Ndikimi i alkoolit ne nivelet e sheqerit ne gjak (glicemise)
Ne kete artikull do te njihemi me ndikimin qe ka pirja e alkoolit ne nivelet e glicemise dhe nese alkooli ndikon ne uljen apo shtimin e riskut per te zhvilluar apo perkeqesuar diabetin.
Si ndikon pirja e alkoolit ne nivelet e sheqerit ne gjak?
Ka shume njerez qe e kane te veshtire ti thone “JO” nje gote whiskey apo rakije (kesaj pijes sone tradicionale alkoolike). Madje shohim raste qe shume te tjere hezitojne te refuzojne nje gote birre te ofruar nga nje mik/mikeshe.
Por, ne te vertete duhet ta refuzoni. Nje person me diabet duhet te jete shume i kujdesshem ne lidhje me ate qe konsumon dhe duhet te dije sesi do ti ndikoje ne nivelin e sheqerit ne gjak.
Nese jeni nje konsumues i rregullt i alkoolit, dhe jeni diagnostikuar me diabet, atehere do ju duhet ndihma e nje specialisti per te hequr dore nga perdorimi i perditshem i alkoolit.
Le te shpjegojme pak se si ndikon alkooli ne organizem, e ne vecanti ne nivelet e glicemise.
Alkooli eshte pija e vetme e cila nuk metabolizohet ne stomak, por thithet direkt ne gjak. Kjo ndodh shume shpejt, dhe pas nentedhjete minutash alkooli arrin nivelet me te larta ne gjak.
Sapo alkooli futet ne qarkullimin e gjakut, ai konsiderohet si helm nga organizmi. Si rrjedhim, stimulohet melcia ne menyre qe ta eliminoje alkoolin e ta pastroje gjakun.
Nga ana tjeter, nje diabetik merr dhe ilace per te ulur nivelin e sheqerit ne gjak. Keto ilace gjithashtu kane nevoje per melcine per te hedhur sheqerin ne qarkullimin e gjakut.
Ne keto momente, melcia eshte e ngarkuar pasi tenton te pastroje gjakun nga alkooli. Si pasoje, nje pacient diabetik qe konsumon alkool do te kete hypoglycemia (nivele shume te ulta te sheqerit ne gjak).
Si pasoje e ketyre, keshillohet qe pacientet diabetike te mos konsumojne alkool. Ne vend te nje gote birre, keshillohet te konsumohet nje kokteil me leng te fresket frutash te sperkatura me kanelle apo xhenxhefil. Kjo eshte pija me e shendetshme per trupin tuaj, dhe do te ndikoje pozitivisht ne nivelin e glicemise.
Ne rast se eshte shume e veshtire te mos perdorni alkool, rekomandohet te mos ta pini me stomakun bosh. Hani dicka sado te paket si fillim, pastaj vazhdoni me pijen alkoolike.
Eshte e vertete qe diabetiket kane nevoje per te patur nivele normalisht te ulura te glicemise, por jo te keqmenaxhuara nga ndikimi i alkoolit.
Shpeshhere paciente diabetike pyesin nese mund ta perdorin alkoolin per te mbajtur nivelet e glicemise te ulura. Personalisht, keshilla eshte jo. Kjo pasi efektet anesore te perdorimit te perditshem te alkoolit jane me te medha se perfitimet qe mund te marrim. Keshtu qe nuk ka me rendesi nese e ulim sheqerin me alkool, ai mbetet i demshem per shendetin ne shume aspekte.
Gjithe te mirat.