Ferritina dhe sideremia
Pershendetje doktoreshe,ju kam shkruar dhe here te tjera,pasi kam bere elemttoferezen me ka dal talasemi minor me keni sugjeruar dhe transferrinen dhe sideremine ,une bera sideremine dhe ferritinen.Doja te dija ju lutem :
-nese eshte e nevojshme dhe transferrina
-nese pas depozitave sh te ulta te Fe me duhet te konsultohem me nje hematolog ose cfare me duhet te bej apo te marre
-nese jane te nevojshme analiza te tjera te gjakut nese ka per parameter te tjere
Gjithashtu dr,doja te ndaja dhe nje shqetesim tjeter qe mund te kete lidhje me perthithjen e hekurit,stomaku i fryre edhe kur konsumoj pak dhe se fundmi 1-2 muaj ndiej ne raste kur nk e ndiej mire stomakun nje shpim dhe shqetesim ne anen e djathte siper,ne pozicionin e melcise mendoj,qe mund te zgjase edhe 12 ore varet,se di nese esshte e nevojshme ndonje analize melcie dhe cfare mund te ishte thjesht edhe per ta kontrolluar per merak,une kam kaluar dhe verdhzen e vogel,tani jam 27 vjece.Ju falenderoj
Attachment
Attachment
Attachment
Answer ( 1 )
Pershendetje,
Ferritinemia shume e ulet, i bie qe depozitat e hekurit jane shume te ulura. Per kete ju duhet te merrni shtesa me hekur e acid folik tipit Quest Iron Plus.
Per merakun tuaj, per mua, te konsultoheni njehere me nje mjek hematolog per te vendosur cila eshte mjekimi dhe ndjekja e metejshme e semundjes.
Mos u beni merak, nuk shoh ndonje gje serioze. Edhe pse ju rekomandova te konsultoheni me hematolog, kjo eshte vetem per te vendosur ndjekje te metejshme.
Verdheza qe keni kaluar e vogel mund te kete qene verdheza e bardhe (hepatitis A), qe ne pergjithsi e pothuajse e gjithe popullata e ka kaluar.
Por ama duhet ta dime nese ka qene verdheza e zeze (hepatitis B), atehere kjo duhet vleresuar me tej.
Ne lidhje me stomakun e fryre, dhe nese keni filluar te merrni shtesa me hekur, atehere keto mund te jene shkak i stomakut te fryre e ndoshta shpeshtim te daljes jashte. Ne pergjithsi, ne rekomandojme te merren pas ushqimit ne dreke ose ne darke.
Gjithe te mirat. Me shkruani nese do keni ndonje shqetesim tjeter.
P.s. Mund te rezervoni takimin me hematologun sa me shpejt ne link me poshte: