Rreth shtatzanise
- pershendetje,
Ju kam shkruar dhe me pare ne lidhje me analizat e urines dhe urinokulturen. Mjeku me dha mjekim per e.coli. kam rreth 2 muaj qe perpiqem te ngel shtatzene por pa rezultat… a ndikon mjekimi qe mora ne kete gje? A eshte problem e.coli per shtatzanine? Menstruacionet i kam pasur gjithmone normale me cikel te rregullt. Pas sa kohesh qe nuk mbetem shtatzene duhet te filloj te shqetsohem? Flm
Answer ( 1 )
Pershendetje,
Per mua, ju me shume keni stres ngaqe nuk keni ngelur shtatzane deri tani.
Shume mire qe jeni mjekuar per infeksion te traktit urinar. Tani ju duhet pak me shume durim derisa te ngelni shtatzane. Jo gjithmone shtatzania vjen kur vendos per te patur nje te tille, sidomos nese ju ze ankthi e paniku nga rezultatet negative.
Per mua, shijoni momentet me partnerin tuaj, dhe do te shihni se shtatzania do vije atehere kur ju nuk do keni me kete stresin qe keni sot. Stresi ndikon negativisht ne ngeljen shtatzane.
Merrni acid folik duke filluar qe tani e deri ne muajin e 4 te shtatzanise. Rekomandohet qe edhe bashkeshorti juaj te marre acid folik deri sa te ngelni shtatzane, pastaj nuk eshte me e nevojshme per te.
Nese nuk keni asnje problem tjeter shendetsor, atehere duhet te tentoni deri ne 1 vit ose 2 derisa te ngelni vete shtatzane.
Nese keni probleme te tjera, atehere duhet ti mjekoni sic duhet.
Ne rast se prape nuk ka shtatzani, pas 2 vitesh qe tentoni cdo muaj duhet te konsultoheni me gjinekolog.
Nderkohe, sigurohuni te kryeni marredhenie gjate periudhes tuaj te ovulacionit, ku shancet per te ngelur shtatzane jane me te medha.
Hani shendetshem, evitoni produket e pastrimit apo dezinfektimit (kimikate) qe edhe thithja e eres se tyre mund te ndikoje negativisht ne shtatzani.
Gjithe te mirat. Me shkruani nese do keni ndonje pyetje tjeter.