Regjistrohu Tani

HYRJE NE LLOGARI


Lost Password

Lost your password? Please enter your email address. You will receive a link and will create a new password via email.

Shto nje pyetje.

HYRJE NE LLOGARI

Regjistrohu Tani

Platforma pyet mjekun nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi ose përgjegjësi për ndonjë gabim ose lëshim në përmbajtjen e kësaj faqeje. Informacioni i përmbajtur në këtë faqe ofrohet mbi bazën "siç është" pa garanci për plotësinë, saktësinë, dobinë ose afatin kohor.

10 KESHILLA PER NJE USHQYERJE TE SHENDETSHME NESE JENI TE RRISKUAR PER TU PREKUR NGA DIABETI TIP 2

Diabeti melitus i tipit 2, njihet ndryshe edhe si diabeti i te rriturve ose forma joinsulinovartese e diabetit.
Problemi ne kete tip te diabetit qendron ne mosprodhimin e sasive te duhura te insulines, demtimin e receptoreve qe perdorin insuline ose te dyja se bashku.

Faktore te tille si mosha, origjina dhe historia familjare mund te kontribuojne ne rrezikun e pergjithshem.
Ne gjithashtu e dime se obeziteti eshte faktori me i rendesishem i rrezikut. Nese e dini se jeni obez, humbja e peshes eshte nje menyre per te parandaluar diabetin e tipit 2.

Ngrenia e nje diete te shendetshme dhe te ekuilibruar eshte nje menyre e shkelqyer per te menaxhuar peshen tuaj. Heqja e kilogrameve te tepert nga pesha juja mund tju ndihmoje ne evitimin e rrezikut te diabetit tip 2.

Ne e dime se jo te gjithe ata qe jane ne rrezik ose qe kane diabet melitus tip 2 jane mbipeshe. Por pavaresisht nese keni nevoje te humbni peshe apo jo, eshte e rendesishme te beni zgjedhje te shendetshme ushqimore. Hulumtimet na tregojne se ka ushqime te caktuara qe jane te lidhura me reduktimin e rrezikut te diabetit te tipit 2.

Ketu jane keshillat tona kryesore per te bere zgjedhje me te shendetshme ushqimore, per te zvogeluar rrezikun e diabetit te tipit 2.

1. Zgjidhni pije pa sheqer te shtuar.

Ne e dime se ekziston nje lidhje midis konsumimit te pijeve te gazuara me sheqer, pijeve energjike dhe nje rreziku te madh per te zhvilluar diabetit te tipit 2.
Reduktimi i ketyre mund te ndihmoje ne zvogelimin e rrezikut per diabet dhe mbajtien e nje peshe te shendetshme. Provat tregojne gjithashtu se pirja e çajit dhe kafese pa sheqer po ashtu ul rrezikun nga diabeti.
Nese e keni te veshtire te hiqni dore menjehere nga keto pije me sheqer te shtuar atehere mundohuni te zgjidhni ato pije qe kane sa me pak sheqer ne te.
Mundohuni te mos i zevendesoni pijet me lengje frutash ose smoothie pasi perseri ato permbajne sasi te larta sheqeri . Pini sa me shume uje, qumesht, çaj ose kafe pa sheqer te shtuar.

2. Zgjidhni te konsumoni karbohidrate me permbajtie te larte fibrash.

Ngrenia e bukes se bardhe, orizit te bardhe dhe dritherave me permbajtie te larte sheqeri, te njohura edhe si karbohidrate te rafinuara(perpunuara), lidhet me nje rrezik ne rritje per diabetit te tipit 2.
Por dritherat si orizi integral, makaronat me grure integrale, mielli integral, buka me drithëra integrale dhe tershera jane ushqime te rekomanduara pasi edhe shtesat e sheqerit ne te jane shume te vogla.

Burime te tjera te shendetshme te karbohidrateve jane:

  • frutat dhe perimet
  • bishtaja te tilla ka qiqrat, fasulet dhe thjerrezat.
  • bulmet si kos pa sheqer dhe qumesht.

Te konsumosh sa me shume fibra shoqerohet gjithashtu me rrezik me te ulet per probleme te tjera serioze si obeziteti, semundjet e zemres dhe lloje te tjera te kancerit.

3. Reduktoni mishin e kuq dhe nenproduktet e tij.

Te konsumoni shume mish te kuq, per me teper te perpunuar si proshute, salcice apo qofte, eshte e lidhur ngushte me nje rrezik te shtuar te diabetit te tipit 2. Ato gjithashtu shfaqin probleme me zemren dhe disa lloje te tjera te kancerit.

Mundohuni te merrni sasine e proteinve nga ushqime te shendetshme si:

  • bishtaja te tilla si fasulet dhe thjerrezat.
  • vezet.
  • peshku.
  • mish pule.
  • arra pa kripe.

Peshku eshte vertet nje ushqim shume i mire sepse ai permban omega-3 dhe eshte shume i mire per nje zemer te shendetshme dhe nje trup te shendetshem. Mundohuni te konsumoni te pakten nje vakt peshk çdo jave.

4. Hani shume fruta dhe perime.

Konsumimi i sa me shume frutave dhe perimeve ne dieten tuaj lidhet me uljen e rrezikut per diabet te tipit 2.

Disa nga produktet qe nuk duhet ti hiqni asnjehere nga dieta juaj jane:

  • mollet
  • rrushi
  • manaferrat
  • perime me gjethe jeshile si spinaqi, lakra jeshile,etj.

Nuk ka rendesi nese jane te fresketa apo te ngrira, perpiquni te gjeni menyra per t’i perfshire ato ne dieten tuaj.

