Probleme me rrahjet e shpejta te zemrës
Pershendetje!
Kam një problem me rrahjet e zemrës, ne momentin qe ulem ose shtrihem fillon zemra te me rrah shpejt dhe kam dhimbje te mëdha, ndërsa kur qendroj në këmbë me rrah normal dhe dhimja largohet. Kjo gjendje është kështu vetëm sonte. Ka filluar diku para dy ore.
Ju lutem me tregoni çfarë mund te bej pasi edhe lëvizja është e ndaluar ne këtë kohë.
Faleminderit shumë!
Answer ( 1 )
Pershendetje,
Rrahjet e zemres te shpeshtuara kur uleni e qe zvogelohen kur jeni ne kembe mund te jene te lidhura me probleme muskulare sidomos te lidhura me shtyllen kurrizore (spondyloarthroze).
Pini paracetamol, caj, dhe shikoni si do jene rrahjet. Mundohuni te matni tensionin e gjakut bashke me rrahjet e zemres.
Me shkruani si do te jeni ne vazhdim.
Gjithe te mirat.
Dr.Albana