Skuqe dhe kruajtje e lëkurës
Përshëndetje,
Prej disa javësh po ndjej shqetësime të vazhdueshme në pjesën e lëkurës.
Konkretisht:
Skuqe
Irritim
Kokra (tip gjëndrash të vogla apo puçra) të brëndshme (me dhimbje) por pa lëngje apo lezione të jashtëme.
Ndryshim të ngjyrës së lëkurës (e kuqe e zënë gati në në një kafe të tullës)
Zona:
rrëzët e kofshëve, dhe pjesa fundore e barkut deri në zonën e kërthizes.
Si dhe kam vënë re se kruajtja dhe masat e brëndshme janë edhe në pjesën e mbasme dhe në ekstrem të zones mes shalëve.
Kam marrë krem DERMOVATE të cilin e poërdor çdo mbrëmje.
Kam higjenë maksimale, duke bërë banjo të shpeshta me sapun antialergjik, dhe dhe me ujë të vakët.
Kam përdorur edhe banjo me kamomilë.
Në të gjitha rastet kam ndjerë një lloj reagimi pir gjithsesi gjithçka është persistente.
Tashmë prej nje jave ndjej kruajte e një lloj skuqe edhe në pjesën e sqetullave.
Dua rë theksoj, se ham HIV pozitiv në terapi të rregullt, dhe me CD4 mbi 1600 (Prill 2019) .
Jam pak mbi peshë, diku tek 90kg mosha 34 vjec.
Më përpara nuk kam pasur kurrë asnjë lloj shqetësimi, të asnjë lloji.
Leave an answer
You must login or register to add a new answer.