Dhimbje testikuli
Pershendetje kisha nje shqetesim , jam 22 vjec , kam nje dhimbje jo shum te fort ne testikulin e majt E ndjej si shqetesim Pasi me duket sikur me shkakton dhe fryrje zorresh dhimbje te lehta barku Cfar mund te kem pasi kam dhe nje problem me thithkat e gjoksit i kam me te medhaja se normalja e nje mashkulli me varen dhe kam si tip gjendrash Me kan then qe dhe dhimbja e testikulit edhe gjoksi jo normal jan per arsye se kryej shum shpesh mardhenie seksuale ka te bej ? Faleminderit
Answer ( 1 )
Pershendetje,
Mund te jete dicka hormonale. Gjithsesi ne duhet te perjashtojme traumat lokale dhe infeksionet.
Nese do ishit pacient i imi do ju keshilloja te kryenit disa ekzaminime:
– urine komplet
– echo abdominale dhe te aparatit uro-genital
– vizite urologu
Pasi te vleresoje gjendjen tuaj, urologu mund t’ju keshilloje konsulte endokrinologu. Por per momentin ju duhen keto analiza.
Gjithe te mirat. Me dergoni pergjigjet kur ti merrni.