe, eshte e rendesishme te mblidhet e gjithe urina e prodhuar gjate kesaj kohe.


NIVELET E KREATININES NE ORGANIZEM !


Pra , sic permendem me siper kreatinina eshte nje produkt I nje reaksioni metabolik dhe si I tille ajo hidhet me menyre pulsative ose te vazhdushme ne trupin tone , prandaj me momentin kur lexojme
ndryshime ne vlerat normale duhet te mendojme gjithmone se ka dica qe nuk shkon .
Nivele te larta: Nje perqendrim i shtuar i kreatinines ne gjak eshte nje shenje e deshtimit te veshkave. Pse? Kreatinina është në gjak dhe kalon në veshka. Nëse këto dy pjese nuk funksionojne mire,
kreatinina fillon të grumbullohet.
Nivelet normale: Nivelet normale te kreatininës nuk jane absolute,
ndryshojne ne varesi te shume faktoreve si:
• Vellimi i muskujve: Sa me e madhe masa muskulore , aq me te larta jane
nivelet në gjak.
• Mosha: Sa më I moshuar te jeni, aq me te larta jane nivelet ne
gjakun tuaj. Psh :normalja tek fëmijet do të ishte midis 0.2 – 1 mg/dl.
• Seksi: Burrat jane me muskuloz se femrat, biologjikisht. Normalja
te meshkujt do te ishte ndërmjet 0.7 – 1.3 mg/dl dhe tek femrat ndermjet 0.5 – 1.2 mg/dl.
Nivele te uleta: Ne pergjithesi, eshte me e rralle qe nje person te
shkoje te mjeku për nivele te uleta te kreatinines. Kjo mund te
shkaktohet nga:
• Semundjet qe shkaktojne humbje të muskujve.
• Pas nje regjimi shtrati per nje kohe te gjate .
• Ne moshat e treta , verehet nje renie ne vellimin e muskujve.
• Nje atlet i ri mund te prezantoje deri ne 1.4 mh/dl kreatinine pa vuajtur nga semundjet e veshkave, ndersa nje grua jetegjate dhe e dobet, me 1.2 mg/dl, mund te kete veshka te semura.
Rezultati i kreatinines perdoret per te llogaritur shkallen e filtrimit te veshkave (learance C e kreatinines), qe eshte vellimi i gjakut te filtruar nga veshka çdo minute.


Veshkat normale filtrojne deri në 180 litra gjak ne dite (afersisht 120 ml/min). Per shembull vlerat nen 60 ml/min jane tregues te insuficiences renale kronike.
Duhet te dini se megjithse nje parameter shume I rendesishem , niveli I kreatinines nuk eshte nje tregues I drejtperdrejt I funksionit te veshkave , por nje tregues I rendesishem megjithese .
Megjithate ka raste te cilat ne menyre sekondare rrisin niveline e kreatinines,ku jo vetem shkaktar mund te jet disfunksioni renal :
mishi : ngrenia e tepert e mishit te gatuar po ashtu con ne rritje
te nivelit te kreatinines . Kjo per arsye se ai përmban kreatinine
te konvertuar nga kreatina nga nxehtesia e gatimit.
suplementet shtese proteinike per te rritur performancen sportive
ushtrimet e renda fizike
dehidratimi dytesor pas një procesi inflamator me ethe mund te
shkaktojë nje rritje te rreme te perqendrimeve te kreatinines qe
nuk lidhet me nje demtim aktual te veshkave .
• Sekretimi i kreatinines nga tubulat mund te bllokohet nga disa
medikamente, duke rritur perseri kreatininën e matur.


Këtu janë vlerat normale sipas moshes:
• 0.9 deri ne 1.3 mg/dL per meshkujt e rritur
• 0,6 deri ne 1,1 mg/dL per femrat e rritura
• 0,5 deri ne 1,0 mg/dL per femijet e moshes 3 deri ne 18 vjeç
• 0.3 deri ne 0.7 mg/dL per femijet me te vegjel se 3 vjeç


Nje rritje ne perqendrimin e kreatinines ne gjak eshte nje shenjues i vonshem, i verejtur vetem me demtim te theksuar te nefroneve funksionale. Prandaj, ky test eshte i papershtatshem per zbulimin e
semundjes se veshkave ne fazat e hershme. Nje vleresim me i mire i funksionit te veshkave jepet duke llogaritur shkallen e filtrimit glomerular, kjo behet duke analizuar urinen 24h , duke patur parasysh
edhe elementet qe ndikojne ketu si mosha , gjinia , masa muskulare .
Keto simptoma mund te ngaterrohen me siptoma te patologjive te tjera , prandaj duhet kontaktuar mjeku per te shuar cdo paqartesi .

REFERENCAT :

https://medlineplus.gov/ency/article/003610.htm