Mund te jeni konfuze te dini nese duhet te hani disa lloje frutash qe kane sasi te madhe sheqeri ne te. Lajmi i mire eshte se sheqeri natyral ne fruta nuk eshte lloji i sheqerit qe ne nuk duhet ta hame, prandaj nuk ka problem ne kete pjese.

5. Zgjidhni kos dhe djathe pa sheqer te shtuar.

Kosi dhe djathi jane nenprodukte te qumeshtit dhe keto ushqime nuk kane rezultuar te shfaqin rrezik per te dhene diabetin e tipit 2.
Ju mund te kerkoni te dini sasine e yndyres qe gjendet ne keto produkte? Kur behet fjale per nenproduktet e qumeshtit dhe rrezikun e diabetit te tipit 2, sasia e yndyres ne keto ushqime nuk eshte edhe aq e rendesishme sesa eshte sheqeri i shtuar ne to, pra sheqeri artificial.

Marrja e qumeshtit çdo dite ju ndihmon gjithashtu te merrni kalciumin qe i nevojitet trupit tuaj dhe vecanerisht kockave.

6. Kujdes me pirjen e alkoolit.

Pirja e tepert e alkoolit lidhet me nje rrezik te shtuar te diabetit te tipit 2. Po ashtu duke qene se alkooli ka sasi te medha te kalorive, pirja e shumte mund ta beje te veshtire nese po perpiqeni te humbni peshe.

Pirja e tepert e alkoolit ne nje ose dy dite ne jave, do te rrise gjithashtu rrezikun e problemeve te tjera shendetesore, siç jane disa lloje te kancerit.

7. Zgjidhni ushqime te shendetshme ndermjet vakteve kryesore.

Nese deshironi nje mesvakt te lehte, sic eshte pasditja apo vakti para drekes, mund te hani:

  • kos pa sheqer
  • arra pa kripe
  • fara te ndryshme
  • fruta dhe perime

Nuk duhet te hani patate te skuqura, biskota, embelsira dhe çokollata pasi ato nuk jane fare te shendetshme.

8. Konsumoni yndyrna te shendetshme ne dieten tuaj.

Po ashtu eshte e rendesishme te konsumoni yndyrna te shendetshme ne dieten tuaj sepse ju jep energji.
Yndyrnat e ngopura mund te rrisin sasine e kolesterolit ne gjak, duke rritur keshtu rrezikun e problemeve te zemren.
Yndyrnat e ngopura gjenden kryesisht ne produktet shtazore dhe ushqimet e perpunuara si:

  • mish i kuq dhe i perpunuar
  • gjalpe
  • biskota, embelsira, byreke dhe pasta(makarona).

Nese jeni ne rrezik per diabetit te tipit 2, ka te ngjare te keni ne nje rrezik te shtuar per probleme te zemres, prandaj perpiquni t’i reduktoni keto ushqime.

Yndyrnat me te shendetshme(te pangopura) gjenden ne ushqime si:

  • arra
  • fara
  • avokado
  • vaj ulliri dhe vaj luledielli
  • vaj peshku

9. Ulni konsumimin e kripes.

Ngrenia e sasive te medha te kripes mund te rrise rrezikun per tension te larte te gjakut, gje qe mund te çoje ne nje rrezik te madh per semundje te zemres dhe goditje ne tru. Tensioni i larte i gjakut eshte i lidhur gjithashtu me nje rrezik ne rritje per diabetit te tipit 2.

Shume ushqime te perpunuara si proshuta, salcicet, patatet e skuqura, ushqimet e gatshme permbajne shume kripe, prandaj kujdes nga to. Kur gatuani ne vend qe te shtoni kripe shtese ne ushqimin tuaj, provoni te hidhni ereza te ndryshme per t’i shtuar arome ushqimit.

10. Marrja e vitaminave dhe mineraleve nga ushqimi ne vend te tabletave te marra ne farmaci.

Ju mund te keni degjuar se disa vitamina dhe suplemente mund te zvogelojnë rrezikun e diabetit te tipit 2. Aktualisht nuk kemi prova per te thene se kjo eshte e vërtetë. Pra, nese nuk ju eshte thene te merrni keto produkte nga nje punonjes i kujdesit shendetesor, si acidi folik per shtatzenine, atehere nuk keni nevojë ti merrni keto suplemente.
Prandaj eshte me mire ti merrni vitaminat dhe mineralet nga produktet ushimore sesa nga medikamentet e perpunuara.

REFERENCAT

  1. American Diabetes Association (ADA): Faqja zyrtare e ADA ofron informacione të rëndësishme dhe rekomandime të fundit për ushqyerjen në diabet. Mund të gjeni planifikues ushqimi, artikuj dhe resurse të tjera të dobishme në faqen e tyre: https://www.diabetes.org/nutrition
  2. European Association for the Study of Diabetes (EASD): EASD është një organizatë që merret me studimin e diabetit dhe zhvillimin e rekomandimeve klinike. Faqja e tyre ofron informacione të fundit dhe dokumente të shkencës së ushqimit në diabet: https://www.easd.org/
  3. National Institute of Diabetes and Digestive and Kidney Diseases (NIDDK): NIDDK është një institut kërkimor i financuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë (NIH) në Shtetet e Bashkuara. Ata ofrojnë informacione të hollësishme dhe resurse për ushqyerjen dhe menaxhimin e diabetit: https://www.niddk.nih.gov/health-information/diabetes

Konsultohu me Refije Kadiu

×

Përshëndetje!

Gati për tu lidhur? Zgjidhni një prej mjekëve tanë për të filluar një bisedë në WhatsApp për të marrë konsulten mjekesore që ju nevojitet!

× Si mund tu vijmë në ndihmë?