Veshi i mesem

Question

Pershendetje,
Jam nje djale 37 vjec, dhe problemi im eshte tek ,ankthi,,stresi, zhurmat ne vesh.dhe shperqendrimi.nga veshi i majte po po me.humbet degjimi,seshte i forte.

u be disa muaj qe krejt paritur me fillojne si dridhje trupore e lehte dhe sikur degjoj rrahjet e zemres ne fyt.me shoqerohen edhe me ndjenjen e  frikes,kam marr ne farmaci ,pa recet Persen (bimore me valeriana) dhe e perdor ne raste te tilla dhe disi me qeteson..por jan vetem momente qetsimi jo zgjidhje.kam proboeme dhe me gjumin sfle shume dhe kjo per faj te frikes .me duket sikur me.mpihet koka pas .dhe ndjej si miza pas koke.

Kam bere analiza te ndryshme, gjak ,tiroide ,tensioni gjithcka me del mire.

Cfare mune te bej ?

A me bejne dem keyo kokrrat per kaq fgjate qe i kam perdor?

Mos vall ndikon veshi i i mesem ?

Nese mjafton pershkrimi im , a mund te me jepni dicka si pergjije?

Ju faleminderit

Answers ( 2 )

    0
    2020-04-14T11:01:13+00:00

    Pershendetje,

    Nga ajo qe ju shkruani, ka 2 gjera qe ju vete duhet ti shihni te vetja juaj:
    1. probleme organike nuk keni pasi rezultatet e analizave kane dale te gjitha mire
    2. edhe vete e pranoni qe keni problem me ankthin apo stresin. Ne fakt , ky eshte problem i te gjitheve. Te mos ishte stresi, organizmi yne nuk do te perballonte asnje situate te huaj per te.
    Por problemi juaj eshte se nuk arrini ta komandoni kete stres deri ne piken qe ju le pa gjume.

    Ketu ka perseri 2 mundesi te mundshme:
    1. te punoni me veten me shume per ta perballuar. Dhe kjo duke u angazhuar me aktivitete te ndryshme: pune, shtepi, femije, familje, etj. Mundohuni te thithni ajer te paster, merrni fryme thelle sa me shpesh gjate dites.

    2. nese nuk arrini dot ta menaxhoni vete, Perseni eshte nje alternative, por qe duhet perdorur te pakten per 1 – 3 muaj rresht. Pastaj me doza ulese deri ne mosperdorim total.
    Ose te kerkoni ndihmen e nje psikologu.

    Per mua, rendesi ka te punoni me veten tuaj me shume. Shihni anen pozitive te jetes. A ia vlen ankthi qe keni per te hedhur jeten tuaj dem?
    Kthejini pergjigje kesaj pasi te mendoni me shume.

    Per mua, nuk ia vlen. Shijoni ate qe Zoti ju ka bere risk, e kerkoni ndihmen e tij per t’jua lehtesuar gjerat.
    E rendesishme qe probleme te verteta shendetsore nuk keni.
    Gjithe te mirat. Me shkruani nese do keni ndonje problem tjeter.

Leave an answer