rrahje te shpejta te zemres
pershendetje jam nje djal 18 vjec dhe kam nje prolaps ne zemer,dhe shpesh her kam rrahje te shpejta zemre qoft edhe nqs nervozohem per ndonje gje te vogel,2 her kam shkuar ne urgjenc se kam pasur dhe tension,probleme me frymemarrjen,nqs do me jepnit ndonje keshill do isha shume mirnjohes
Answer ( 1 )
Pershendetje,
Eshte normale te ndjeni te tilla shqetesime kur nervozoheni apo shqetesoheni. Kjo pasi keni kete problemin me prolapsin e valvules mitrale (ne mos gaboj). Ju lutem me dergoni nje pergjigje te echos se zemres qe keni bere per te vleresuar shkallen (graden) e prolapsit.
Per mua, duhet te jete i lindur, i lehte pasi nuk ju kane keshilluar ndonje trajtim mjekesor.
Duhet te kontrolloni dhe hormonet e tiroides dhe te mbani nen kontroll qetesine tuaj. Eshte e vertete qe ne moshen tuaj ka dhe shperthime hormonale, por mendoj se duhet ti shihni gjerat me sy tjeter. Duhet te jeni me pozitiv dhe me pranues ndaj njerezve te tjere. Ne jemi te ndryshem, kjo na ben te dallojme nga njeri tjetri dhe te jetojme me larmi ngjyrash. Ne as nuk mund ti ndryshojme te tjeret, por veten tone mund ta qetesojme e ti marrim gjerat me me shume optimizim e me shume respekt me mendimin dhe veprimet e te tjereve. Jam e sigurt nese veproni keshtu, do te gjeni qetesi.
Ne pritje te pergjigjeve te echos tuaj.
Gjithe te mirat.
Dr.Albana