Njeri gji i enjtur
Vajza eshte 8 vjece dhe para 4 apo 5 ditesh me ka treguar qe njeri gji i eshte enjtur dhe kur e preken ka pak dhimbje. E kam pyetur nese eshte lenduar diku por thot qe smban mend qe eshte lenduar. Ju lutem per pergjigje dhe cka duhet te bej.keni edhe foton.faleminderit
Answer ( 1 )
Pershendetje,
Vajza eshte ne proces rritje, dmth gjinjte do i rriten dita dites, derisa te formohen plotesisht, e derisa ti vijne periodat e para.
Nuk duket te ken trauma. Dhimbja eshte normale per shkak te procesit te rritjes e ndikimit hormonal.
Jepini paracetamol per dhimbjen. Ne rast se do vini re ndonje ndryshim tjeter ne ditet a javet ne vazhim, duhet te shkoni te pediater-endokrinolog.
Gjithe te mirat. Me shkruani nese do keni ndonje problem tjeter shendetsor.